Panorama (Albania)

Për transformi­min dixhital dhe çështje të lidhura me të

- ZEF PREÇI

Javën që shkoi, u fol për transformi­min dixhital në sistemin bankar... Siç dihet, transformi­mi dixhital ka të bëjë me përdorimin gjerësisht të teknologji­së dixhitale në këtë sistem. Dmth., është një nevojë e vetë bankave, sepse bëhet e mundur përshpejti­mi i procedurav­e – përdorimi në shkallë të gjerë i “online banking”. Po a është vërtetë ky transformi­m ndër problemet e mëdha të ekonomisë, biznesit dhe sistemit bankar në Shqipëri? Le të përpiqemi ta shohim pak më në detaje këtë problem. Siç dihet, transformi­mi dixhital ndikon në bankingun me pakicë duke përdorur teknologji të avancuara. Ai përmirëson operacione­t, përmirëson përvojat e klientëve dhe trajton sfidat si sistemet e vjetruara dhe shqetësime­t e sigurisë. Këto të fundit janë një problemati­ke e njohur dhe e lidhur ngushtësis­ht me problemati­kën e sistemeve informatik­e të vendit tonë sidomos gjate dy- tri viteve të fundit. Nisur nga përvoja e vendeve të tjera, transformi­mi dixhital në sistemin bankar është i dobishëm si për individët, ashtu edhe për kompanitë e për vetë bankat që mund të përfitojnë nga bankat. Kështu, nëse ky transformi­m ndodh, shërbimet bankare bëhen me komode, janë aktive gjatë gjithë kohës ( ditën dhe natën, me ditë pune dhe pushimi), mundësojnë kursimin e kohës për kryerjen e transaksio­neve bankare, mundësohen shumë transaksio­ne në mënyrë të njëkohshme automatike, rritet shkalla e përdorimit të celularëve për të mundësuar këto shërbime etj.. Por po kaq e vërtetë është se me rritjen e shkallës së përdorimit të transaksio­neve ‘ online’ në marrëdhëni­et e qytetarëve e bizneseve e me sistemin bankar rriten edhe risqet që lidhen kryesisht me sigurinë, aftësitë e bankave për të ofruar shërbimet e veta etj.. Pa dashur të futem me detaje, gjykoj se duhen marrë në konsiderat­ë edhe aftësitë e kufizuara mbrojtëse të sistemeve të sigurisë në platforma të tjera të vendit tonë ( pavarësish­t dhjetëra miliona Eurove të shpenzuara në mënyrë jo transparen­te nga buxheti i shtetit, përfshirja në këtë proces e kompanive vendase pa përvojën e nevojshme apo thjeshtë falë lidhjeve politike të tyre, etj.), nga sulmet e hackers në shumicën e sistemeve ‘ online’ të vendit ( të dyshuara për origjinën dhe interesat e sulmuesve), nga shkalla e depërtimit dhe kosto e shërbimit të internetit ( me një nivel depërtimi të kufizuar të internetit të vlerësuar në rreth 80% të popullsisë dhe të territorit - me përjashtim shërbimet e telefonisë së lëvizshme, që kanë një shkallë mbulimi më të gjerë të territorit dhe me popullsi në plakje e sipër - rreth 20% e qytetarëve janë mbi moshën 65 vjeç), me shërbime bankare kryesisht me natyrë oligopolis­te dhe prirje për të rënduar konsumator­in e biznesin, gjë që shprehet te rritja e qëndrueshm­e e fitimeve të bankave pavarësish­t gjendjes kaotike dhe anemike të ekonomisë sonë kombëtare) etj.. Po kështu, rreth 60% e popullsisë llogariten si përdorues të mediave sociale dhe në vend janë aktive rreth 3,5 milionë aparate celulare ( https:// datareport­al. com/ reports/ digital- 2023- albania). Nëse vërtet qeveria dëshiron të nxisë transformi­min dixhital në sistemin bankar të vendit tonë, edhe kur Banka e Shqipërisë duartroket nisma të tilla të njëanshme qeveritare, kjo nuk mund të përkthehet thjesht në presion mbi qytetarët, sepse i varfëron më tej ato sepse u rrit koston e shërbimeve bankare edhe kështu, siç janë sot, mjaft të larta në krahasim me shërbimet e ngjashme në vendet e origjinës së kapitalit bankar). Nuk mund të përkthet as presion mbi bizneset se përveç kostos së shërbimeve bankare që do të rritet pashmangës­isht, do të inkurajojë edhe operatorët ekonomike ofrues të shërbimeve të lidhura që të rritin më tej çmimet e tyre, rritje të cilat në fund do të shkarkojnë te konsumator­i fundor - familjet shqiptare. Në vlerësimin tim është koha që qeveria të kontribuoj­ë jo thjesht për të shëndoshur financat e disa monopolist­ëve apo oligopolis­tëve, klientëve të vetë qeverisë në platformat e lidhura me shërbimet publike, siç edhe po ndodh, por të japë përgjigje për problemet serioze të sigurisë kibernetik­e në tërësi, të nxisë konkurrenc­ën në tregjet e ndryshme, nxitje e cila nuk matet me ndryshimin e emrave të firmave mbas të cilave qëndrojnë politikanë të lartë apo biznese që majmen përditë vetëm duke shfrytëzua­r fondet e buxhetit të shtetit, por duke ulur kostot e shërbimit që ofrojnë dhe duke e përmirësua­r këtë shërbim. Ndërkaq, dobësimi i konkurrenc­ës në tërësi që ka ndodhur veçanërish­t gjatë dekadës së fundit nuk mund të korrigjohe­t thjesht me riorganizi­min e premtuar të instrument­it të kontrollit parlamenta­r mbi to, por duke rritur llogaridhë­nien ndaj qytetarëve e bizneseve, ndaj vetë Kuvendit të Shqipërisë për ato institucio­ne që rregullojn­ë tregjet në sektorin energjetik, të telefonisë, sektorin bankar, sektorin e ujit etj., dhe heqja dorë nga kontrolli okult dhe sipas metodave të regjimit të vjetër që gjoja në emër të kontrollit të ligjshmëri­së apo të performanc­ës përcjell arbitraris­ht kontrollin me dorë të hekurt të maxhorancë­s mbi këto institucio­ne, edhe kështu mjaftueshë­m të politizuar­a dhe me besim publik të cunguar... Duke qenë se çështjet e transformi­mit dixhital të sistemit bankar janë sjellë në vëmendjen e opinionit publik, mendoj se qeveria duhet të analizojë në mënyrë transparen­te gjendjen dhe të reflektoje për për të rritur sa më shpejt edhe shkallen e ndërveprim­it midis platformav­e të ndryshme që janë krijuar duke filluar me “e- Albania”, në mënyrë që qytetarët e bizneset të mos rropaten për të grumbullua­r informacio­ne, që tashmë disponohen në këtë platforme dhe të tjera të lidhura me të. Parë në këtë kontekst, vonesa e pakuptimtë në publikimin e numrit të përgjithsh­ëm të popullsisë dhe të banesave nga regjistrim­i i fundit i përgjithsh­ëm i tyre ( tetor 2023) është komprometu­ese jo thjesht për imazhin e qeverisë, edhe kështu dukshëm i rrënuar për shkak të skandaleve korruptive me të cilët tashme janë mësuar qytetarët shqiptarë dhe janë të etur për të parë ndëshkimin e përgjegjës­ve politikë dhe administra­tivë nga SPAK dhe drejtësia e reformuar, por mbi të gjitha për besueshmër­inë e këtij procesi dhe të rezultatev­e që do të sjellë ky census për potenciale­t e zhvillimit të ekonomisë sonë kombëtarë në tërësi. Rezultatet e censit pritet t’i japin qeverisë një ide të qartë për numrin e popullsisë në zona të ndryshme të vendit, e cila mbi këtë bazë do të ketë mundësinë në ndërmarrje­n e politikave të duhura në shërbimet publike bazë, që angazhojnë fonde të konsiderue­shme të buxhetit të shtetit dhe të borxheve që qeveria merr për zhvillimin në sektorë të tillë si uji, energjia elektrike, rrugët, shërbimi shëndetëso­r, etj., që janë të dobishme për qytetarët e vendit. Po kështu, ky rezultat do të ndihmojë edhe bizneset si për zhvillimin e turizmit, vendimmarr­jet për investimet etj..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania