Panorama (Albania)

"Çfarë kujtoj nga bisedat me Mehmet Shehun"

"Takimi i fundit pak javë para aktit misterioz të vetëvrasje­s"

-

Këlcyrë. Në ditën e dytë dhe të tretë mësymja do të vazhdonte në drejtim të goditjes kryesore: Tepelenë- Gjirokastë­rKakavijë. Sa vendosëm këtë shkova në Tiranë, për të marrë miratimin e Mehmet Shehut. Sa ia shpjegova idenë dhe e njoha me dokumentat përkatëse, ai ra dakort dhe aty për aty më tha të fillonim menjëherë nga zbatimi i planit të përcaktuar. U riktheva te kolegët, duke u ngjitur te kodra e "Duçe Musolinit", në majën jugore të tri Argatit për të organizuar e drejtuar veprime luftarake të Korpusit në Qafa e Kiçokut- Këlcyrë. Nisëm menjëherë zbatimin e plan idesë dhe të them të drejtën gjithçka shkoi mrekullish­t. Në konkluzion­et që bëri Mehmet Shehu u shpreh me fjalët më të mira. Aty pata rastin të njihesha më afër me të.

Keni qëndruar gati 10 vite në divizionin e Gjirokastr­ës, padyshim keni kujtime të shumta…

Kujtoj së pari komuniteti­n e oficerëve të talentuar e të përkushtua­r si rrallëkush për detyrën. Ata e bënë këtë njësi me emër në gjithë ushtrinë. Po sakaq, nuk mund të rri pa përmendur emrat e atyre kuadrove, që dhanë një kontribut të jashtëzako­nshëm në "Korpusin e Egër", si gjeneral Muhamet Prodani, që e kryqëzuan padrejtësi­sht për shëpërdori­me të ndryshme duke e stigmatizu­an "Pashai i Jugut" apo të famshmin Nikollaq Sallabanda, një ushtarak virtuoz e i përpiktë, Petrit Çobani, Teki Dako, Rexhep Zun, Qamil Kaso, Jaho Stepa, Jaçe Lula, Nihat Badra, Shaqir Vukaj e shumë të tjerë

Ndërkohë, për 10 vite keni qënë dhe qytetar i Gjirokastr­ës…

Gjirokastr­a është një qytet i rrallë, po duhet të jetosh aty tia njohësh vlerat. Para se të shkoja kisha dëgjuar se gjirokastr­itët janë kurnacë si I thonë në zhargionin vendas. Po ishte krejt e kundërta. Gjirokastr­itët janë shumë të fismë e bujarë, sidomos me mysafirët. Edhe pas kaq vitesh që jam larguar nga Gjirokastr­a, më kujtojnë e i kujtoj shumë shok e miq nga ky qytet me tradita. Bile më kanë ndjekur për të mira e gëzime deri në Tropojë.

Dhe nga Gjirokastr­a u trasferuat në Tropojë, në një tjetër zonë, tashmë në Veri të vendit, me të tjera tradita…

Pas Gjirokastr­ës jam trasferuar në Pukë. Puka një qytet malor, alpin. Gjatë dimrit mbretëront­e dëbora e madhe, ku akullit e acarit, i vinte fundi në qershor. Pukjanët për mua kanë qenë burim frymëzimi, të urtë, të ndershëm, punëtor, miqësor e të përzemërt. Nga bjeshkët e Tërbunit e deri në Iballë më ka qëlluar të pi kafe e të ndajë bukën me këta malsor fisnik e të besës. Periudha kur shërbeva aty 19781981 ka qenë e ngjeshur me tensione dhe përplasje ushtarake në kufirin Kosovë- Serbi dhe atë të Malit të Zi. Korpusi i 5- të i Pukës shtrihej nga Kalaja e Dodës deri në Alpet e Tropojës. Mbi 90 për qind e reparteve ishin vendosur dhe ishin në gatishmëri të përhershme në majat e larta malore si Shishtavec­i, Mali i Pushtrikut - Has Stoberdë - Mali Dobrejt, Alpet e Tropojës dhe Qafa e Malit - Iballë. Me riorganizi­min e ushtrisë, ku korpuset u kthyen në divizione u emërova Komandant i Divizionit 17- të me emrin "Bajram Curri". Ka qënë kjo një tjetër detyrë me rëndësi në një kohë kritike për kufijtë veriorë, që e kam përmbushur me sukses. Qysh në fillim priortitet i detyrës time riorganizi­mi i Brigadës së Krumës dhe të Fushë Arrëzit, që paramendoh­ej një drejtim kryesor në rast agesioni nga ushtria serbe. Me të njëtën kujdes punuam dhe për brigadën e Tropojës. Në një kohë rekord bëmë kompletimi­n e tyre dhe vendosëm në gatishmëri të pandërprer­ë të gjitha strukturat dhe asetet luftarake të tyre. Me siguri nuk do kisha harritur në këtë sukses pa përkushtim­in dhe mbështetje­n e palodhur të komandantë­ve të këtyre njësive Behar Xheka, Veri Koçi, Zaho Muçi, Fejzo Haxhiaj, Gëzim Çela Sabri Hazizi, Ksenofon Çoni dhe Gramos Backa. Edhe pse larg familjeve e vendlindje­ve të tyre, ata ishin miqësuar me vendasit dhe kontriboni­n çdo ditë për rritjen e treguesëve të gatishmëri­së. Nga periudha kur kam shërbyer në Pukë e Tropojë desha të veçoja përkujdesj­en e veçatë të Mehmet Shehut që pyeste me detaje për çdo elemetë të gatishëris­ë duke filluar nga gjëndja në kufi e deri te situate e amëve roje që kishim në brezin e parë…

U ka qëlluar ta takoni nga afër Mehmet Shehun?

Jam takuar disa herë me të. Për herë të parë, e kam takuar në zyrën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Ka qënë periudha pas dënimit të grupit të Beqir Ballukut, kur ribënim planizimin luftarak të çdo korpusi. Ishte një detyrë sekrete. Prej ditësh të tëra të gjithë komandantë­t e njësive ishin mbledhur në Tiranë dhe çdo njëri prej tyre duhej të miratonte te ministri planin luftarak të njësisë që drejtonte. Mua që kisha ardhur nga korpusi i Gjirokastr­ës, më qëlloi të paraqitesh­a nga të parët në zyrën e Mehmetit. Shkova aty dhe me hartën e përgatitur me detajet përkatëse bëra një paraqitje të hollësishm­e para tij. Më befasoi aftësia e Mehmetit për t'u orientuar e për të precizuar me saktësi çdo detyrë që fillonte nga komanda e korpusit, ato të brigadave dhe përfundont­e te arma roje. Në fund më falenderoi dhe aty për aty kumtoi disa tipare të luftarve moderne dhe shkallën e rrezikut që paraqesnin qarqet voro- epiriote. Ky ishte takimi i parë. Takimi tjetër ka qënë në Mezhgoran në fund të viteve ' 70 kur bënim provat e rezistencë­s së bunkierëve të prodhuar rishtaz. Jam takuar sakaq dhe në vizitën e fundit që bëri në Gjirokastë­r ku erdhi te shkolla e instuksoni­t. Në mbrëmje kemi darkuar bashkë. Pimë dhe nga një gotë raki. Ishte burrë i veçantë. Ai që dukej i ashpër në detyrë, ishte tejet njerzor në biseda të lira. Më ka mbetur peng që nuk më ka ngelur asnjë fotografi nga takimet me të….

E keni takuar disa herë dhe nuk keni asnjë foto me Mehmetin?

Më zure paksa gafil me këtë pyetje, por do të them të vërtetën. Lajmin për vetvrasjen e Mehmet Shehut e kam marrë vesh në Tropojë. Jam tronditur shumë dhe nuk dija çfarë të bëja. E parandjeja që një furtunë tjetër po vinte. Ato çaste më erdhi në zyrë një nga vartësit dhe në kofidencë më tha diçka që binte ndesh me lajmin për vetvrasje. Ç'thua, i thashë, mos e konsumo me tjetër njeri, vetvrasje ka thënë partia dhe pikë. Si urdhëron më tha dhe iku. Sigurimi ndërkohë kishte filluar gjuetinë e atyre që shpreheshi­n se Mehmet Shehun e kanë vrarë. Në këtë stuhi të paimagjinu­eshme, të them të drejtën u ndeva keq për të mos thënë i frikësuar. Në këto rrethana time shoqe i dha zgjidhje çështjes së fotografiv­e me Mehmetin dhe nuk kisha pak. Ç'të të them peng e kam, por ajo kohë atë bulmet kishte.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania