Panorama (Albania)

Surprizat e takimit me gjeneralin grek, Andreas Zakupullos

-

Ka qënë korriku i vitit 2005, kur Çelo Bora, ish- drejtusi kryesor i Korpusit të Gjirokastr­ës, është takuar me gjeneralin grek Andreas Zakupullos, ish- komandant i divizionit të Janinës. Ata kanë qënë në të njëjtën kohë përballë njëri- tjetrit. Asokohe, dy armiqë të përbetuar. Takimi ka qënë krejt i rastit, shprehet Çelo, duke kujtuar njohjen e një të afërmit të tij me gjeneralin Zakupullos. U takuam në një lokal midis Spatës dhe Athinës. Në kafe e sipër, gjenerali grek më pyeti se çfarë detyre kisha në vitin 1977. Kam qënë drejtues i Korpusit të Gjirokastr­ës, i thashë, kujton Çelo përgjigjen për Zakupullos­in. Aty për aty ky i fundit është shprehur se dhe ai në këtë periudhë kishte qënë komandant Divizioni në Janinë dhe kujtonte se sa herë që forcat e divizionit të Gjirokastr­ës urdhërohes­hin për gatishmëri apo stërvitje, qoftë edhe me një batalion, i duhej të qëndronte në gatishmëri "non" në zyrë. Ishte ky momenti, tregon Çelo kur i paraqita komandanti­t të Janinës njohjen time për të dhe strukturat që kishte drejtuar në atë periudhë, madje duke specifikua­r repartet që kishte patur në vartësi duke filluar nga regjimenti i parë me disllokim në Janinë, Regjimenti 15- të në Konicë dhe Regjimenti 35- të në Igumenicë. I befasuar nga të dhënat e sakta të mysafirit, Zakupullos pohoi se organikën kot e paskemi mbajtur sekret, se ju e paskeni njohur sikundër e dija unë. Deri këtu, thotë Çelo, biseda rrodhi normalisht, po erdhi një moment që u ndjeva ngusht. Sa e merr pesionin, më pyeti jo pa kërshëri Zakupullos. Aty te 100 euro, ju përgjigja. Pak, shumë pak, shtoi gjenerali grek që gati nuk e besoi. Po ju, e pyeta unë. Marr rreth pesë mijë e pesqind euro, u përgjigj ai. Ndërkohë që shteti si ushtarak i lartë më ka dhënë dhe një sipërfaqe me dy hektarë tokë. Aty ngeca dhe me marifet ndërrova bisedë, duke u kthyer në kujtimet e hershme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania