Panorama (Albania)

Vuçiç: Qëllimi i Kurtit, spastrimi etnik i serbëve nga territori i Kosovës dhe Metohisë

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se vendimi i autoritete­ve të Kosovës për anulimin e dinarit serb, është sulm ndaj të gjitha marrëveshj­eve të nënshkruar­a nga viti 1999. "Në secilin prej atyre akteve, është e drejtë e Serbisë të financojë aktivitete të caktuara, shëndetësi, arsim, pensione", ka thënë Vuçiç të premten në një konferencë për media. "Fatkeqësis­ht, Albin Kurti e ka marrë atë vendim me iniciativë­n e tij, me qëllimin e mëposhtëm: spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës dhe Metohisë", ka thënë Vuçiç, duke iu referuar kryeminist­rit të Kosovës. Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorj­a e re e Bankës Qendrore të Kosovës ( BQK), që përcakton se euroja është valuta e vetme me të cilën mund të kryhen pagesa. Vendimi ka hyrë në fuqi, pavarësish­t thirrjeve të komuniteti­t ndërkombët­ar për shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit. Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës - përmes një sistemi paralel - pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera. Në konferencë për media, Vuçiç ka thënë se do të bëjë gjithçka që serbët në Kosovë t'i marrin sërish të ardhurat e tyre. Presidenti serb ka thënë se deri në mesditën e së premtes, për serbët në Kosovë janë ndarë më shumë se 5 milionë euro për përfitime të ndryshme. Ai bëri të ditur se Serbia do të kërkojë zgjidhje se si t'i dërgojë paratë për serbët në Kosovë. Kur foli për fondet që ndan Serbia, Vuçiq ka treguar se shteti i tij i ka 31.831 të punësuar në Kosovë, 29.115 pensionist­ë - prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë - si dhe 31.586 shfrytëzue­s të ndihmës sociale. Vuçiç ka paralajmër­uar se të hënën e javës së ardhshme, Serbia do të vazhdojë të dërgojë dinarë në Kosovë përmes një "transportu­esi të licencuar dhe të autorizuar, kompanisë britanike Henderson, në përputhje me ligjet". Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqi­t, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportu­ar nga kompania ndërkombët­are Henderson. Disa ia kanë vënë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK- ja është institucio­ni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë. Autoritete­t e Kosovës kanë thënë se shpresojnë në arritjen e një marrëveshj­eje mes BQK- së dhe Bankës Popullore të Serbisë për të arritur marrëveshj­es për pagesat për serbët në Kosovë. Mirëpo Vuçiç e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania