Panorama (Albania)

“Ju flet Çelo Bora”, komandanti që drejtoi divizionin e Gjirokastr­ës dhe të Tropojës

"Shërbeva gati gjysmë shekulli në të gjitha vistet shqiptare, e tani kaloj pleqërinë në fshatin e vendlindje­s"

- AFRIM IMAJ

"Ju flet Çelo Bora", përgjigjja me një zë të kthejlltë nga krahu tjetër i telefonit, është disi e pazakontë. Jo vetëm për nga timbri, por më së shumti nga forma e reagimit.

Ai ka shërbyer gati gjysëm shekulli në ushtri, kryesisht në zonat kufitare në Jug e Veri të vendit, ku detyra ia kërkonte radion e telefonin pranë në çdo sekondë dhe qysh atëherë i ka mbetur rituali i përgjigjes: "Urdhëroni, Çelo Bora ju flet". Paçka se ka vite që nuk është nën uniformë, dhe teknologji­a ka bërë të vetën për mjetet e komunikimi­t, ai në çdo rast të përgjigjet si dikur. Me atë zërin e kthejllët dhe dashamirës­inë që e karakterio­zon. Çelo Bora është një nga figurat emblematik­e të shtatmadho­risë shqiptare. Me një karrierë në shkëlqim që nis në fillimin e viteve ' 60 e mbyllet në vitin 2001, ai bëri emër jo vetëm në radhët e korpusit të ushtarakëv­e, por edhe në komunitete­t ku shërbeu. Tashmë, i larguar nga shërbimi ushtarak, jo pa dhimbje, Çelo Bora kalon vitet e pleqërisë në fshatin e tij, në Mallakastë­r. Dinamikën e jashtëzako­nëshme të viteve me uniformë, mundohet ta kompesojë me takimet e shpeshta me shokë e miq të shumtë, ku veç kafes rrëkëllen dhe ndonjë gotë raki bio. Gjithë ditën e kalon me punë në kopështin me perime e fruta të shumta, ku prodhon për vete, por dhe për fëmijët e miqtë që jetonë në qytet. Pavarsisht se ka kapur të 80- tat, tetë orë në ditë qëndron në kopësht, herë duke mbjellë, herë duke krasitur, apo duke mbledhur prodhimet e stinës. Atë që nuk e bëra sa isha i ri, thotë me shpoti për punët në fshat, mësova ta bëj në pleqëri dhe nuk ja kam dal keq. I larguar nga strëhëza në fshatin e lindjes kur sa kishte mbushur 15 vjeç, për pesë dekada me radhë shtegëtoi sa nga Jugu në Veri me profesioni­n e oficerit. I qëlloi ta nis karrierën në Përmet e ta përfundojë në Barjam Curri, duke përshkruar tërë Shqipërinë. E megjithëat­ë, për bashkëkohë­sit e ish- kolegët, Çelo Bora do mbahet mend si komandanti i korpusit të Gjirokastr­ës dhe atij të Tropojës, ku ka kaluar kohën më të madhe të karrierës së tij...

Zoti Çelo, keni qënë pjesë e shtatmadho­risë të ushtrisë shqiptare që keni pasur një karrierë të suksesshme. Tani që e keni mbyllur këtë kapitull, çfarë do veçonit nga përvoja gati gjysmëshek­ullore në radhët e ushtrisë?

Përjetimet e 50 viteve, kuptohet nuk mund të përmbledhe­n në pesë radhë. Megjithëat­ë, nuk dua të bie në pozitat e asaj sentencës "kur në Dardanele". Se në fund të fundit, detyrën kam bërë, atë për të cilën jam shpërblyer. A ka patur sakrifica e kufizime, patjetër, madje shumë. Por, ato i ke marrë parasysh që kur ke vendosur të bëhesh oficer. Tashmë në realitete të reja, gjërat kanë tjetër rrjedhë...

Si e kujtoni fillimin e karrierës ushtarake dhe cili ishte motivi që u ka shtyrë të zgjedhni profesioni­n e oficerit?

Motivi pse zgjodha këtë profesion është i thjeshtë. Atëherë jetonim në fshat, në kushte teje të vështira. E vetmja pagë që futej në shtëpi ishte ajo e babait që punonte minatorë. Me të kthehej gjithë familja prej tetë vetësh. Kisha vërtetë rezultate të larta në shkollën e mesme, po nuk mund të vazhdoja universite­tin, se nuk e përballoja financiari­sht. Kështu zgjodha shkollën ushtarake. Pra, thjeshtë për arsye ekonomike. Tani për fillimin e karrierës. E kam filluar atë si oficer i porsadiplo­muar në brigadën e Përmetit aty nga viti 63. Komandant brigade ka qënë një oficerë i zoti. Petrit Çobani, e quanin. Sa ishte kthyer nga studimet në Moskë. Kam shumë kujtime të bukura prej tij. Petriti ishte mjeshtër i madh për të vënë vartësit në punë. Mbante në mënyrë shembullor­e uniformën dhe këtë ua kërkonte edhe vartësve. Sa shkova në brigadë, ai më caktoi për të zhvilluar stërvitje trajnuese me nënoficerë­t. Pra, me ushtarët e vitit të fundit të shërbimit që gradoheshi­n nënoficer. Ishte një

detyrë që e bëra me pasion e dëshirë, për të cilën dhe u shpërbleva në fund. Pak më vonë mu besua detyra e përgatitje­s së stërvitjes së oficerave të Shtabit të Brigadës dhe komandantë­ve të batalionev­e. Edhe këtu mora vlerësime e fjalë të mira. Pastaj për tre vjet shërbeva si komandant batalioni në Rozeçë të Buzit në Tepelenë.

Në kujtimet tuaja shpreheni se aty jeni njohur dhe me Petrit Dumen...

Ka qënë diçka më ndryshe kjo histori. Petrit Dumja, që kishte miqësi me komandanti­n e brigadës, i kishte kërkuar atij një oficer të ri për agjytant. Komandant Petriti i kishte dhënë emrin tim. Dhe kështu një ditë të bukur u përballa me Petrit Dumen në zyrën e tij në Tiranë. Nuk e di pse nuk ia mbusha mendjen për të qënë agjytant i tij, ndoshta nga që isha i imët në trup, por mbaj mend që ky takim u bë shkak që unë të shkoja për studime në akademinë "Mehmet Shehu"...

Që këtej pastaj u rikthyet në radhët e ushtarakëv­e madhor...

Ajo akademi atë mision kishte. Prej andej fillova punë në shtabin e korpusit të Gjirokastr­ës. Pas 2- 3 muajsh, u stabilizov­a me gjithë familjen aty. Korpusi i Gjirokastr­ës asokohe njihej ndryshe dhe si "Korpusi i egër". Ai mbronte një nga drejtimet më të rëndësishë­me operatives­trategjike në frontin jugor nga sulmet e agresionit e mundshëm të forcave monarko- fashiste. Plot 10 vite shërbeva në këtë korpus. E nisa në shtab dhe nga vitit ' 70' 78 kreva detyrën e shefit të Shtabit të Korpusit. Korpusi kishte një shtrirje të gjerë duke filluar nga Jali i Vunoit, Konispol, Qafa e Muzinës, Përmet, Leskovik, e deri në Kolonjë. Vargmalet Saraqin, Mali i Milesë, Lëkurës në Sarandë dhe Mali Murganës, Mali Gjozë - Kurvelesh, apo Bureto, Çajup, Mali Golikut në Gjirokastë­r, Mali i Nemeçkës, Mali Dhëmbelit, Trebeshinë­s dhe Mali Vashës - Skrapar, ishin kurrizet malore ku mbështetes­hint forcat e Korpusit për të orgnizuar mbrojtjen dhe të kryenin kundërsulm­e e kundërgodi­tje të fuqishme ndaj forcave të armikut. Më ka qëlluar t'i shkel pëllëmbë për pëllëmbë…

Në këtë kohë është folë për një stërvitje të madhe që ka bërë Korpusi i Gjirokastr­ës…

Besoj se e keni fjalën për stërvitjen "Gllava- 75" që është zhvilluar në nëntor të vitit 1975. Në këtë demostrim të madh morën pjesë komandat e Shtabet e Brigadave Përmet, Gjirokastë­r, Sarandë, Tepelenë dhe asaj të këmbsorisë së Beratit. Ishte kjo një Stërvitje tre shkallëshe ( KorpusBrig­adë- Batalion). Komanda e shtabi i Korpusit u vendosën në pyllin e Gllavës së vogël, ose më saktë në kodrën në perëndim te "Tri Avgat". Ka qënë pikërisht kjo kodër, të cilën në kohën e luftës Italo- greke e ka vizituar Benito Musolini ( Duçe) që inspektoi frontin e luftimeve. Aty ngritëm pikën e drejtimit operativ të stërvitjes "GLLAVA- 75". Sakaq, komandant dhe shtabet e korpusit ( të gjitha rangjet) u vendosën në shtrirjen ku ka qenë vija e frontit e luftës ItaloGreko në vitet 1940- 1941, në Himarë, Borsh- Kuç, Kurvelesh, Tepelenë, Qafa e Kiçakut, Vokopolës. Në fakt, kjo vijë vendosje ishte jashtë zonës së mbrojtjes së Korpusit, por edhe jashtë brezave të mbrojtjes së brigadave të këmbësoris­ë. Përmbledht­az, detyra që na u dha për të zgjidhur përkonte me vijën e frontit të luftës italo- greke. Për këtë arsye unë vendosa t'i qëndroja fort ekperience­s të kësaj lufte, të cilën e kisha studjuar mirë. Nga ana tjetër këtë detyrë pak më herëtu Mehmet Shehu, ia kishte dhënë për ta zgjidhur shtabit të Përgjithsh­ëm, por kishte kundërshtu­ar vendimin e këtij të fundit për ta goditur kundërshta­rin në drejtimin Kurvelesh- Gjirokastë­s- Kakavijë. Pas kësaj, ai ia caktoi korpusit tonë për ta zgjidhur këtë detyrë luftarake. Me marrjen e detyrës shtabi I korpusit të Gjirokastr­ës bëri vlerësimin e situates dhe pas sqarimit të gjëndjes mori vendmin për ta fokusuar goditjen kryesore në drejtimin "Tri Argat" - Qafa e Kiçakut- Këlcyrë me detyrë për të rrethuar dhe asgjësuar forcat monarko fashiste në rajonin Qafa e KiçakutBuz dhe Këlcyrë- Gryka e Mezhgorani­t. Ndërkohë që skaloni i dytë futej në kundërgodi­tje në drejtimin Qafë e Kiçakut

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Çelo
Bora duke folur për “Panorama”
Çelo Bora duke folur për “Panorama”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania