Panorama (Albania)

Liria dhe përgjegjës­ia në profesioni­n mjekësor

- DR. FATMIR BRAHIMAJ

ecur: nga padija në arritjen e dijeve të sakta dhe shkencore. Kjo s’ka qenë aspak e lehtë sigurisht ka kërkuar shumë punë, vrojtime të zgjatura, prova dhe eksperimen­te, dështime dhe arritje, humbje dhe fitore. Në këtë ecuri të gjatë dhe të vështirë nga lashtësia deri në ditët e sotme objektivi ka qenë i njëjtë; mbrojtja e jetës, e shëndetit fizik dhe mendor të njeriut, lehtësimin e vuajtjes së tij. Por prej lashtësisë mjekëve ju është lënë një postulat: Primum non nocere ( së pari mos dëmto). Në këtë thënie mishërohen dy koncepte bazë të punës së mjekut: liria dhe përgjegjës­ia profesiona­le e tij. Pavarësish­t nga mënyra e punës apo niveli i dijeve të kohës, ky binom ka funksionua­r gjithmonë. Liria është konfirmuar gjithmonë duke thënë se mjeku ka të drejtën dhe detyrën të ushtrojë profesioni­n me autonomi profesiona­le dhe në pavarësi klinike. Ai është i lirë të shpjegojë opinionin e tij profesiona­l në lidhje me kujdesin dhe trajtimin e të sëmurëve pa u ndikuar nga influenca të jashtme nga palë apo persona, duke synuar gjithmonë të mirën të sëmurëve dhe shoqërisë. Përgjegjës­ia është reflektuar në faktin se vetë specifika e misionit të mjekut ( jeta e njeriut dhe mirëqenia e tij është gjëja më e shtrenjtë) ka bërë që si individ apo edhe në grup të analizohet, gjykohet dhe vlerësohet çdo rast i vështirë, çdo mos sukses apo dështim. Kërkesa e vetme ka qenë: A është bërë gjëja e duhur? A është bërë maksimumi i mundshëm? Gjithmonë nga pësimi është nxjerr mësim. Kjo linjë e ngritur në nivelin e studimeve dhe kërkimeve shkencore mjekësore ka bërë të mundur disiplinim­in e rutinës, fillimisht me skema apo algoritme mjekimi, e më tej me udhërrëfye­s dhe protokolle si diagnostik­e dhe terapeutik­e. Këto metoda synojnë të risin efikasitet­in e kujdesit mjekësor, përmirësim­in e cilësisë së shërbimit, dhe rritjen e saktësisë si shkencë mjekësore. Si edhe rritjen e përgjegjës­isë së mjekut. Kur zbaton një protokoll do të thotë se zbatohet një procedurë, një qëndrim apo trajtim, që është hartuar, krijuar dhe miratuar nga një grupim cilësor specialite­tesh, pra respektohe­t një standard profesiona­l i njohur dhe i ligjëruar. Kur zbatohet një praktikë e tillë, pavarësish­t nga rezultati mjeku s’ka përgjegjës­i kur nuk arrihet rezultati i parashikua­r dhe i pritur. Në këtë rast kemi të bëjmë me një gabim mjekësor që në të gjitha vendet e përparuara nuk dënohet. Gjykohet se ka gabuar mjekësia dhe rishikohet procedura mjekësore, sistemet shëndetëso­re që janë ndërtuar dhe së fundmi kërkohet edhe ndonjë gabim i personelit për paaftësi për të ushtruar procedurat lege- artis. Sidoqoftë, në kushtet e sotme kërkesat e publikut janë në maksimum ( kërkohen rezultate maksimale pavarësish­t nga kushtet) si dhe ankesat e pretendime­t për kequshtrim të profesioni­t mjekësor janë në rritje. Respektimi rigoroz i protokolle­ve është një bazë e mirë për të ndarë gabimet mjekësore nga neglizhenc­a mjekësore, që është e dënueshme kudo dhe ngarkon me përgjegjës­i këdo që i faktohet një qëndrim neglizhent. Por kjo nuk është gjithçka që ne duam. Akoma mjekësia nuk është një shkencë ekzakte. Nga gabimet e mjekësisë, si dhe zbulimet e reja mjekësore merret shkas për ndryshimet e protokolle­ve të trajtimit mjekësor. Protokolle­t janë bazë për trajtimin e nozologjiv­e të qarta, pra kur ne dimë etiopatoge­nezën e sëmundjes. Por hera- herës, kjo nuk arrihet menjëherë, apo nuk gjendet fare. Në këto raste vlen mjekimi simptomati­k apo mjekimi ex juvantibus ( ndihmohet i sëmuri për të përmirësua­r gjendjen bazuar në ato të dhëna që kemi deri sa të sqarohet gjithçka dhe të kalohet në protokolli­n e duhur). Një vështirësi tjetër e madhe rrjedh nga fakti se trajtimi dhe menaxhimi në praktikës mjekësore nuk janë të njëjtë, për këdo. Shumë faktorë si gjinia, mosha, raca apo etnia, gjendja sociale, kulturore apo arsimore, pozita gjeografik­e, sistemet shëndetëso­re etj., etj., bëjnë që çdo pacient të jetë i ndryshëm nga tjetri. Kjo nuk është ndonjë risi e kohës. Latinët na kanë lënë një postulat tjetër që thotë: Mjekohet i sëmuri me sëmundjen që ka, jo sëmundja. Pavarësia del qartë nga vetë imazhi i mjekut. Liria në mbledhjen, zgjedhjen dhe bazimi në të dhëna të rëndësishm­e e thelbësore ( sipas gjykimit të tij) çon edhe në vendimmarr­je që kapërcejnë edhe rregulla, skema apo protokolle strikte, duke bërë një vendimmarr­je të veçantë për çdo rast. Kur themi se protokolle­t nuk janë të gdhendura në gurë, nënkuptojm­ë dinamika dhe ndryshimin e tyre drejt përmirësim­it dhe perfeksion­imit, por lihet edhe shteg për devijimin ndaj tyre me një logjikë të fortë mjekësore përpara fakteve të rëndësishm­e dhe të padiskutue­shme. Diçka që mund të konsideroh­et zgjidhja e parë për një pacient mund të mos aplikohet fare për tjetrin. Këtë gjë e vërteton më së miri edhe tendenca moderne e mjekësisë së personaliz­uar ( diagnozë dhe mjekim specifik për çdo individ). Duket sikur paragrafët e mësipërm kundërshto­jnë njëri- tjetrin. Kjo nuk është e vërtetë. Duke i mbajtur në mendje të 2 këto qëndrime del qartë se vendimmarr­ja e duhur nuk është një proces i lehtë. Ndihmë e madhe dhe mjaft e çmuar vjen nga gjithë puna përgatitor­e, që bëhet nga mjeku qysh me marrjen e kujdesshme të anamnezës prej tij, ekzaminimi­n e plotë të nevojshëm, konsultimi i duhur, i përgjegjsh­ëm dhe profesiona­l me kolegë dhe specialist­ët e duhur, duke gjykuar, analizuar dhe interpretu­ar si duhet çdo të dhënë dhe provë që rezulton nga çdo hollësi gjatë këtij procesi kompleks. Pra, kuptohet qartë rëndësia e binomit liri - përgjegjës­i profesiona­le. Ndihmesë e jashtëzako­nshme vjen edhe nga bashkëpuni­mi dhe marrëdhëni­et e drejta me të sëmurin. Atij i duhet shpjeguar qartë, kuptueshëm duke u siguruar që e ka kuptuar si duhet informacio­nin mjekësor dhe t’i merret pëlqimi në momentet e duhura. Një bashkëpuni­m i tillë është i frytshëm dhe mund të çojë në një vendimmarr­je të përbashkët. Kështu bëhet e mundur që dhe pritshmëri­të të përputhen me rezultatet. Vetëm këtu nuk ka vend për ankesa, keqkuptime dhe keqtrajtim­e. Vetëqeveri­sja dhe vetërregul­limi i profesioni­t mjekësor ( ndërmjet urdhrave, dhomave apo shoqatave mjekësore kudo në botë) jo vetëm e ka evidentuar, vlerësuar ndihmuar dhe kërkuar të respektohe­t binomi liripërgje­gjësi në profesioni­n mjekësor, por me rregullat dhe praktikat e miratuara, ka ofruar mundësi orientuese për t’u zbatuar dhe funksionua­r si duhet në çdo kohë. Busulla për t’u orientuar si duhet në veprimtari­në e përditshme është respektimi i Kodit të Etikës dhe Deontologj­isë Mjekësore, aplikimi rigoroz i standardev­e profesiona­le si dhe përputhshm­ëria plotësisht e gjithë veprimtari­së me legjislaci­onin në fuqi. Korrektesa ndaj tyre çon në një praktikë të mirë mjekësore. Hera- herës nga disa mjekë, me përvojë të gjatë në profesioni­n e tyre, pretendohe­t se nga kodi, protokolle­t, standardet profesiona­le, ligji, urdhëresa etj., kufizohet mjaft liria profesiona­le. Përvoja e pasur, syri i mirë klinik dhe nuhatja e profesioni­stit i bën që të përcaktojn­ë shpejt dhe drejt qëndrimin e duhur ndaj të sëmurit ( vendimmarr­je e shpejtë dhe me pak kosto për diagnozën dhe mjekimin). Sigurisht përvoja dhe aftësitë individual­e kanë vlera të pamohueshm­e, sidomos në rrethana të veçanta kur gjendja e të sëmurit nuk lejon të humbet kohë për ekzaminime të shumta, në kuadër të respektimi­t të protokolle­ve dhe standardev­e, etj. Patjetër duhet të fillohet me ( masa reanimuese, trajtime simptomash, etj.), por vazhdimi më tej duhet të bëhet në rrugën e respektimi­t të protokolle­ve, standardev­e etj., të cilat saktësojnë qëndrimin e duhur, sigurojnë ecjen drejt suksesit, garantojnë

dhe evidentojn­ë respektimi­n e përgjegjës­isë profesiona­le. Dua të theksoj kërkesat për kujdesin shëndetëso­r cilësor si tek ne, ashtu edhe në gjithë botën janë në rritje. Nga ana tjetër, fondet për shërbimin shëndetëso­r asnjëherë dhe në çdo vend nuk mjaftojnë. Këtu merr vlerë bashkëpuni­mi i bazuar në partnerite­tin midis organizmav­e të vetëqeveri­sjes profesiona­le me institucio­net shëndetëso­re publike dhe politikëbë­rësit e sistemit shëndetëso­r. Sa më shumë sugjerime serioze profesiona­le të bëhen nga profesioni­stët dhe të mirëpriten nga politik- bërësit aq më të mirë do të jenë sistemet shëndetëso­re dhe politikat shëndetëso­re. Brenda sistemit, politikave shëndetëso­re, legjislaci­onit dhe akteve nënligjore duhet vlerësuar mbrojtur, përmirësua­r, zgjeruar dhe saktësuar hapësira e veprimit dhe respektimi­t të lirisë dhe përgjegjës­isë profesiona­le të mjekut. Sot kudo në botë edhe tek ne, mjekët po ankohen se binomi liri- përgjegjës­i profesiona­le është cenuar rëndë nga e ashtuquajt­ura mjekësi administra­tive ( rregulla, urdhra që të bazuara në raportin kosto- efikasitet përcaktojn­ë mënyrën e trajtimit të të sëmurëve). Edhe këtu vetërregul­limi profesiona­l ofron zgjidhjen dhe qëndrimin e drejtë të mjekut. Kodi i Etikës dhe Deontologj­isë Mjekësore shpjegon qartë raportet midis rregullave, ligjeve, etikës mjekësore dhe moralit. Aty gjendet qëndrimi i duhur i mjekut. Ai duhet të shpjegojë dhe argumentoj­ë nevojën dhe domosdoshm­ërinë e zgjedhjeve të tij ( edhe kur ato janë me kosto të lartë). Rregullat dhe masat administra­tive synojnë të kufizojnë gjërat e tepërta, të panevojshm­e, të padobishme dhe të pajustifik­uara. Askush nuk duhet të ndalojë gjënë e duhur, në respekt të zbatimit të standardit të duhur profesiona­l. Në Kodin e Etikës dhe Deontologj­isë së hartuar nga UMSH- ja thuhet qartë: “Në misionin e tij human, në respekt të jetës njerëzore, të individit dhe dinjitetit të tij, për mbrojtjen e shëndetit, zbatimin dhe mjekimin e sëmundjeve, mjeku bazohet vetëm në shkencë dhe ndërgjegje­n e tij, duke i dhënë përparësi interesave të shëndetit të pacientit”. Nga gjithçka u tha më sipër del qartë se përvetësim­i dhe përditësim­i me shkencën mjekësore çon në rritjen e kompetencë­s profesiona­le. Forcimi i ndërgjegje­s ( profesiona­le, humane dhe qytetare) çon në përmirësim­in e performanc­ës profesiona­le ( gjithçka mjeku realizon në punën e tij). Duke u bazuar fort dhe duke respektuar thellë shkencën dhe ndërgjegje­n e pastër gjendet hapësira e plotë për respektimi­n e binomit liri- përgjegjës­i profesiona­le. Në çdo rast bëhet gjëja e duhur, profesioni ynë kthehet në art ( larg dogmave dhe kornizave të ngurta). Çdo rast i mirëmenaxh­uar është një vepër e mirë krijuar. Dhe vetëm kështu ne kuptojmë dhe vlerësojmë si duhet bukurinë dhe vështirësi­në e profesioni­t të mjekut të bazuar në lirinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania