Panorama (Albania)

Vendimi për dinarin. Kosova drejt euros, monedhës së vetme

Frika e rritjes së tensioneve në komunat me shumicë serbe, BBC: Qeveria e Kosovës ka treguar pak gatishmëri për t'i dëgjuar aleatët

- TIRANE

Mediumi britanik BBC i ka kushtuar një artikull të veçantë vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

Sipas këtij mediumi, ky vendim ka shkaktuar shqetësim te partnerët ndërkombët­arë. "Autoritete­t e Kosovës po ecin përpara me një politikë që e bën euron monedhën e vetme të pranueshme, edhe pse disa zona ende përdorin dinarët serbë. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim tek partnerët ndërkombët­arë të Kosovës. BE, SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar janë të shqetësuar­a se kjo mund të rrisë tensionet në komunat me shumicë serbe. Pasi u vu nën presion, qeveria e Kosovës tha se ' nuk do të zbatonte menjëherë masat ndëshkuese' nëse njerëzit vazhdojnë të përdorin dinarin", fillon shkrimi i BBCsë. Tutje, aty thuhet se serbët nuk kanë pasur njohur paraprake për planin e autoritete­ve kosovare për të parrandalu­ar përdorimin e dinarit. "Përdorimi i dinarit pasqyron faktin se shumica e popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës janë serbë dhe shumë prej tyre punojnë në institucio­ne, të cilat ende financohen nga qeveria e Beogradit. Kjo do të thotë se pagat e tyre paguhen në dinarë. E njëjta gjë vlen edhe për pensionet dhe përfitimet sociale që u paguhen serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët janë shumicë në gjithsej 10 komuna. Ata kanë pasur pak njoftim për planin e autoritete­ve për të ndaluar përdorimin e dinarit. Banka qendrore e bëri njoftimin vetëm në mes të janarit, duke mos lënë kohë për t'u përshtatur", vazhdon shkrimi. E thotë se është "e shqetësuar për pasojat që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës". Ajo kritikoi gjithashtu "mungesën e konsultime­ve paraprake" dhe paralajmër­on se politika për përdorim vetëm të euros mund të ketë "ndikim në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativ­ave në këtë moment". SHBA dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësime të ngjashme. Sipas BBC, Qeveria e Kosovës ka treguar pak gatishmëri për t'i dëgjuar shtetet mbështetës­e të vendit. "Por, qeveria në Prishtinë ka treguar pak prirje për të dëgjuar përkrahësi­t më të mëdhenj të Kosovës. Në fakt, zëvendëskr­yeministri Besnik Bislimi argumenton se rregullore­t e reja nuk përbëjnë një ndalim të monedhës pasi ajo "nuk ishte e lejuar në Kosovë as më parë". Në vend të kësaj, politika synon "të mbrojë konsumator­ët dhe sistemin e pagesave në Kosovë", thotë ai. Mediumi gjithashtu tha se BE po përpiqet ta bind kryeminist­rin Kurti të zbutet dhe se BE- ja po tenton ta ushtrojë ndikimin e vet në kohën kur bisedimet e normalizim­it mes Beogradit dhe Prishtinës pothuajse kanë ngecur plotësisht. "Për momentin, përkundër ndalimit, njerëzit në Mitrovicën e Veriut ende përdorin dinarë dhe madje mund t'i tërheqin ata nga makinat e parave të Bankës së Kursimeve Postare. Por për serbët e Kosovës, situata e monedhës shton një ndjenjë në rritje të pasigurisë", thuhet në fund të shkrimit. SHBA, BE dhe shtetet e QUINT- it i kanë bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullore­s së BQKsë, që është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Serbët në Kosovë e kanë kundërshtu­ar këtë vendim, duke thënë se ai do të pamundësoj­ë që ata të përdorin dinarin serb për të kryer pagesa me para të gatshme. Në takimin që u mbajt në Presidencë­s serbe, Vuçiç dhe ministrat serbë kanë diskutuar për hapat e mëtejmë që do të ndërmarrë Beogradi lidhur me vendimin e BQKsë. Më 29 janar, Vuçiç gjatë një takimi në Beograd me të dërguarin e BE- së për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav

Lajçak, kërkoi anulimin e vendimit të BQK- së. Qeveria Kosovës ka argumentua­r se vendimi i BQK- së është në përputhje me Kushtetutë­n e Kosovës, por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të QUINT- it - Italia, Gjermania, Britania dhe Franca - kanë thënë se ky vendim "ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitete­t me shumicë serbe". Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetje­n e Serbisë - ka thënë se vendimi i BQKsë rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania