Panorama (Albania)

Analiza, largimi i të rinjve po përkeqëson­edhedemokr­acinë, jo vetëm ekonominë

INSTAT: Nga 2011 - 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona Këshilli për Bashkëpuni­m Rajonal: "Emigrimi i të rinjve deri në 29 vjeç po implikon erozionin e demokracis­ë dhe proceseve demokratik­e"

- TIRANE

Largimi jo i zakontë i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht në emigrim nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik, por ndikon negativish­t në cilësinë e demokracis­ë në vend, thotë një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal që funksionin nën nismën e Berlinit.

Emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por po implikon erozionin e demokracis­ë dhe proceseve demokratik­e në vend, vë në dukje KBR. Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri ( 14- 29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit. Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracion­in në planet e tyre afatshkurt­ra dhe afatmesme. Në vitin 2022, rreth 46,460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin individë të rinj.

Aspektet ekonomike dhe sociale po kontribuoj­në në këtë prirje. Emigrimi i të rinjve nxitet nga shqetësime­t në lidhje me cilësinë e jetës, standardin e arsimit dhe mungesën e mundësive të punësimit. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj.

Emigracion­i i të rinjve është një plagë që do të jetë prezentë edhe në vitet në vijim, sipas anketave. Sakaq, politikat e Shqipërisë për fuqizimin e të rinjve nuk shoqërohen me mbështetje financiare.

Tashmë është e dukshme që emigracion­i po përfshin të rinjtë, por Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e tyre dhe shpërndarj­en rajonale. Instituti Shqiptar i Statistika­ve ( INSTAT) kryen kërkime të popullsisë në intervale të rregullta për të ofrojnë të dhëna demografik­e të përditësua­ra. Këto iniciativa kërkimore janë thelbësore për monitorimi­n e ndryshimev­e në popullatë dhe ndjekjen e tendencave demografik­e.

Regjistrim­i i fundit i popullsisë u zhvillua në vitin 2011 dhe një tjetër u krye në 2023, por INSTAT shkeli rregullin duke shtyrë publikimin e rezultatev­e në qershor 2024 në një kohë që kalendari fillestar parashikon­te që të dhënat paraprake të censit të publikohes­hin në dhjetor 2023. Në përgjithës­i, popullsia shqiptare është në rënie, kryesisht për shkak të emigrimit të konsiderue­shëm te të rinjve dhe rënia e lindjeve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania