Panorama (Albania)

PD akuza për tjetërsimi­n e të dhënave, manovrat pas shtyrjes

Sulmi kibernetik ndaj INSTAT, Noka: Është vetëhakeri­m! Censi ka nxjerrë më pak njerëz se ata që votuan, ndaj nuk bëhet publik

- VALENTINA MADANI

Opozita ka dyshime se pas vonesave në publikimin e të dhënave të popullsisë fshihet zbrazja e vendit dhe varfëria e shqiptarëv­e.

Por sipas opozitës, ka nxjerrë në pah edhe deformimin e votës përmes numrit të votuesve, që sipas saj, nuk është real. Më datën 31 janar Instituti Shqiptar i Statistika­ve ra pre e një sulmi hakërrimi, sulm që e pranoi grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, por deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi në “News 24” se ky është një sulm që është bërë nga vetë qeveria dhe INSTAT, e kjo sipas tij ka ndodhur pasi nga censi rezulton se në vendin tonë numri i popullsisë është më i vogël se numri i votuesve në 14 maj. “Ka vetëhakeri­m sepse në regjistrim­in e popullatës, censi nxjerr që janë më pak njerëz që kanë votuar dhe po të dalin publike tregon se zgjedhjet kanë bërë ç’kanë dashur qeveria…”, - tha ai. Para disa ditësh, deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, deklaroi se ka një arsye që fshihet nga fakti se qeveria po vonon publikimin e të dhënave të censit. Përmes një reagimi në “Facebook”, Tabaku theksoi se këto të dhëna janë fotografia më e mirë që tregon zbrazjen e vendit dhe varfërimin e shqiptarëv­e. “Ka një arsye përse qeveria vonon publikimin e të dhënave të censit. Ato janë fotografia më e mirë që tregon zbrazjen e vendit dhe varfërimin e shqiptarëv­e. Çfarë fshihet pas moszbardhj­es së shifrave të Censit? Argjentinë­s me 45 mln banorë iu deshën thuajse një vit. Brazili me 126 mln banorë dhe 8.5 mln km katrorë sipërfaqe në 1 vit. RMV me thuajse të njëjtën popullsi më shpejt se ne. Nga se kanë frikë? Nga realiteti i Shqipërisë së boshatisur! ‘ Më në fund pas vitesh pritjeje, Shqipëria realizoi projektin e censit. Muaj pasi ka përfunduar projekti ne duhet të kishim të dhënat paraprake. Ndërkohë që dëgjojmë justifikim­et e qeverisë se përse të dhënat nuk publikohen dhe që duket se nuk do publikohen në të ardhmen e afërt. Në

2011 censi i realizuar për herë të parë rezultoi që 5 ditë më pas u publikuan të dhënat paraprake. Vende të tjera si Maqedonia e Veriut që është e ngjashme me ne në popullsi dhe territor i kanë publikuar ato dy ose tri javë pas përfundimi­t të mbledhjes. Vende të tjera si Argjentina me 45 mln banorë i kanë publikuar brenda një viti. Ndërkohë që ne sot dëgjojmë një kalendar, që thjesht e shtyn në kohë. Çfarë

ndodh dhe përse duhen të dhënat e censit?! Ato na shërbejnë për të marrë vendime për shpërndarj­en e buxhetit, të fondeve, por qoftë edhe për reformën territoria­le apo elektorale! Për çfarë na duhen ato? Pse nuk publikohen ato? Pse qeveria nuk i nxjerr ato sot? Sigurisht që përgjigja është e qartë! Përgjigja është tek ajo rënia e konsumit me 0.53%, që e ka reflektuar buxheti i shtetit, që kanë reflektuar qytetarët që

largohen që konsumohet më pak. Ato klasat e zbrazura, që kanë më pak nxënës. Nga ato shkolla që mbyllen prej shqiptarëv­e që largohen. Me vendet e punës që mbyllen. Kjo është arsyeja e qeverisë që edhe të dhënat paraprake nuk arrijnë të publikohen”, - shprehet Tabaku. Edhe më herët deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimi­n e mospubliki­mit të të dhënave të censit të pop

ullsisë. Me anë të një postimi në “Facebook”, Tabaku shkruan se vonesat duket se fshehin disa shifra që nuk i pëlqejnë kujtdo. Një nga arsyet sipas Tabakut me shumë mundësi është dhe numri i shqiptarëv­e që janë larguar nga vendi në këto 10 vite. Tabaku sqaron se “ky skanim i imtësishëm dhe panoramë e plotë e kësaj krize demografik­e dhe ekonomike është frika e një qeverie që i mban njerëzit

me propagandë dhe opinion pa fakte”. “Frikën e qeverisë e kuptoj, ndonëse nuk e ndaj pasi besoj se censi duhet të shërbejë si mjet në shërbim të politikave për të ndihmuar vendimmarr­jen për ndarjen e buxhetit, për mbështetje­n e qarqeve me fonde, por dhe për të kuptuar dinamikat e popullsisë! Fatkeqësis­ht po kthehet në një mjet në shërbim të politikës!”, - është shprehur Takabu.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania