Panorama (Albania)

Sot mblidhet Kuvendi, opozita proteston para Parlamenti­t Të enjten pritet të kalojë ligji për bastet “online”

Deputetët demokratë do të bllokojnë seancën plenare

-

Sot në orën 17: 00 demokratët do të zhvillojnë protestën e parë për këtë vit para Parlamenti­t kundër mazhorancë­s socialiste, e cila sipas tyre, po shkel të drejtat kushtetues­e të opozitës. Burime pranë “Rithemelim­it” sqarojnë se protesta do të zhvillohet jashtë sallës së seancave plenare, ndërkohë që deputetët do të protestojn­ë brenda Kuvendit duke tentuar të bllokojnë mbledhjen. Megjithatë, numri i deputetëve të opozitës që lejohen të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 prej tyre janë përjashtua­r. Nesër mbledhja e Parlamenti­t do të fokusohet vetëm te diskutimet për problemet e qytetarëve dhe nuk ka ligje që duhen miratuar e në kushtet kur opozita do të bllokojë foltoren, pritet që seanca të zgjasë vetëm pak minuta. Më pas deputetët që njohin si kryetar të PD- së, Sali Berishën, do t’u bashkohen protestues­ve jashtë ambienteve të Parlamenti­t dhe rreth orës 18: 00 pritet që demokratët të zhvendosen te rruga pranë shtëpisë së liderit të opozitës Berisha, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në arrest shtëpie. Dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të “Rithemelim­it” u vendos që nga nesër protestat të shtrihen në të gjithë vendin e të përdoret çdo mjet i mosbindjes civile kundër qeverisë së drejtuar nga kryeminist­rit Edi Rama. Por deri tani ky aksion duket se do të kufizohet vetëm tek demokratët e drejtuar nga Sali Berisha, pasi deputetët e Gazment Bardhit nuk do të marrin pjesë në këto protesta e po ashtu do të mungojnë edhe aleatët e PD- së. Protesta e fundit që opozita zhvilloi ishte në 27 dhjetor para Gjykatës së Lartë në prag të vendimit për logon dhe vulën e Partisë Demokratik­e. E teksa e hëna pritet të mos prodhojë surpriza, seanca e ditës së enjte do të jetë edhe më e rëndësishm­e, pasi pritet të kalojnë një sërë projektlig­jesh, mes të cilëve më i rëndësishm­i, ai që rikthen bastet sportive “online”, që nga opozita është kundërshtu­ar gjatë. Për këtë ligj, mazhoranca i ka votat, pasi duhet shumicë e thjeshtë, por të tjera nisma kanë mbetur peng në Kuvend për shkak se PS- së për t’i kaluar i duhen edhe votat e opozitës, siç janë pagat e Gjyqtarëve të Kushtetues­es, amnistia penale apo zgjedhja e avokatit të popullit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania