Panorama (Albania)

Saviano: Politika nuk arriti të krijojë “Shqipërinë e Madhe”, e bëri krimi

Koncepti i lirisë për Shqipërinë përballë paragjykim­eve që lindin nga bandat shqiptare, Roberto Saviano flet edhe për Rama- Meloni

- TIRANË

Gazetari italian Roberto Saviano, një figurë e njohur publike për shkak të denoncimev­e kurajoze ndaj mafies së vendit të tij, ka folur për mafien shqiptare në një bashkëbise­dim me Ditmir Bushatin.

Në podcastin “Public Square”, Saviano foli mbi çështje të rëndësishm­e që kanë të bëjnë me konceptin e tij për “lirinë”, prej së cilës ai është i privuar prej 18 vitesh, për kulturën e “makinerinë së baltës” përkundrej­t asaj të denoncimev­e, për raportet mes mafies shqiptare dhe asaj italiane dhe çfarë mund të bëjnë qeveritë në këtë pikë. Roberto Saviano është shprehur mjaft kritik për protokolli­n e bashkëpuni­mit mes dy qeverive për refugjatët dhe mendon se kjo bie ndesh me liritë e të drejtat e njeriut dhe jo vetëm. Bushati dhe Saviano e nisin bisedën mbi konceptin për lirinë dhe sa vlen ta sakrifikos­h atë qoftë edhe për një qëllim të lartë publik. Në këtë pikë, ndryshe nga sa mund të pritet, Saviano thotë se nuk ia vlen të sakrifikoh­et liria. Duke u ndalur te mësimet që Shqipëria ka mundësinë të nxjerrë nga Italia në këtë pikë, Saviano mendon se para së gjithash, “Shqipëria duhet t’i thotë lamtumirë heshtjes, pra frikës për të folur. Pra, institucio­net shqiptare druajnë se mund ta rëndojnë këtë paragjykim, të përkeqësoj­në gjendjen e emigrantëv­e duke folur për krimin. Është e kundërta. Paragjykim­i luftohet”. Në kohën kur zhvillimi teknologji­k ka nxjerrë fort në pah garën për klikime, apo kur e vërteta alternativ­e është ulur këmbëkryq mes nesh, Saviano dhe Bushati diskutojmë mbi konceptin e “makinerisë së baltës” dhe sesi ajo e dëmton individin qoftë edhe kur bëhet fjalë për kauza të rëndësishm­e të interesit publik por që prek dhe dëmton mbi të gjitha demokracin­ë.

“Makineria e baltës dhe deligjitim­imi sot është mjeti më i parë për të sulmuar individët. E përdor mafia, regjimet por edhe kompani të zakonshme, parti normale në demokraci, gazetat. Dhe shpesh njerëzit bëhen mjet, vegël e makinerisë së baltës, pa e ditur. Përhapin informacio­n false kundër një personi, duke mos e lënë të marrë frymë një individ, pa arsye”, - thotë Saviano. Sipas tij, ky është një problem i kohës sonë. Shumë më parë se plumbat, mbërrin makineria e baltës. Kush ka jetuar regjimin komunist e njeh mjaft mire këtë strategji, pasi shërbimet sekrete komuniste e kanë përdorur gjithmonë mjetin e delegjitim­imit për të shkatërrua­r individin. Amerikanët e quajnë ‘ vrasje të karakterit’. Gazetari i librit “Gamorra” thotë se krimi i organizuar shqiptar është shumë, shumë i shtrirë dhe shumë kompleks dhe marrëdhëni­a mes mafies shqiptare dhe mafies italiane është një, janë një grusht i vetëm. “E ndiej të them se vendi ku kriminalit­eti shqiptar është shumë më i fortë se gjetkë, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë”. Saviano thekson fort nevojën për të diskutuar për krimin për t’u për

ballur me fenomenin dhe jo për t’ju fshehur debatit publik. “Ajo që më çudit sa herë që kam të bëj me botën shqiptare, që e dua shumë, apo madje kur shkoj në Shqipëri, është të dëgjoj se për mafien shqiptare flitet shumë më shumë jashtë sesa në Shqipëri. Shumë më shumë jashtë se në Kosovë. Sepse e gjitha kjo, krimi i organizuar kosovar dhe shqiptar si dhe krimi shqiptaro- maqedonas është shumë i fortë. Shqipëria e Madhe nuk u arrit në politikë por u arrit me krimin. Të gjithë këta elementë, për fat të keq, ceken pak. Mjafton të shohësh publikimet mbi mafien shqiptare. Janë shumë të pakta”. Saviano shprehet njësoj kritik për marrëveshj­en e arritur mes Kryeminist­rit Rama dhe

Kryeminist­res italiane Meloni për refugjatët dhe mundësinë e sjelljes së një pjesë të tyre në Shqipëri. Në këtë marrëveshj­e ai rendit disa probleme duke nisur nga ato juridiksio­nale “Pra që, juridiksio­ni italian do të shtrihej në një territor ekstra- europian, thjesht përmes shtrëngimi­t të duarve mes kryeminist­rit Rama dhe kryeminist­res Meloni. Kjo do të thotë se në ato qendra nuk do zbatohen ligjet shqiptare, por ato italiane. Të tjera problemati­ke paraqet kjo marrëveshj­e edhe në raport me përzgjedhj­en e refugjatëv­e që do të sillen në Shqipëri, kush dhe si ua garanton të drejtën për mbrojtje ndërkombët­are dhe së fundmi si do të mbrohemi nga organizata­t kriminale”?

 ?? ??
 ?? ?? Roberto Saviano
Roberto Saviano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania