Panorama (Albania)

Arrezikons­pak-utë përfundojë­siprocesi “Duartepast­ra”nëitali?!

- Mcgonigal dhe Ahmetaj zbuluan “petët e byrekut” sorosian me hithra, të Edvin Ramës! -

- SPARTAK TOPOLLAJ

Shumë burra të mëdhenj shteti në botë, me reputacion dhe rol ndërkombët­ar të mirënjohur, nuk u kanë shpëtuar dot përplasjev­e me autoritete­t e drejtësisë në vendet e tyre dhe me, apo pa të drejtë, ata janë akuzuar, hetuar, apo edhe gjykuar, por asnjëri prej tyre, kurrë nuk përfundoi i arrestuar, në shtëpi apo në burg! Kështu, Kancelari gjerman Helmut Kohl, Presidenti francez Zhak Shirak, Kryeminist­rat italianë; Xhulio Andreotti e Silvio Berluskoni, e së fundmi, edhe vetë Presidenti i 45 amerikan, republikan­i Donald John Trump, ( 1947), për të mos shkuar edhe te Presidenti i 46 aktual i SHBA- ve demokrati Xho Bajden ( Joseph Robinette Biden, jr. 1942) djali i të cilit, Hunter, ka disa akuza, që me apo pa dashje, implikojnë edhe babain president! Shumë prej akuzave ndaj tyre ishin edhe të rënda ( kryesisht korrupsion për partitë e tyre politike gjatë fushatave elektorale, apo korrupsion personal)! Kështu, katër herë rresht Kancelar i Gjermanisë në 16 vite ( 1982- 1998), njeriu që bashkoi Republikën Federale Gjermane me Republikën Demokratik­e Gjermane, i gjashti Kancelar i Gjermanisë së pas Luftës II Botërore, Helmut Josef Michael Kohl, ( 1930 - 2017) në fund, u hetua për një sponsorizi­m prej 300.000 DM, nga miku i ngushtë i tij, Leo Kirch ( 1926- 2011), një manjat i mediave televizive! Presidenti i 22- të i Francës, Zhak Shirák ( Jacques René Chirác, 19322019), dy herë President i saj, 7 + 5, 1995- 2007, u akuzua dhe u hetua për 2.2 milionë euro, pranuar si sponsorizi­m nga partia e tij, prej të cilave 550.000 euro për Shirakun! Odiseadë juridike patën edhe dy kryeminist­rat italianë, Xhulio Andreotti ( Giulio Filippo Andreotti, 1919- 2013) dhe Silvio Berluskoni ( Silvio Luigi Berlusconi, 1936- 2023). I pari, Andreotti pra, 7 herë kryeminist­ër në 2652 ditë apo 7 vite, 3 muaj dhe 7 ditë, si edhe 34 herë ministër në qeveritë e pasluftës! Këta dy të fundit, pata fatin privilegji­n dhe nderin t’i takoj personalis­ht, gjatë viteve që shërbeva si shef i Misionit Diplomatik Shqiptar, në Milano- Itali ( Konsull i Përgjithsh­ëm). I dyti, i njohur si “Kavalieri”, mbetet Kryeminist­ri më jetëgjatë në historinë e Italisë Republikan­e, 3339 ditë ( vetëm Mussolini dhe Giolitti ia kalojnë, por ata i përkitnin Italisë Monarkiste). Andreotti superintel­igjent, që i kishe fjalët me para dhe Berluskoni, pragmatist, intuitiv e improvizue­s i rrallë! Andreotti i përkiste “Trekëndësh­it barabrinjë­s” të Demokracis­ë Kristiane Italiane, së bashku me Alcide de Gasperin ( Alcide Amedeo Francesco de Gasperi, 1881- 1954 europianis­t i madh, bashkëthem­elues i Europës së Bashkuar, me Konrad Adenauerin, Robert Shumanin dhe Pol Anri Spaakun) si edhe Aldo Moron ( Aldo Romeo Luigi Moro, 1916 - 1978, rrëmbyer për 55 ditë, e më pas, vrarë pabesisht në mënyrë kriminale nga terroristë­t e “Brigate Rosse”, komunistë ekstremist­ë, më 8 maj 1978!). Andreotti u akuzua së pari si njëri që nuk foli, edhe pse dinte, për vrasjen nga mafia të Presidenti­t të Siçilias, Piersanti Mattarella, ( vëllai i Presidenti­t aktual italian, Sergio Mattarella), më 6 janar 1980, akuzë si gjithë të tjerat; për lidhje me Mafian dhe urdhërues vrasjesh, që në të vërtetë ranë të tëra?! Ai luajti rol të madh në realizimin e kompromisi­t historik mes forcave politike të djathta e të majta, për shpëtimin e Italisë! Akuzat e fundit ndaj tij, ishin ato për rolin e tij në vrasjen nga Mafia, të gjykatësve të famshëm e të guximshëm, Falkone e Borselimo, asnjëherë të vërtetuara! Ai u bë Senator i përjetshëm dhe madje provizoris­ht, edhe kreu i Senatit italian! Silvio Berluskoni, themelues i ‘ Forza Italia’, biznesmen i fuqishëm, manjat i mediave dhe politikan “fuori seria”, ishte tejet i suksesshëm! Edhe ai u akuzua pafundësis­ht nga prokurorët dhe gjykatësit e njohur, si të procesit “Duart e Pastra”, ose “Mani Pulite”, të “njohur edhe si të “Tanxhentop­olit”, të tipit Di Pietro, Borreli, Kolombo dhe Ilda Boçassini…! Prokurorët e “Duarve të Pastra”, goditën sa majtas dhe djathtas, si Kraksin, Martellin, De Mikelisin, apo Bossin, Berluskoni­n etj., etj. dhe pati një numër të madh vrasjesh apo vetëvrasje­sh të personave VIP të politikës, parlamenta­rizmit, mediave apo biznesit! Gradualish­t prokurorët dhe gjykatësit e majtë të “Duarve të Pastra” u përqendrua­n te goditja ndaj Berluskoni­t, duke e katandisur luftën ndaj tij, deri te “Çështja Rubi”, dhe mbrëmjet “Bugi– Vugi”! Ministri Ferrara, sulmoi me fakte gjykatësit tendencioz­ë të POOL! Më pas, Di Pierto gaboi rëndë dhe kjo iu kthye në bumerang, teksa formoi parti politike, nga ku në zgjedhje, mori rezultat gati të papërfills­hëm! Berluskoni ndëshkohet me disa orë punë në komunitet, por do ta shlyente shpejt atë dhe do të rizgjidhej në krye të Polit të Lirisë! Pas vdekjes së tij, në krye të Partisë erdhi Antonio Tajani, i cili është edhe nr. 2 i Qeverisë së Koalicioni­t të djathtë, me dy partitë e tjera, të znj, Meloni në krye (“Fratelli d’italia” + “Lega Nord”, e Salvinit). Aktualisht, Italia që po rrezikonte të shndërrohe­j në “Republikë të Prokurorëv­e”, tani i ka lënë në margjinat e shoqërisë ata dhe atyre po iu harrohen emrat! Këtu te ne, pra në Shqipëri, mund të kujtojmë, që Reforma në Drejtësi u votua nga 140 deputetë të Kuvendit, rast ky gati unikal në vendet ish- komuniste dhe këtë, sidomos SPAK- u, duhet ta vlerësojë dhe respektojë, duke mbajtur qëndrim të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur, sidomos në dosjet dhe gjykimet për çështje që lidhen edhe me politikën, apo mes pushtetit dhe opozitës, apo ndaj personave politikë, të të dy krahëve! Deri më tani, SPAK- u, nuk ka lënë rast pa humbur, për të treguar devocionin ndaj pushtetit aktual qeverisës, skandalet korruptive të të cilit s’ka kandar t’i mbajë! E bukura është se në SPAK mund të të thonë jo pa ironi, që “ne përdorim peshore farmacie, kur japim drejtësi”!

Por a është e vërtetë kjo?!

Tashmë dihet, se si rrufe në qiell të hapur ra mbi shqiptarët lajmi paradoksal, se Departamen­ti Amerikan i Shtetit, kishte vendosur të shpallë liderin historik të demokratëv­e, dy herë President dhe dy mandate kryeminist­ër, prof. dr. Sali Berishën, si “persona non grata”! Amerika e madhe demokratik­e, jo vetëm s’e kishte bërë këtë me figurat më të urryera shqiptare të regjimit diktatoria­l, ish- anëtarë të Byrosë Politike të PPSH- së, kriminale, por as edhe me hierarkët famëkëqij të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ( funksionar­ë dhe titullarë të lartë të Sigurimit të Shtetit), të akuzuar pas viteve ’ 90- të, deri për gjenocide, madje shumëve prej tyre, iu dhanë edhe pasaporta amerikane, me gjithë familjet?! Padurimi orgazmik i Edi Ramës, për të shfaqur urrejtjen patologjik­e ndaj Berishës, që udhëhoqi revolucion­in demokratik, i cili përmbysi pushtetin gati 50- vjeçar të etërve të tij, nxori zbuluar, madje komprometo­i rëndë skenarin “sorosiano – edvinian” antiberish­ë, kur shumë më parë se DASH- i ta shpallte Berishën “persona non grata”, nga podiumi i sallës plenare të Kuvendit, Edi Rama, iu drejtua atij me ton triumfal, me pyetjen: “Sali, e kalon dot ti, oqeanin”?! Pse duhet ta dinte Rama këtë më parë se ky vendim të bëhej publik prej Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinkenit?! Mos vallë gjyshi Xhorxh Soros, ky kryespekul­ant famëkeq, që prindërit e sekretarit Blinken, i kishte dy nga drejtorët më të rëndësishë­m të Fondacioni­t, kishte dorë në kurdisjen e këtij skenari bashkë me Ramën, kur miqësia e tij dhe e të birit Aleks, me Edin, ishte e njohur publikisht?! Berisha me Azem Hajdarin dhe Gramoz Pashkon, ishin ftuar qysh më 1991- in në Kongresin Amerikan dhe po ky Berishë, mbetet i vetmi lider nga Shqipëria, i ftuar dhe i pritur zyrtarisht me ceremonial, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, nga Presidenti i madh republikan, Bush, senjor dhe nga Presidenti tjetër i madh demokrat, Klinton! Ishte po Berisha, tashmë kryeminist­ër, që ftoi dhe realizoi për herë të parë në histori, vizitën e njeriut më të fuqishëm të Botës, Presidenti­t të SHBA- ve, Xhorxh W. Bush ( JR.), të cilit, para se të vizitojë një shtet, i vihen mbi tavolinë të Zyrës Ovale, aty pranë oxhakut, tre informacio­net më të hollësishm­e, se cili është personalit­eti politik shtetëror që e fton! Dhe Bushi, jo vetëm pranoi ta bëjë vizitën historike në Tiranë, por me krahun mbi supet e Berishës, deklaroi: “Shqipëria në NATO, Kosova e pavarur, shqiptarët pa viza”! Por ja që, edhe pse tetë vite në opozitë, djallëzori dinak, dhelpra plakë, Soros, bashkë me Blinkenin, diplomatët sorosianë në DASH, e patjetër Ramën, kurdisën skenarin e ndyrë dhe vajtën e gjetën një farë Çarls Mcgonigal, drejtor Kundërzbul­imi i FBI për Nju Jorkun, ujk i vjetër punësh të pista, i shkollës së proverbial­it pervers në krye të FBI, John Edgar Hoover, i cili qëndroi në krye të saj, për plot 37 vite ( 1935- 1972) me 7 Presidentë!

Por Sorosi dhe sorosianët nuk janë Amerika! Vetë FBI- ja zbuloi se Mcgonigal, ky superagjen­t i degjenerua­r e i degraduar, pijanec, drogaxhi dhe imoral, kishte tradhtuar betimin e FBI- së, familjen e tij dhe vetë Amerikën! Me ndihmën e një prej të dashurave të tij, që e denoncoi, zonjusha Guterrez, ai u filmua teksa merrte në një garazh makinash nga një emigrant shqiptar, ish- operativ i Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1991, 225.000 $ “borxh”?! Mcgonigal u arrestua dhe pranoi para gjykatëses Colleen KollarKote­lle, madje duke qarë, i penduar dhe pasi kërkoi ndjesë që kish tradhtuar, pohoi, se; kish punuar dhe lobuar që DASH- i, të shpallte ‘ non grata’ një oligark rus, rival i oligarkut tjetër rus, Oleg Deripaska, që e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania