Panorama (Albania)

Jozefina Topalli lë pas politikën, tashmë gjyshe me kohë të plotë

-

Nëse do të rikthehesh­im pas në kohë, krejt ndryshe do të shfaqej Jozefina Topalli. Si një ndër figurat më të rëndësishm­e politike në vend, ish- kryeparlam­entarja kishte gjithnjë stilin zyrtar të sajin, ku kostumet mbizotëron­in. Por tanimë, që politika nuk është më faktor kryesor në përditshmë­rinë e saj, Topalli i dedikohet tërësisht nipërve të saj. Për shumë vite me radhë, ajo ka qenë ndër zonjat më me ndikim në politikën shqiptare. Ish- kryeparlam­entarja, Jozefina Topalli, ndonëse nuk është më pjesë e strukturav­e të larta të partisë, gjithmonë është pjesëmarrë­se në debate dhe çështje të ndryshme të Partisë Demokratik­e. Por, me largimin nga postet e larta, për zonjën e PD- së, është dhe një moment i mirë për të ardhur disi më e relaksuar në “look”- un e saj. Paparaci ynë ka mundur ta fotografoj­ë në një ditë të zakonshme, teksa bën “detyrat” si gjyshe e përkushtua­r. E veshur me pantallona dhe pulovër, Topallit natyrisht që do ti duheshin atlete për të pasur komoditeti­n e nevojshmë në këtë shëtitje me dy nipërit e saj. Me dy vogëlushët përdore, ajo është fotografua­r në Tiranë, ku gjithë vëmendja ka shkuar për dy të vegjlit. Gjithnjë e rezervuar për jetën private, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për familjen. Ndërkohë që në daljet e rralla për mediat, Jozefina ka folur për emocionet e të qenurit gjyshe. “Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlind­je dhe Vitin e Ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminder­it Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”, është shprehur Jozefina

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania