Panorama (Albania)

Numërimi i popullsisë u bë rregullish­t, përveçse në vitin 1944 për shkak të luftës

-

Censi i parë zyrtar në Shqipëri u bë në vitin 1923. Numërimi i popullatës është bërë rregullish­t, përveçse në vitet 1940 kur vendi ishte përfshirë në Luftën e Dytë Botërore. Përgjatë viteve, demografia e vendit ka pësuar ndryshime të mëdha nga emigrimi dhe lëvizjet e brendshme. Matjet e tërthorta të INSTAT sugjerojnë se nga vendi, gjatë dekadës së fundit, janë larguar 230 mijë deri në 600 mijë persona. Gjatë kësaj periudhe ka pasur zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qarqet drejt qendrës së vendit. Qeveria që është operatori më i madh ekonomik duket se po bën investime në disa zona që në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë banor. Instituti i Statistika­ve, që është prodhuesi kryesor i të dhënave për vendin tonë, vlerëson se, njohja e numrit dhe strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë është jetike, qoftë në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal, si dhe brenda komunitete­ve të ndryshme. Pa informacio­n kombëtar dhe lokal mbi popullsinë, karakteris­tikat e saj, arsimin, statusin në punësim dhe shëndet, shërbimet dhe bizneset tona publike nuk mund t’u shërbejnë komunitete­ve tona sa më mirë që të jetë e mundur. Komuniteti i biznesit është mjaft i shqetësuar, sidomos këtë vit, ku vërehet një rritje më agresive e emigrimit të të rinjve, aq sa në disa kompani, konsumi ka pësuar rënie të fortë edhe për këtë shkak. Zhvillimet ekonomike dhe demografik­e të vendit tonë janë në një fazë që e kanë emergjente shifrën e saktë të popullsisë që jeton në Shqipëri dhe inventarin e banesave. Grupet e interesit, politika, bizneset dhe organizata­t e kanë të vështirë të zhvillojnë projeksion­e të sakta, pasi siç duket, popullsia në vend është më e vogël se sa raportohet në shifrat zyrtare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania