Panorama (Albania)

I dogji makinën dhe tentoi t’i digjte edhe banesën, 41- vjeçarja: Ia kam blerë unë!

-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një 41- vjeçare është identifiku­ar si autorja e vënies së zjarrit në makinën e ish- të dashurit të vet. Sipas të dhënave të policisë, gruaja, pasi i ka djegur makinën ka tentuar t’i djegë edhe shtëpinë, por është ndërhyrë në kohë dhe më pas policia e ka shoqëruar në komisariat. Në rrëfimin e saj, autorja ka pretenduar se si makinën ashtu edhe shtëpinë i kishte blerë ajo dhe madje i kishte vënë edhe në emër të bashkëjetu­esit, i cili më pas ka vendosur të ndahet me të, por ka mbajtur në posedim jo vetëm makinën, por edhe apartament­in. Policia e Durrësit ka treguar përgjatë ditës së djeshme detaje rreth ngjarjes ku një 41- vjeçare, me ndihmën e vëllait dogjën një makinë. Bëhet me dije se Dorina Stafaj kishte pasur një lidhje disavjeçar­e me 42- vjeçarin me inicialet K. S., por kishte zbuluar së fundmi se partneri komunikont­e me të tjera. Ndonëse 41- vjeçarja jetonte në Itali ku kishte edhe një qendër estetike, ndërsa me të ardhurat e fituara nga puna kishte tentuar të investonte dhe në qytetin bregdetar. Stafaj kishte blerë një apartament dhe një makinë ( mjeti që iu vu zjarr), ndërkohë që i kishte regjistrua­r në emër të partnerit të saj. Por pas sherreve dhe dyshimeve se ai e tradhtonte, Stafaj, në bashkëpuni­m me vëllain e saj, kishte ndërmarrë hapin ekstrem, duke i vënë zjarrin makinës, pasi kishte pohuar se ishin prona që ajo i kishte blerë me të ardhurat e saj. Madje, ata tentuan që të digjnin dhe banesën, por ngjarja në fjalë është parandalua­r. Sakaq, në kërkim është shpallur vëllai i saj, 35vjeçari me inicialet M. S., ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian me inicialet F. C., 58 vjeç, për moskallëzi­m krimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania