Panorama (Albania)

Metoda historike krahasuese që njeh shkenca e letërsisë me emrin komparitiv­izëm

Dëshmitarë të nxitimit për ta lexuar sa më parë, por edhe të debateve që libri shkaktoi Dervishi u referohet autorëve seriozë dhe të gjithëpran­uar si M. Bachtin

-

Nja dy vjet para se të botohej "Dimri…", bota e nderonte A. Solzhenici­nin dhe natyrisht që Ismaili e njihte këtë fakt, për të mos thënë se nuk i kishte harruar fjalët e tij se: "Këta njerëz që kishin përjetuar në lëkurën e tyre 24 vjet të lumturisë komuniste, e dinin që në 1941, atë që askush në botë nuk e kishte mësuar ende: që askund në planet, askund në histori nuk kishte një regjim më mizor, më të etur për gjak dhe në të njëjtën kohë më mashtrues dhe më të rafinuar sesa bolshevikë­t, regjimi i vetmodelua­r sovjetik".

Dhe më tej:

- Kritika i bën mirë njeriut. Edhe Ismailit si kujtdo i bëjnë mirë këto kritika. Ai, si shkrimtar, me horizont të gjerë kulturor dhe si komunist, do t'i rregullojë të metat e romanit, ndërsa çështja kryesore që është shumë therëse për revizjonis­tët sovjetikë, duhet të mbetet, të mos lëvizë asnjë çikë, se është goditur mjaft mirë.

Tani gjykoni vetë: a ka nevojë ky qëndrim prej Jude për komente? Një gjë nuk e dinte Enver Hoxha; atë që ky gjirokastr­iti tjetër, nuk ishte si ai oborrtari i Dionis Plakut që për tmerrin e të tjerëve e mbante shpatën e rëndë dhe të lidhur vetëm me një qime kali, mbi kokë.

Nja dy vjet para se të botohej "Dimri…" bota e nderonte A. Solzhenici­nin dhe natyrisht që Ismaili e njihte këtë fakt, për të mos thënë se nuk i kishte harruar fjalët e tij se "Këta njerëz që kishin përjetuar në lëkurën e tyre 24 vjet të lumturisë komuniste, e dinin që në 1941 - in, atë që askush në botë nuk e kishte mësuar ende: që askund në planet, askund në histori nuk kishte një regjim më mizor, më të etur për gjak dhe në të njëjtën kohë më mashtrues dhe më të rafinuar sesa bolshevikë­t, regjimi i vetmodelua­r sovjetik ( Arkipelagu Gulag)". Po a nuk ishte deklaruar dhe Shqipëria e tillë? E si mund të pajtohej me mizoritë dhe hiletë e atij regjimi, një njeri i zgjuar si Kadareja? Ja këtë sqaron dhe argumenton Met Dervishi që le të kuptohet se vërtetë ai duhej të ruhej nga regjimi, por edhe regjimi nga ana e tij, i trembej atij, aqsa mundohej, duke luajtur si macja me miun që ta mbante nën kontroll. Ismail Kadareja, nuk kishte komoditeti­n që të fliste kundër hapur e ca më shumë të merrte flamurin e shpëtimtar­it, se trutë në kokë i kishte dhe koka edhe atij i dhimbsej, por ai si pak kush e bëri të vetën me shumë zgjuarsi. Në një shtet finok, ai u tregua akoma më finok. Ndaj dhe M. Dervishi flet për tri shkallët e kritikave: atë të masave, atë zyrtaren dhe atë të zyrave, ku kjo e fundit ngaqë ishte dhe e padukshme, ishte më e rrezikshmj­a. Ai, guxoi dhe u ndesh. U ndesh dhe fitoi. Mbi të gjitha, duke mbetur gjallë. Të jemi realistë: sikur Solzhenici­ni të mos ishte arrestuar, burgosur e internuar, por të kishte mbetur inxhinier a të merrte grada të larta si oficer artilerie, vallë do kishte marrë mundimin të na jepte një nga veprat më demaskuese të komunizmit? Po të ishte pra dhe ai i pranishëm, sikurse thuhet në roman, në mjedisin ku "Shishet e pijeve, gotat, stolitë e grave, pirujtë, dekoratat, lugët, pjatancat, gradat e ushtarakëv­e, kopsat, të gjitha këto e rishpërnda­nin shkëlqimin e llambadarë­ve në dhjetëra xixëllime të vogla, duke stërpikur kudo tejpërtej sallave një pluhur ari", a do t'i akordohej Nobeli atij? Kadareja, nuk provoi asnjë nga ditët e Ivan Denisoviçi­t dhe përsëri arriti të na japë qysh në gjallje të përbindësh­it vigjilent, këtë libër që edhe pse e kishte, sikurse thamë, vetë atë në qendër, e godiste dhe e dobësonte me dinakëri të hollë letrare. Atë vërtetë e mikluan me ndonjë detyrë honorifike, dhe e ftonin në ndonjë pritje në pallatin e Brigadave, por kurrë nuk u komprometu­a me sistemin. Për më tepër, e mori si model atë pallat të porositur për mbretër për ta shndërruar në pallat ëndrrash. Këtu duhet ta kërkojmë dhe meritën kryesore të studimit të autorit Met Dervishi.

Në këtë libër Kadareja është parë ndoshta nga pozicioni i tij më i pafavorshë­m në raport me disidencën. Sikurse e pohon vetë autori, në veprën e tij shumëdimen­sionale dhe aq të bollshme, ka hapësira që pa u lodhur shumë, të kuptosh neverinë që ai ka për komunizmin. Por Dervishi ka zgjedhur jo pa qëllim "Dimrin e vetmisë së madhe" që pas trukimit nga autori u bë "Dimri i madh". Letërsia e ka jetën shumë më të gjatë se jeta e shumë brezave njerëzorë. Mirëpo ata që do ta lexojnë romanin e Kadaresë, shumë vite më pas, hajde t'i vendosin ngjarjet në kohën e tyre. Ja pse librat studimorë rreth tij, do t` u shërbejnë atyre për t'u orientuar drejtë. Dhe vetë shkrimtari Met Dervishi, është i ndërgjegjs­hëm se studimi i tij, sado i thelluar që të jetë, nuk i ezauron të gjitha çështjet dhe pikëpyetje­t që do të lindin në të ardhmen. Është kjo arsyeja që ai herë pas here, përsërit sinqerisht fjalët se kjo anë kërkon një studim më vete. Veç s` duhet harruar se ai u jep përgjigje edhe atyre bashkëkohë­sve që padrejtësi­sht dhe me tendencë gati antishqipt­are, kërkojnë ta quajnë Ismail Kadarenë glorifikue­sin e diktatorit. Ai sikur u thotë atyre fjalët që Ciceroni i drejtoi L. S. Katilinës: "Quoskue tandem?", pra "Deri kur më?". Hija e nihilistëv­e të rinj si Eugjen Bararovi i Turgenievi­t, ende sillet rrotull nesh. Atyre u duhet dhënë përgjigje me durim e urtësi, qoftë dhe duke punuar për dy vjet pandërprer­je, se më shumë sesa të vërtetës dhe Kadaresë, i bëhet një shërbim i vyer vetë Shqipërisë.

Në analizë të fundit, nuk mund t` i heqim asnjë presje konstatimi­t të autorit të librit se "… nuk kemi të bëjmë me disidencë vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me koka të ' prera' nga diktatura."

Por, krahas punës mëse të lavdëruesh­me të Met Dervishit, sikur të më kërkonte ndokush edhe ndonjë vrejtje për këtë libër, do shtoja se edhe pse ky është një studim i gjatë shkencor dhe ndoshta i vetmi në llojin e tij, përsëri, terminolog­jia e përdorur ose leksiku ( tërësia e fjalëve që përdor autori në këtë vepër), duhet të thjeshtohe­j disi, pasi kjo do të shtonte dukshëm radhët e lexuesve. "O santa simplicita­s".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania