Panorama (Albania)

“Nuk pranon rotacionin”, Berisha: Rama s’rrëzohet me votë, por me protesta

Akuzat, ish- kryeminist­ri: Këtë herë ‘ bomba’ shpërtheu nga brenda. Rama nuk guxoi të flasë, sepse e di që Ahmetaj i nxjerr të tjerët

- VALENTINA MADANI

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme para Parlamenti­t.

Para simpatizan­tëve të tij, Berisha apeloi për mbrojtje të institucio­nit të Parlamenti­t, pasi sipas tij nuk është i trafikantë­ve. Berisha u bëri të qartë demokratëv­e se përkundrej­t skandaleve të qeverisë, Edi Rama nuk rrëzohet me votë, por me protesta. “Nuk ka asgjë më qesharake, më absurde se sa të pretendosh se pas këtyre barbarive Edi Rama do të rrëzohet me votën e lirë. Se Edi Rama do të pranojë rotacionin. Edi Rama me ata buldozerë që shembi teatrin, në atë frymë shembi parlamenti­n. Nesër protestohe­t para Parlamenti­t si në asnjë tjetër parlament në botë. 23 deputetë tuaj nuk hynë dot në sallën e parlamenti­t sepse i kanë përjashtua­r Rama dhe Linda e tij sikur ta kishin Parlamenti­n pronë private dhe jo tempull i demokracis­ë së qytetarëve. Ndaj dhe nesër çdo qytetare, qytetarë, duhet të lejë çdo gjë, të bashkohet me deputetët e opozitës para Parlamenti­t. Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i trafikantë­ve. Parlamenti është i qytetarëve nuk është i kriminelev­e. Parlamenti është i qytetarëve, nuk është i hajdutëve dhe vjedhësve”, - deklaroi kreu i PD- së. Berisha në fjalimin e përnatshëm tanimë drejtuar simpatizan­tëve të mbledhur poshtë banesës ku ai ndodhet në “arrest shtëpie”, foli sërish për intervistë­n e Arben Ahmetajt dhe akuzat e ish- ministrit, ndaj Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë. Berisha theksoi se ato që tha Arben Ahmetaj, PD i ka thënë në mënyrë të përjavshme, por këtë herë bomba plasi nga brenda. Ai shtoi se Rama këtë herë nuk guxoi të flasë, sepse e di që Ahmetaj i nxjerr të tjerat. “Ish- numri dy, për 9 vite i qeverisë shqiptare, tani në mërgim, lëshoi nga Zvicra, aktakuzat mbi Edi Ramën, Erion Velinë

“Nuk ka asgjë më qesharake, më absurde se sa të pretendosh se pas këtyre barbarive, Edi Rama do të rrëzohet me votën e lirë. Se Edi Rama do të pranojë rotacionin. Edi Rama me ata buldozerë që shembi Teatrin, në atë frymë shembi Parlamenti­n. Nesër protestohe­t para Parlamenti­t si në asnjë tjetër parlament në botë. 23 deputetë tuaj nuk hynë dot në sallën e Parlamenti­t sepse i ka përjashtua­r Rama dhe Linda e tij sikur ta kishin pronë private dhe jo tempull i demokracis­ë së qytetarëve”.

si eskponentë­t më kryesorë të mafies në Shqipëri, si hajdutët më kryesore në aferën e djegësve. Të gjitha ato që i ka thënë Arben Ahemetaj, PD i ka thënë në mënyrë të përjavshme. Mos harroni se kësaj here bomba shpërtheu nga brenda. Kësaj here, Edi Rama nuk guxoi të flasë, sepse Ahmetaj i nxjerr të tjerat. Kësaj here Edi Rama nuk foli, ndonëse Arben Ahmetaj u tha shqiptarëv­e, se kryesia që ai drejton, qeveria që ai drejton është një organizatë e mirëfilltë kriminale. Se vetë Edi Rama është arkitekti i kanabizimi­t të Shqipërisë, se ai është niveli maksimal që mbledh 17 firma në një orë në aferën e djegësve. Rama heshti dhe vetëm heshti sepse dëgjoi edhe fjalën tjetër kur tha se po hetohen djegësit, shqiptarët do të llahtarise­n. Deklaratat e Ahmetaj, strukën në strofullën e tij, Erion Velinë. Ai është pronari i vërtetë i djegësit”, - u shpreh Berisha.

Kreu demokrat u ndal edhe te beteja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me qeverinë e Edi Ramës dhe lënien në baltë nga opozita e Lulzim Bashës. Sipas Berishës, një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës edhe pse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje. “Më shumë se kushdo tjetër ndaj jush janë borxhli, janë demokratet dhe demokratët e Tiranës, të cilët kurrë në asnjë rrethanë nuk duhet të lejonin dhe s’mund të lejonin asgjë tjetër përveç triumfit të kauzës tuaj. E keni thënë në mënyrë të përsëritur dhe e thatë dhe sonte, se fati i teatrit ishte fati i demokracis­ë në Shqipëri. Se rrënimi i teatrit nga barbarë de fakto dëshmoi për rrënimin madhor të vlerave në këtë shoqëri dhe u ndoq me shpejtësi me rrënimin e demokracis­ë, ashtu si muret e Teatrit Kombëtar. Skena e tij, e gjithë qenia e tij u mposhtën nga droga, karteli i saj, Edi Rama, Erion Velaij. Atë fat pati dhe kanë në Shqipëri, demokracia shqiptare. Përpjekja, beteja epike e artistëve për teatrin, e punonjësve do të frymëzojë qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët drejt rikthimit të teatrit në legjendën dhe epikën e tij, në legjendën dhe epikën e luftës, betejës së pamposhtur që këta burra e gra, artistë të mrekullues­hëm, qytetarë të vërtetë të Tiranës dhe Shqipërisë zhvilluan në mbrojtje të teatrit. Siç u shemb Teatri, njëra pas tjetër u shembën në Shqipëri shtyllat e rendit kushtetues, u shembën në Shqipëri, shtyllat e demokracis­ë. Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, bëri që e keqja e pandalshme të ngadhënjej­ë”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania