Panorama (Albania)

Ra pre e “hacker”- ave, rikthehet në funksion faqja e INSTAT

“Të dhënat e CENS s’janë prekur, ruhen në sisteme të dedikuara”

-

Nga paraditja e së dielës dhe pas ditësh intensive pune për rikthimin e faqes zyrtare, INSTAT ka mundur më në fund të rikthehet në normalitet. Ashtu siç lajmëroi kur ra pre e sulmit kibernetik, ishte vetë INSTAT që dha lajmin e rikthimit në normalitet duke nënvizuar faktin se të dhënat e CENS- it nuk kanë qenë pre e sulmit. “INSTAT informon opinionin publik se në datën 31 janar 2024, sistemet e saj informatik­e kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikua­r. INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesiona­lizëm për të parandalua­r dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokolle­t e emergjencë­s për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacio­neve statistiko­re. Aktualisht, nga ekzaminime­t e para të kryer nga ekspertët e Teknologji­së së Informacio­nit, disa nga sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. Përgjigja e menjëhersh­me e INSTAT përfshin ndihmën e ekspertëve kombëtarë të sigurisë kibernetik­e, të cilët po bashkojnë burimet e tyre për të kryer një hetim të hollësishë­m mbi këtë sulm. Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimi­n e shkaqeve themelore të sulmit, vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme. IN

STAT siguron publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim”, njofton Instituti i Statistika­ve në njoftimin e saj zyrtar duke shtuar më tej se po bashkëpuno­n ngushtë me autoritete­t kompetente për të hetuar dhe identifiku­ar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik dhe gjithashtu për të rikthyer funksionim­in normal të sistemeve të saj informatik­e dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetik­e. “INSTAT falënderon publikun për mirëkuptim­in dhe mbështetje­n e treguar në këtë situatë të jashtëzako­nshme. INSTAT vlerëson lartë besimin e qytetarëve dhe partnerëve në punën e saj dhe angazhohet të vazhdojë të ofrojë statistika zyrtare të besueshme, të sakta dhe të pavarura”, e mbyll njoftimin për mediat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania