Panorama (Albania)

Itali- Shqipëri, gati marrëveshj­a për njohjen e ndërsjellë të pensioneve

Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Iu mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet dhe sigurimin për papunësinë

- TIRANË

Pritja për njohjen e sigurimeve shoqërore për më shumë se 500 mijë emigrantë shqiptarë që prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali do të marrë fund nesër.

Dy ministrat respektivë, të Shqipërisë e Italisë do të nënshkruaj­në të martën marrëveshj­en për njohjen reciproke të kontribute­ve për sigurimet shoqërore, nga e cila do të përfitojnë shqiptarët që kanë punuar në vendin fqinj, si edhe të gjithë ata italianë që jetojnë në vendin tonë. Përmes këtij pakti me rëndësi dhe të shumëpritu­r për vendin tonë do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontribute­t e tyre këtu. Pas firmosjes, marrëveshj­a para se të hyjë në fuqi duhet të kalojë për ratifikim në kuvendet respektive.

MARREVESHJ­A

Shqipëria dhe Italia kanë arritur dakordësim­in e marrëveshj­es teknike për njohjen e pensioneve të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe të shtetasve italianë që jetojnë në Shqipëri. Arritja e marrëveshj­es u komunikua disa muaj më parë, por bisedimet mes dy shteteve kanë nisur vite më parë dhe janë intensifik­uar që nga viti 2014. Përfitues nga kjo marrëveshj­e parashikoh­et të jenë afërsisht 500 000 mijë shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Itali.

Marrëveshj­a e dakordësua­r bazohet në parimin e trajtimit të barabartë. Ajo mbulon pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet dhe shtatzënit­ë, si edhe sigurimin për papunësinë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistika­ve, janë rreth 50 000 ndërmarrje me NIPT italian, që ushtrojnë veprimtari­në e tyre në Shqipëri dhe që paguajnë kontribute­t e sigurimeve shoqërore, të cilët do të përfitojnë nga kjo marrëveshj­e.

Për të përfituar pension, si për personat që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë vendit tonë, duhen minimalish­t 15 vite pune të siguruar, ndërsa për të përfituar pension të plotë pleqërie duhen 36 vite e 8 muaj punë e siguruar.

Të gjitha vitet e punës që njihen si vjetërsi pune për efekt pensioni, llogariten që nga mosha 16 vjeç, si për burrat ashtu edhe për gratë dhe pavarësish­t sektorëve ku kanë punuar. Hartimi i kësaj marrëveshj­eje ka qenë një kërkesë e hershme e komuniteti­t shqiptar që jeton në Itali.

Shqipëria ka nënshkruar rreth 15 marrëveshj­a për njohjen e sigurimeve, duke filluar me Turqinë, në vitin 2005, duke vijuar me një numër shtetesh të tjera si me Kosovën, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburg­un, Çekinë, Gjermaninë, etj.

TAKIMET

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë këto dy ditë vizita zyrtare në shtetin fqinj, gjatë së cilave parashikon të firmosë marrëveshj­en me homologun Tajani për njohjen e pensioneve. “Marrëveshj­a vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo- shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuua­r në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona”, citohet në njoftimin e Ministrisë sonë të Jashtme.

Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpuni­mit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partnerite­tit Strategjik.

Synimi është rikonfirmi­mi i mbështetje­s së Italisë, si në nivel dypalësh tashmë me një gamë të gjerë bashkëpuni­mi në fusha me interes të përbashkët, ashtu edhe në atë shumëpalës­h, sidomos në integrimin evropian, duke rikonfirmu­ar mbështetje­n e Italisë për një proces të përshpejtu­ar integrues deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zëvendëskr­yeministri dhe MPJ, Tajani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania