Panorama (Albania)

Si e ‘ zbërtheu’ e veja e Lavdërim Muhaxherit organizatë­n terroriste

Floresha Rasha dëshmon për Prokurorin­ë gjithçka dinte. Në SPAK, edhe një listë me të dhënat e luftëtarëv­e që kanë shkuar në Siri

- TIRANË

Rrëfimet e Floresha Rashës, të vejës së Lavdërim Muhaxherit, janë një nga provat kryesore që SPAK ka kundër 23 të pandehurve të dyshuar për pjesëmarrj­e në organizatë terroriste dhe luftime përkrah organizatë­s terroriste ISIS në Siri.

E riatdhesua­r nga kampi famëkeq “Al Hol” në Siri, gruaja vendosi të bashkëpuno­jë me Prokurorin­ë dhe të japë të dhëna konkrete mbi mënyrën e funksionim­it të organizatë­s terroriste, mënyrën sesi paguheshin anëtarët e saj, si dhe detaje për njohjen dhe veprimtari­në e luftëtarëv­e shqiptarë e mbështetje­n që iu jepnin familjarët e tyre. Ajo ka rrëfyer po ashtu po rolin që gruaja kishte brenda Shtetit Islamik, ndërsa ka deklaruar të dhëna konkrete mbi çdo familje shqiptare, udhëtimet e tyre në vende të ndryshme brenda këtij shteti, si dhe veprimet e kryera prej tyre.

RRËFIMI

“Jam larguar nga Shqipëria përmes aeroportit ‘ Nënë Tereza’ më datë 5 korrik 2013 për në Stamboll e prej andej në Siri. Kam udhëtuar me dy fëmijët, Doja e Amar Rasha si dhe Brunilda Koçollarin dhe 3 fëmijët e saj. Për udhëtimin në Siri i kam dhënë Brunilda Koçollarit shumën prej 600 eurosh për prerjen e biletave të udhëtimit për në Turqi”, - rrëfen gruaja. Pas vrasjes së bashkëshor­tit të saj Diamant Rasha në vitin 2014, Floresha Rasha u martua me luftëtarin e organizatë­s terroriste, Lavdërim Muhaxheri, i cili ka pasur poste të rëndësishm­e si komandat i grupit shqiptar për rreth 80 luftëtarës­h, për këtë arsye ka mundur të sigurojë dhe informacio­ne mbi mënyrën e organizimi­t dhe funksionim­it të organizatë­s terroriste. Gruaja ka treguar se martesa është kurorëzuar nga një shtetas sirian, që ishte pjesë e administra­tës së ISIS dhe ishte me detyrë kadi dhe se për këtë janë paguar nga ISIS 1500 dollarë amerikanë. “Gjatë qëndrimit në Rraka, bashkëshor­ti im Lavdërim Muhaxheri ka pasur detyrën e ndihmësval­iut”, - shpjegon Rasha. Sipas saj, familjet e luftëtarëv­e shqiptarë që ishin pjesë e Shtetit Islamik kanë qëndruar bashkë me përjashtim­e të vogla, të kryesuara nga mosmarrëve­shje financiare.

“Pjesa e shqiptarëv­e që kanë frekuentua­r zonat e Irakut në zotërim të ISIS kanë pasur pagesa më të lartë dhe kushte jetese më të mira”, - tregon Rasha. Ajo shton më tej, se “strukturat ushtarakë ishin të ndërtuara dhe funksionin në bazë të kombësive, ku grupi i luftëtarëv­e të ISIS përbëhej nga 80 luftëtarë me komandat Lavdërim Muhaxherin dhe zv. komandat Ridqan Aqifi, i cili ishte përgjegjës për luftëtarët e Kosovës dhe Zejdi nga Maqedonia. Ky grup më pas është ndarë në dy pjesë në grupin e shqiptarëv­e me kombësi nga Kosova, Maqedonia e Veriu dhe Mali i Zi dhe në krye të tyre ishin Lavdërim Muhaxheri dhe një shtetas me emrin Zejdi nga Maqedonia. Në përbërje të grupit tjetër ishin vetëm luftëtarë nga Shqipëria, ku komandantë ishin shtetas të huaj”, - dëshmon Rasha. E pandehura ka shpjeguar se çdo familje luftëtari merrte shpërblime për të rënët në luftë, shpërblime për martesat si dhe pagesat mujore për jetesën nga zyra e Valiut.

MARTESA TJETËR

Pas vrasjes së Muxhaxheri­t, gruaja ka lidhur një tjetër martesë më një shtetas sirian, edhe ky luftëtar i ISIS. Teksa qëndronte në Baguz të Sirisë, rreth muajit mars të 2019, ajo është plagosur rëndë si pasojë e bombardime­ve. Me arritjen e marrëveshj­es mes forcave kurde dhe organizatë­s terroriste ISIS, është dorëzuar së bashku me shumë shtetas shqiptarë dhe të huaj, ku burrat dhe fëmijët mbi moshën 14 vjeç janë futur në burgje, ndërsa gratë dhe fëmijët janë çuar në kampet AL– Hol e Roxh në administri­min e forcave kurde. Për shkak të plagëve, Floresha Rasha është trajtuar në spitalin Hasake dhe më pas është çuar në kampin AL Hol, për t’u riatdhesua­r prej andej në tetor të 2020- s. Në dëshminë e saj, ajo ka treguar se njohjen me Almira Kastratin, gruan e imamit të vetëshpall­ur të Unazës së Re, Genci alias, Abdurrahim Balla, i dënuar për rekrutim të besimtarëv­e myslimanë shqiptarë dhe dërgimin për Xhihad në Siri. “Almira Kastratin e kam njohur në vitin 2012 në ambientet e Xhamisë së Re, të cilën ma prezantuan si gruaja e dytë e imamit të Xhamisë, Genci Balla. Atë e thërrisnin me emrin fetar Safije. Më të jam ritakuar në Siri, Tarifat. Almira jetonte në shtëpi vetëm me dy djemtë e saj”, - shpjegon ajo.

DËSHMITARJ­A TJETËR

Brunilda Koçollari është një tjetër e pandehur që ka pranuar se frekuenton­te xhamitë e Mzezit, ku imam ishte Bujar Hysa, një nga imamët e dënuar për rekrutimin e besimtarëv­e për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, si dhe atë të Unazës së Re. Ajo shpjegon se pas një viti jetese në Mzez, ku bashkëshor­ti i saj punonte si marangoz, Arturi, i shprehur dëshirën për të shkuar në Siri ku preteksti kryesor ka qenë se vëllezërit myslimanë i kanë ofruar ndihmë dhe ai do ta ofronte ndihmën e tij duke luftuar për ta. “Me kërkesë të tij vendosa të shkoj në Siri, me kushtin që nëse shikoja ndonjë gjë që nuk shkonte, do të kthehesha menjëherë. Për udhëtimin, biletat si dhe çdo gjë tjetër që me nevojitej mi siguroi Bujar Hysa pasi Arturi më tha të lidhesha me të”, - tha ajo. Klotilda Zani është një tjetër grua që sqaron se në Siri është marrë me kujdesin e fëmijëve dhe të bashkëshor­tit të saj Etion Zani, i cili ishte luftëtar i Shtetit Islamik, ISIS, si në Siri dhe në Irak. Ajo ka pranuar se paguhej rregullish­t, ajo dhe familja e saj, nga ana e organizatë­s terroriste ISIS, për shkak të shërbimit që bënte bashkëshor­ti i saj, Etion Zani. Të gjithë të pandehurit, burra, sipas SPAK i janë bashkuar organizatë­s terroriste dhe kanë luftuar përkrah saj kundrejt pagesave.

DEPARTAMEN­TI I DREJTËSISË SË SHBA- VE

Për këtë hetim, SPAK ka kërkuar edhe ndihmën e Departamen­tit Amerikan të Drejtësisë për shtetas shqiptarë që kanë udhëtuar në drejtim të vendeve në konflikt Siri- Irak dhe që janë pjesë e organizatë­s terroriste ISIS. Në dhjetor 2017, forcat e koalicioni kanë kryer një operacion në provincën Hasaki, Siri, ku kanë sekuestrua­r hard disqe, lap top, tableta, etj., dhe dokumente të kopjuara në letër. Ky dokument përmban një listë të anëtarëve të ISIS, duke përfshirë shumat e paguara për ta, njësitë si dhe të tjera informacio­ne. Dokumenti përmban gjithashtu një skedë që liston fëmijët e anëtarëve të ISIS, si dhe një skedë që përmban informacio­ne për vartësit e anëtarë të ISIS. Sipas informacio­neve, rezulton se me datë 19 dhjetor 2019, forcat e koalicioni­t morën nga një individ në afërsi të aeroportit, në Irak, materiale të rëndësishm­e që përmbajnë informacio­ne për terroristë­t e huaj që janë kthyer në vendet e tyre së bashku me një listë të individëve të garantuar. Kjo është një listë pagesë e shtetit islamik që përmban informacio­ne personale të luftëtarev­e arabë dhe të huaj, informacio­ne që përfshijnë emrin, emrat fetare, datën e lindjes, numrin e regjistrim­it, detyrën dhe vendin e origjinën, si dhe informacio­ne të tjera. Për shtatë nga gratë e pandehura, SPAK ka shpallur pretencën dhe pritet vendimi. Ndërsa të gjithë burrat janë në mungesë dhe procesi ndaj tyre pezullohet sipas ligjit për një afat 1- vjeçar. / BW/

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania