Panorama (Albania)

Zef Jubani, mbrojtësi i krijimit të një alfabeti unik të gjuhës shqipe

Jubani shkroi edhe poezi, prej të cilave mbijetuan dy, njëra kushtuar Elena Gjikës dhe tjetra Skënderbeu­t

- FIORELA KATROSHI

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 144- vjetorin e vdekjes së patriotit e ideologut së Rilindjes Kombëtare, Zef Jubani.

Zef Jubani ( Shkodër 1818 - 1 shkurt 1880) ka qenë ekonomist, folklorist, shkrimtar e ideolog i Rilindjes Kombëtare. Më 1862 bashkëpuno­i në organizmin e lëvizjes antiosmane të Mirditës. Ai është i njohur për botimin e një koleksioni të këngëve folklorike shqipe dhe rapsodive në dialektin geg. Jubani mbrojti krijimin e një alfabeti unik të gjuhës shqipe. Më shkurt të 1868 i kushton një poezi Elena Gjikës, me titullin "Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë - Kangë lavdit për të nderueshme­n Zojë e dijetare në shkrim Dora d'istria", ku autori nënshkruan Sepi Ndokë Illija- Jubani. Ai përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar shqiptarë e arbëreshë. Nëna e Zef Jubanit ishte nga Malta, kështu që midis 1830 dhe 1838 ai studioi atje, ndërsa jetonte me xhaxhain e tij. Pas kthimit në Shkodër, ai punoi që nga viti 1848 si sekretar në konsullin francez të qytetit dhe gjithashtu u bë asistent i zëvendësko­nsullit të Mbretërisë së Bashkuar në 1853. Jubani kaloi një pjesë të konsiderue­shme të jetës së tij në Trieste, Venecia dhe Mal të Zi. Më 1850 nisi të mblidhte folklorin e krahinave rreth e përqark qytetit të vendlindje­s. Më 1858 redaktoi botimin e konsullit francez "Hecquard Histoire et descriptio­n de la Haute Albanie ou Guégarie" ( shqip: Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë). Më 1871 botoi në Trieste Raçolta di canti e rapsodie di poemi albanesi ( shqip: Përmbledhj­e këngësh popullore e rapsodish shqiptare), që përbën punimin dhe përmbledhj­en e parë të folklorit shqiptar. Vepra ka disa përsiatje politike në parathënie. "Kanga e parë" me të cilën nis përmbledhj­a është Zani i kasnecave, që i jepej datimi i shekullit të XVI dhe u mendua si e tillë prej ligjërimit pa orientaliz­ma, por më pas u njoh si prodhim osianik i vetë Jubanit, më tej ka vargjet e Luk Bogdanit kushtuar Pjetrit të botuara më parë te Cuneus prophetaru­m si dhe disa lirika nga letërsia e bejtexhinj­ve. Nga bejtexhinj­të Jubani botoi tri tekste të shairit shkodran Mollà Hysen Dobraçit dhe një të Nezimit të Beratit, për të cilat studiues i jetës dhe veprës së tij Jup Kastrati mendon se i ka qëmtuar

nga burime të shkruara. Vepra ka po ashtu një alfabet të përpiluar prej vetë Jubanit, si dhe një gramatikë deskriptiv­e. Pasi e përktheu nga turqishtja osmane në italisht, më 1873 botoi në Trieste kodin tregtar osman Codice e appendice e procedura commercial­e ottomano, shërbim për të cilin u dekorua nga Porta e Lartë. Më 1878 botoi në Venecia një broshurë për lundrimin për zhvillimin e lundrimit me avull mes

Italisë dhe Shqipërisë ( Progetto di navigazion­e a vapore italiano nell'adriatico, tra le piazze dei litorali d'italia ed Albania, avendo per punto d'appogio la Venezia). Jubani shkroi edhe poezi, prej të cilave mbijetuan dy: njëra kushtuar Elena Gjikës dhe tjetra Skënderbeu­t. Sipas të dhënave, kishte nisur përpilimin e një historie të Skënderbeu­t, por i ka mbetur e papërfundu­ar dhe në dorëshkrim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania