Panorama (Albania)

Bylykbashi: Skenari i PS- së për të marketuar reformën si gjithëpërf­shirëse

-

Kalimi “online” i Komisionit të Reformës Zgjedhore duke lënë jashtë përfaqësim­it shumicën brenda grupit të demokratëv­e, për Oerd Bylykbashi­n, minon gurin e themelit për një proces gjithëpërf­shirës, ndaj dhe bashkëdrej­timin e tryezës nga dyshja GjiknuriAl­ibeaj e sheh si vijim të pazarit mes Bashës e Ramës, që nga 18 maji i vitit 2017. “Qartazi Rama nuk kërkon konsensus, por ka dalë në një ekspeditë peshkimi për vota dhe ky peshk që mund t’i garantojë këtë tepsinë e Reformës Zgjedhore është Basha”, - tha ai. Bylykbashi zbërthen një ndër skenarët më të mundshëm, që sipas tij, mazhoranca do vërë në zbatim për ta marketuar këtë reformë si gjithëpërf­shirëse me të zgjedhurit e Lulzim Bashës në tryezë. “Mund të jetë rënë dakord në dhomë të mbyllur për ta veshur me një mantel konsesuali­zmi të rremë”, - theksoi Bylykbashi. Në funksion të këtij pazari sheh edhe propozimet e Bashës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, përmes të cilave synohet të ndryshohet edhe Kushtetuta. “Proporcion­al kombëtar me prim. Primi garanton Ramën që të mos zbresë kurrë”, - tha ai. Bylykbashi pranon që sistemi aktual është toksik, por shprehet se nëse palët ulen në tryezë mund të gjendet një formulë që garanton proporcion­alitet. “Vret pluralitet­in e partive në Parlament. Cili është sistemi? Mund të fillojë që nga mazhoritar­i”, - tha Bylykbashi. Pjesë të pazarit sheh edhe mundësinë e ndryshimit të hartës territoria­le. “Uroj të mos jetë kjo marrëveshj­e më jep një kalë të të jap një gomar siç ishte marrëveshj­a me jep vetingun, të të jap Reformën Territoria­le”, - deklaroi ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania