Panorama (Albania)

Frikë nga hakmarrja, familja refuzon të tërheqë trupin e Arben Lleshit

Instituti i Mjekësisë Ligjore i kërkon Prokuroris­ë leje për varrimin e trupit të viktimës që gjendet në morg: Duhet ta kryejë bashkia!

- TIRANË

Prej javësh u mësua se të afërmit e Arben Lleshit, të riut që u ekzekutua në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin rreth dy muaj më parë, refuzonin të shkonin për të marrë trupin.

Ndonëse ende nuk dihet nëse kanë pasur kërcënime nga ndonjë person, trupi i viktimës ka qëndruar në morg që nga momenti i vrasjes. Policia dhe Prokuroria në fakt ende nuk kanë hedhur dritë mbi shkaqet e atij krimi të rëndë që ku të dënuarit me burg të përjetshëm iu mor jeta brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë. Jo vetëm që prokuroria ende nuk ka zbardhur shkakun real të atij krimi që tronditi sigurinë e burgjeve në vendin tonë, por madje ende nuk është zbuluar as personi që pajisi me pistoletë atentatori­n, një vrasës përsëritës, që më aktin e ekzekutimi­t të bashkëvuaj­tësit të tij, e çon numrin e viktimave të veta në 4 persona. Por së fundmi, në lidhje me moskryerje­n e praktikave të tërheqjes së trupit të Lleshit, ka ndërhyrë Mjekësia Ligjore, ku me sa duket, ka gjetur zgjidhje që varrimi i tij të kryhet nga bashkia. Sipas ‘ News 24’, Instituti i Mjekësisë Ligjore i kërkon Prokuroris­ë së Elbasanit leje për të varrosur Arben Lleshin, të dënuarin me burgim të përjetshëm, i cili u ekzekutua javë më parë në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj. Të dhënat j anë konfirmuar nga burime zyrtare pranë Morgut të Tiranës, të cilat sqarojnë se trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë apo të afërm, të cilët e kanë braktisur për shkak të frikës së vijimit të sagës së hakmarrjes. Ndaj në këto kushte, sipas ligjit,

Instituti i Mjekësisë Ligj ore i është drejtuar Prokuroris­ë me një kërkesë me leje për të vij uar procedurat për varrimin. Zyrtarisht Prokuroria e Elbasanit ka thënë se do ta miratojë lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë Bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit.

VRASJA

Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 15 dhjetorit, ku po ashtu i plagosur mbeti edhe Indrit Shaqja. Ky i fundit ishte edhe shok qelie me viktimën, ndërkohë që edhe ai është vënë nën akuzë, ndonëse j o në lidhje me vrasjen, por me mbajtje të sendeve të ndaluara në qeli. Në lidhje me ngjarjen hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuaj­tësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifiko­jë urdhëruesi­t. Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqoriento­n në pistat e hetimit. Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësis­ht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallar­ët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u ekzekutuan përkatësis­ht në 2013 dhe 2016. Ndërsa u zhdukën dy djemtë e xhaxhallar­ëve të tij, Artan e Klevis Lleshi, fati i të cilëve edhe sot nuk dihet. Po ashtu, edhe Prokuroria ende nuk ka mundur të zbulojë asnjë të dhënë në lidhje me shkakun real të vrasjes së kryer nga Mjacaj. Ndonëse atij iu ofrua edhe status bashkëpunë­tori, ai sërish nuk ka folur. Po ashtu ende Prokuroria nuk ka asnjë të arrestuar për futjen brenda ambienteve të qelisë së armës së zjarrit me të cilën u krye vrasja. Policia dhe Prokuroria arrestuan të gjithë zinxhirin e punonjësve të policisë së burgut që ishte në punë ditën e ngjarjes, por ata pas hetimeve janë lënë në masa të lehta sigurie, ndërkohë që askush nuk di të thotë se kush pagoi për kryerjen e atentatit në burg.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania