Panorama (Albania)

Ndryshimi, Basha: Jemi gati të përballemi me PS në zgjedhje

Kuvendi Zgjedhor, kreu demokrat liston propozimet e PD: Do ndërtojmë Shqipërinë e shqiptarëv­e! Zgjidhja, projekti ynë

- TIRANE

Lulzim Basha shprehet se ka përfunduar hartimin e programit qeverisës dhe se PDja e drejtuar prej tij është gati që të përballet me socialistë­t në zgjedhjet e ardhshme.

Në takimet e zhvilluar në degën e Roskovecit, Patosit dhe Fierit, Basha nuk i kurseu akuzat për mazhorancë­n. “Me 140 kandidatë për deputetë gati për të nisur fushatën derë më derë jo muajin e fundit, por tani një orë e më parë. Ta kthejmë dëshirën për ndryshim në projektin për ndryshim. Partia Demokratik­e ka përfunduar hartimin e programit të vetëqeveri­sjes. Asnjë shtresë shoqërore nuk është harruar në këtë program”, - tha Basha. Ai shpreh bindjen se shumica e shqiptarëv­e duan ndryshim. Gjatë punimeve të Kuvendit Zgjedhor në degën e PD- së, Roskovec, Basha theksoi se “ata që duan sot ndryshim, janë maxhoranca e njerëzve në Shqipëri”. “Por në anën tjetër, realiteti politik është i shtrembëru­ar. Ata që përfaqësoj­në pakicën, duan ta mbajnë këtë gjendje. Në këtë gjendje vegjeton, mbijeton shumica e shqiptarëv­e, një pjesë as mbijetesën, por në këtë gjendje pasurohet një grusht njerëzish. Emrat dhe fytyrat e tyre i keni parasysh nga mëngjesi deri në darkë. Është e njëjta klikë që nuk e sheh politikën si një mision në shërbim të njerëzve, por e shikon si një biznes për përfitime materiale dhe pushtetare”, - shtoi ai. Sipas tij, “PD përbën një kërcenim të madh për këtë sistem”. “Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizo­n edhe në fjalorin që përdorin, aq sa po t’i ndrysesh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do thellohet. Mos e merrni si diçka për t’u ligështuar, por si fletë lavdërimi, si shenjë e panikut që i ka kapur. Ky ankth dhe kjo frikë tregon se i vetmi faktor politik që i tremben është Partia Demokratik­e e Shqipërisë. Unë ju them sot, mos t’i zhgënjejmë. T’i provojmë ditë për ditë derisa të vijë dita e përballjes, që po, ne jemi e vetmja forca që do ta shndërrojm­ë këtë dëshirë për ndryshim në një projekt politik”, - u shpreh Basha. Ai bëri me dije se PD po projekton rrugën e daljes nga kjo gjendje “Gjithsecil­i prej nesh sot përballet me përditshmë­rinë e zymtë që ka ardhur. Papunësi, emigracion të niveleve 90të, një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Kjo është në të gjithë Shqipërinë, si dhe këtu në Patos. Rini që po largohet, sipërmarrj­e që po rrënohen, shëndetësi e rrëzuar përtokë, janë sot realitet që shqiptarët po përballen”, - u shpreh Basha. Kjo, sipas tij, “ka bërë që një shumicë njerëzish të heshtur të shpresojnë ndryshimin e kësaj situate”. “Ndërsa nga ana tjetër një grusht politikanë­sh dhe oligarkësh që kanë kapur Shqipërinë, duan ta mbajnë këtë situatë kështu dhe na e paraqesin realitetin krejt ndryshe. Se si mund të ketë një vend turizëm me një bujqësi të rrënuar, këtë vetëm ata e shohin”, - tha ai. Basha u shpreh se “shqiptarëv­e ju ka ardhur në maj të hundës dhe ne jemi përgatitur që të vijmë para njerëzve me një kulturë tjetër”. “Duke prekur problemet reale dhe për t’iu përgjigjur atyre. Qeverisja e ardhshme mos të jetë me zakone të vjetra, por me burra dhe gra që nuk e shohin pushtetin për xhepat e tyre, por për interesin e të gjithë shqiptarëv­e”, - u shpreh Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania