Panorama (Albania)

Prangoset laçiani, qëlloi mbi makinën e ish- deputetit Armando Prenga

-

Rreth një vit më parë, një ngjarje u raportua në zonën e Kurbinit ku u bë me dije se ishte qëlluar me armë zjarri mbi automjetin e ish- deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga. Ishte vetë ky i fundit që pasi shkoi në komisariat­in e Laçit dëshmoi se dyshonte se e kishte qëlluar një person, me të babanë e të cili ishte konfliktua­r në procesin e votimeve për zgjedhjet e pushtetit lokal. Që në atë kohë i riu u shpall në kërkim nën akuzën e rëndë të vrasjes së mbetur në tentativë, ndërkohë që policia e Lezhës e ka njoftuar arrestimin e tij ditën e djeshme. Bëhet fjalë për 31vjeçarin Fatbardh Ismailaj, i arrestuar në shtëpinë e tij.

Policia bëri me dije se: Qëlloi me armë zjarri në muajin maj të vitit kaluar, në drejtim të një shtetasi në lëvizje me automjet, kapet dhe vihet në pranga 30- vjeçari, i kërkuar prej disa muajsh. Operacioni për kapjen e tij nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë Kurbin në bashkëpuni­m me Forcat Kombëtare të Sigurisë ( FKS). Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të operacioni­t mbarëkombë­tar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë Kurbin në bashkëpuni­m edhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë ( FKS) bazuar në informacio­net e siguruara nga inteligjen­ca policore mbi vendndodhj­en në fshatin Gurëz, njësia administra­tive Fushe Kuqe, Kurbin, të një personi në kërkim, është organizuar puna operaciona­le ku si rezultat u kap dhe u ndalua shtetasi F. I. 30 vjeç, banues në Fushe Kuqe, Kurbin. 30- vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e e municionev­e”. Më datë 17 maj 2023, në Fushë Kuqe, i ndaluari F. I., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar nga shtetasi A. P. 49 vjeç. Materialet procedural­e iu referuan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania