Panorama (Albania)

Sulmi ndaj INSTAT, hakerat: Kemi akses të plotë, të gjitha statistika­t janë kundër jush

-

Hakerat e “Homeland Justice” pretenduan se pas sulmit, kanë në dorë edhe të dhënat e grumbullua­ra gjatë censit të popullsisë dhe banesave. Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” sulmoi faqen e Institutit Shqiptar të Statistika­ve më datën 31 janar. Lajmi u konfirmua edhe nga INSTAT, ndërsa theksohet se të dhënat e censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. Grupi i hakerave në “Telegram” shprehen: “ISTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrim­it. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistika­t janë kundër jush”. Por kjo gjë është hedhur poshtë nga INSTAT. “Homeland Justice” në një reagim të menjëhersh­ëm reagoi sërish duke njoftuar se kanë në dorë të dhënat e regjistrim­it të popullsisë dhe se sipas tyre të gjitha statistika­t janë kundër qytetarëve. “ISTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrim­it. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistika­t janë kundër jush. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja gis dhe regjistrim­it. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistika­t janë kundër jush!”, - thuhet në deklaratën e “Homeland Justice”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania