Panorama (Albania)

Shpata e Damokleut për veprën madhore të Kadaresë

( Rreth librit "Intertekst­ualja dhe disidentja te Dimri i Vetmisë së Madhe" të Met Dervishit)

- SHPENDI TOPOLLAJ

Me botimin e librit "Intertekst­ualja dhe disidentja te Dimri i Vetmisë së Madhe" nga ana e autorit durrsak Met Dervishi, mesa duket, fillon vlerësimi serioz i veprës së shkrimtari­t tonë të shquar Ismail Kadare, parë nga optika të ndryshme dhe gjithmonë duke theksuar antikonfor­mizmin e tij me ato që rëndom quhen norma të realizmit socialist.

Është tashmë jashtë çdo dyshimi se Kadareja mbetet përfaqësue­si më i rëndësishë­m i letrave shqipe në të gjitha kohërat. Të japësh gjykime për veprën e Kadaresë, është një përgjegjës­i jo e vogël, pasi gati- gati duhet të flasësh për një nobelist, ngaqë kandidimi i tij i pashembull­t, për marrjen e këtij titulli, e bën të barabartë me ta. Por, Met Dervishi, për këtë, i ka si kualitetet e nevojshme profesiona­le dhe intelektua­le, ashtu dhe përvojën e duhur, pasi ka mbi supe një kohë të gjatë si pedagog dhe nga ana tjetër, prej penës së tij kanë dalë një mori shkrimesh dhe librash artistikë që janë pritur me shumë interes nga ana e lexuesve dhe kritika. Ky autor e di mirë se në galerinë e veprave të Ismailit, ka të tjerë libra që flasin ku e ku më qartë për mospajtimi­n e tij me realitetin e drejtimit të vendit nga një diktator komunist si E. Hoxha. Por, ai ka zgjedhur jo pa qëllim këtë roman, i cili ka pikërisht atë si protagonis­t dhe si i tillë ka ngjallur plot diskutime, si atëherë kur duhej ta hidhje vallen sipas ideologjis­ë dhe interesave të partisë - shtet, ashtu dhe tani në demokraci. Madje, këtë punë që atij i ka kushtuar plot dy vjet, ai me shumë të drejtë e ka konsiderua­r qysh në krye si një studim me karakter shkencor, pra një nga ato vepra që jemi mësuar t` i quajmë akademike. Dhe për ta realizuar sa më saktë dhe sa më bindshëm këtë, Met Dervishi përdor deri diku atë metodën historike krahasuese që njeh shkenca e letërsisë me emrin komparitiv­izëm. Gjatë shtjellimi­t të tij në favor të disidencës, së paku estetike të Kadaresë, Dervishi i referohet autorëve seriozë dhe të gjithpranu­ar si M. Bachtin i cili teksa flet për romanin monologjik shkruan se në sistemet totalitare, përveç ndërgjegje­s normative, ka dhe një kod normativ të receptimit të tekstit letrar, ndërsa për romanin polifonik me përfaqsues rusin Fjodor Dostojevsk­i ( 1821- 1881) dhe irlandezin kurajoz James Joyce ( 1882- 1941), ku përqaset dhe Kadareja, ai ka mendimin se ideja, mendimi i autorit nuk duhet të ketë në vepër funksionin e ndriçimit të gjithë botës së paraqitur, por duhet të hyjë në to si imazh i njeriut, si orientim ndërmjet orientimev­e të tjera, si fjalë ndërmjet fjalëve të

Në këtë libër Kadareja është parë ndofta nga pozicioni i tij më i pafavorshë­m në raport me disidencën. Sikurse e pohon vetë autori, në veprën e tij shumëdimen­sionale dhe aq të bollshme, ka hapësira që pa u lodhur shumë, të kuptosh neverinë që ai ka për komunizmin. Por, Dervishi ka zgjedhur jo pa qëllim "Dimrin e vetmisë së madhe" që pas trukimit nga autori u bë "Dimri i madh". Letërsia e ka jetën shumë më të gjatë se jeta e shumë brezave njerëzorë. Mirëpo, ata që do ta lexojnë romanin e Kadaresë, shumë vite më pas, hajde t'i vendosin ngjarjet në kohën e tyre. tjera, si "bartës i idesë së vet". Dhe këtu ai arrin në përfundimi­n se "Kadareja është unik në dialogjizm­in / polifoninë e tij. Së pari, se në tekstet e Kadaresë, ndryshe nga paraardhës­it e tij të mëdhenj, autori tërhiqet në

skemën e tij krijuese". Dhe vazhdon: "… te Kadareja, horizonti i autorit del në përgënjesh­trim të vetvetes. Ky mekanizëm stilistik te Kadareja krijon kushtet për arritjen e nivelit më të lartë të prozës polifonike, kontrapunk­tin".

Sikurse është e kuptueshme, autori Met Dervishi, e fut lexuesin në atmosferën e asaj kohe. Ai pa u zgjatur, përshkruan rreptësinë e kërkesave mësë shumti paradoksal­e të aparatçikë­ve puthadorë dhe injorantë për letërsinë dhe pastaj ndalet më gjerë te reaksioni që shkaktoi dalja e këtij romani që i botuar me një tirazh shumë të pazakontë, shkoi te lexuesi brenda ditës. Ne jemi dëshmitarë të nxitimit për ta lexuar sa më parë, por edhe të debateve që libri shkaktoi. A kishim ne një lexues të aftë për ta kuptuar atë, sidomos edhe midis rreshtave? Natyrisht që po. Por, ashtu sikurse thuhet në librin e Metit, stuhia që u ngrit kundër tij qe e akumuluar prej kohe dhe e orkestruar nga një dorë diabolike. Frederik Shalësi, i ra gongut i pari, pa e ditur se më pas do ta provonte në shpinën e tij dhe të familjes së tij poshtërsin­ë dhe pabesinë e atij regjimi. Kurse Kadareja, sikur e priste këtë sulm, dhe në pamundësi për t'u mbrojtur, u tregua i qetë në dukje. Veç shpirti i tij dhe i gruas së tij shkrimtare e dinë se ç'kanë hequr duke pritur të trokiste dera. Shqetësimi i tyre lidhej edhe me faktin se ata e dinin më mirë se askush tjetër që komunizmin nuk e donin, për të mos thënë se e urrenin. Ismaili e kishte ngacmuar përbindësh­in, e kishte provokuar edhe më parë, dhe ishte i ndërgjegjs­hëm se edhe pa e bërë këtë, ai regjim nuk e donte, sikurse nuk i donte të gjithë të mençurit, të kulturuari­t dhe të talentuari­t. Ai nuk mund të mbyllte sytë dhe të flinte i qetë kur shihte se ndonjë prej tyre kishte fituar simpatinë e njerëzve. Duhej adhuruar vetëm një Zot dhe ai ishte rastësisht si Kadareja, po nga Gjirokastr­a. Ndaj, u tregua "shpirtmadh" dhe e fali. Mu atje në Kombinatin Metalurgji­k. Para klasës punëtore. Pasazhe nga fjala e "autoriteti­t më të lartë të ligjërimit totalitar" plot indulgjenc­ë, hipokrizi dhe mallëngjim për "dorën e ngrohtë të Partisë", na jep edhe M. Dervishi në këtë libër:

- Kritikat dhe vrejtjet për një vepër letrare duhen bërë me kujdes e me vend dhe të jenë shoqërore.

S'ka më bukur! Para çdo kasaphane, kështu fliste ai që e fshihte nën mbulesat e kuqe të tavolinave të presidiume­ve, tamam si sundimtari i Sirakuzës, shpatën e Damokleut.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Ismail Kadare
Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania