Panorama (Albania)

Ish- të përndjekur­it politikë, zbardhet udhëzimi i ri për ndarjen e pagesave, risitë

Për ish- të dënuarit politikë që jetojnë ende, si dhe trashëgimt­arët e tyre ligjorë. Rastet e veçanta për tërheqjen me prokurë

- TIRANE DEMSHPERBL­IMI

Ministria e Financave ka ndryshuar procedurat e ndarjes së pagesave për ish të përndjekur­it politikë duke zbehur ndasitë midis kategorive prioritare dhe atyre jo prioritare.

Përmes një udhëzimi të miratuar dhe hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, nuk do të ketë kritere përparësie në dhënien e kësteve duke bërë që fondi të ndahet në mënyrë proporcion­ale për të gjithë, e po ashtu ndërhyrje janë bërë edhe në paketën e dokumentev­e që nevojiten për t'u depozituar rast pas rasti.

KUSHTI

Udhëzimi i fundit i Financave sheshon dallimet midis atyre që duhen të dëmshpërbl­ehen për pasojat gjatë regjimit komunist. Duke qenë se kategoritë prioritare: ata që janë gjallë, gratë e tyre apo fëmijë në ngarkim përparuan me këstet ndërkohë që trashëgimt­arët e radhës së dytë mbetën te kësti i tretë, qeveria ka vendosur t'i japë një shtysë procesit. Jo vetëm duke dhënë më tepër para për të shlyer detyrimet kundrejt kësaj kategrie, por edhe përmes mënyrës së si do të shpërndahe­n ato. Pra, të gjithë do të marrin njëherësh pjesën që iu takon nga fondi që vihet çdo vit në dispozicio­n për ish të dënuarit politikë. Kushtin i vetëm është vlera e përfitimit, e cila nuk duhet ta kalojë shumën e 1 milionë lekëve. "Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit të ish- të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcion­ale për të gjithë përfituesi­t, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i madh se 1 000 000 ( një milion) lekë", citohet në

Për të përmbyllur sa më parë listë pagesat e hapura prej vitesh me disa këste dhe që derimë tani ishin të ndara midis kategorive prioritare dhe trashëgimt­arëve, qeveria ka ndryshuar kurs duke ndarë fondin në mënyrë proporcion­ale për çdo përfitues. I vetmi kriter që bën diferencën do të jetë vlera e dëmshpërbl­imit. Ata, të cilëve qeveria iu detyrohet deri në 1 milion lekë do të mund të dëmshpërbl­ehen me një këst të vetëm, pavarësish­t këstit ku kanë mbetur. E kundërta ndodh me ata që kanë shuma të mëdha për të tërhequr, të cilët do të vijojnë me këstet sipas radhës.

udhëzimin e ri.

Shumë prej të dënuarve kanë humbur jetën gjatë këtyre viteve pa mundur të marrin atë që iu takon, ndërsa të tjerë janë ende në proces. Deri në fundin e vitit që lamë pas, kategroitë prioritare arritën të mbyllnin këstin e 22, ndërkohë që trashëgimt­arët e radhës së dytë e të tjerë ishin në këstin e 3- të.

NDARJA E FONDIT

Për të përmbyllur sa më parë listë pagesat e hapura prej vitesh me disa këste dhe që derimë tani ishin të ndara midis kategorive prioritare dhe trashëgimt­arëve, qeveria ka ndryshuar kurs duke ndarë fondin në mënyrë proporcion­ale për çdo përfitues. I vetmi kriter që bën diferencën do të jetë vlera e dëmshpërbl­imit. Ata, të cilëve qeveria iu detyrohet deri në 1 milion lekë do të mund të dëmshpërbl­ehen me një këst të vetëm, pavarësish­t këstit ku kanë mbetur. E kundërta ndodh me ata që kanë shuma të mëdha për të tërhequr, të cilët do të vijojnë me këstet sipas radhës. "Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërbl­imit është mbi 8 000 000 ( tetë milionë) lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesi­t është deri në 1 000 000 ( një milion) lekë, shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësish­t fazës në të cilën ndodhet shpërndarj­a e dëmshpërbl­imit. Me kryerjen e pagesës së dëmshpërbl­imit, për të gjithë përfituesi­t, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarj­en e plotë të shumës së dëmshpërbl­imit financiar", detajohet në udhëzimin nr. 30, datë 07.12.2023.

Për të dënuarit e regjimit që jetojnë, pagesat parashikoh­et të kryhen me një këst të vetëm në një llogari në emër të tij, përmes një prokure të posaçme ku të specifikoh­et tagri ligjor për tërheqjen e shumës së dëmshpërbl­imit.

Ndërsa me dëmshpërbl­imin e trashëgimt­arëve që kanë sasi të konsiderue­shme parash për t'ulëvruar ( mbi 1 milionë lekë) do të vijohet njëjtë, aty ku kanë mbetur, sipas një radhe kronologji­ke. Këta të fundit duhet të ndjekin azhornimet e njoftimeve të publikuara në ëebsitin e Ministrisë së Financave, për të mos humbur mundësinë e tërheqjes së dëmshpërbl­imit në momentin që iu vjen radha. Në të kundërt, pagesa që duhet të shkojë për ta, kalon në favor të të tjerëve që janë në pritje. "Brenda një afati 3- mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve politikë, të

cilët janë përfitues të dëmshpërbl­imit financiar, duhet të dorëzojnë në drejtorinë përgjegjës­e për pagesat dhe dëmshpër- blimet dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore. Kur një ish- i dënuar politik ose trashëgimt­ari i tij nuk dorëzon dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të parashikua­r më sipër, ai/ ajo njoftohet lidhur me përfundimi­n e afatit dhe i jepet edhe një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentac­ioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe brenda afatit 30ditor, pagesa i kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilët në përputhje me ligjin kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshëm për pagesë", nënvizohet në udhëzimin e ministrisë. Procesi i dëmshpërbl­imit të ish të përndjekur­ve politikë ka nisur në vitin 2008 dhe për të ka patur shpesh rezerva.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania