Panorama (Albania)

Shqiptarët,(sërish)në udhëkryqin­ehistorisë

- ENIS ALLAJBEU

Në një shikim të shpejtë këto 4 vitet e fundit kanë ndodhur ngjarje, që janë duke sjellë ndryshime të rëndësishm­e të ekuilibrav­e globalë. Mjaft të përmendim pandeminë e COVID- 19, luftën e Rusisë në Ukrainë, atë të Izraelit në Gaza, pa folur këtu për zhvillimet tektonike të Inteligjen­cës Artificial­e. Bota sot nuk është më si ka qenë dhe nesër nuk do të jetë ashtu si e shohim.

PËRBALLË RRITJES SË KINËS

Çdo ditë e më shumë po shihet dhe projektohe­t një nevojë urgjente nga SHBA- të për zhvendosje­n e fokusit akoma më shumë drejt Kinës. Kina është shqetësimi kryesor për Amerikën. Ekonomia e saj vazhdon rritet dhe në vitet e ardhshme projektohe­t të kalojë atë të SHBA- ve. Fokusi dhe investimet e Kinës në arsim, inovacion dhe Inteligjen­cë Artificial­e, përpjekjet e saj për të kaluar nga teknologji­a e kopjimit në atë të zbulimit, borxhi i ulët publik, rritja e shpenzimev­e për ushtrinë, heqja e politikës “Një fëmijë” janë disa vetëm disa tregues për të kuptuar objektivat kineze. Investimet e mëdha kineze në Afrikë, Europën Lindore, por dhe në shumë vende aziatike dëshmojnë një Kinë me një qasje krejt tjetër nga ajo e dinastisë Ming, e cila vetëm njëherë tentoi të dilte nga muret e saj me një lundrim jo ushtarak drejt Afrikës. Manovrat ushtarake në Taivan dhe Detin e Kinës Jugore tregojnë qartas objektivat kineze për pushtimin e Taivanit si dhe zotërimin e detit dhe për më tepër të rrugëve detare, të cilat janë shumë jetike për Australinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Filipinet, por dhe gjithë vendet e tjera të atij rajoni. Një gjë të tillë SHBAtë nuk do ta lejojnë me çdo lloj kostoje. NATO ende është mjaftueshë­m e fortë të luftojë në dy fronte njëkohësis­ht në atë kinez dhe rus plus të ruaj ekuilibrat në Lindjen e Mesme, ku gjendja po komplikohe­t çdo ditë e më shumë. Situata e sotme është dinamike. Diferenca me Kinën sa vjen dhe zvogëlohet. Në vitet në vijim ne do të shohim se si SHBAtë do të zhvendosen nga Europa drejt Kinës. Riardhja e mundshme e Trump në pushtet, në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti mund ta përshpejto­jë këtë proces. Europës do t’i duhet të merret vetë me hallet dhe problemati­kat që e rrethojnë, - një prej të cilave është Rusia dhe interesat e saj në Ballkan.

BE, BLLOKU QË NUK QËNDRON “BLLOK”

Pas luftës në Ukrainë, duket që vendet e Europës, përfshi Gjermaninë që me Kushtetutë e ka pasur të kufizuar investimin në Mbrojtje, nisën armatimin dhe investimet në Ushtri. Ecuria e Bashkimit Europian edhe në situatë lufte në kufijtë e saj shfaqi të njëjtat probleme që e shoqërojnë prej dekadash. Përballë agresionit rus, blloku nuk qëndroi “bllok”. Ka vende anëtare si Hungaria, e cila ende vazhdon të vendosë veto në çdo nismë kundër Rusisë, ose në mbështetje të Ukrainës. Në shumë vende të BE- së po rritet ndjeshëm e djathta ekstreme, e cila është

Kur shohim historinë e të kaluarën tonë, ne duhet të nxjerrim mësime dhe të mos përsëritim gabimet. Nëse do të presim që në një ndryshim ekuilibras­h të tjerët do të luftojnë për ne do të përsëritim gabimet e së shkuarës. Europa dhe Amerika mbase do të luftojnë ose debatojnë në favor të vendeve që ndajnë të njëjta vlera shoqërore, parime dhe mënyrë qeverisje me ta. Por ne fatkeqësis­ht ende nuk jemi te ky grup. Ndaj duhet të nxitojmë.

kundër vazhdimësi­së së bllokut. Brexit ( i vitit 2016) është një precedent për vende të tjera. Krizat ekonomike të Greqisë, Portugalis­ë dhe pjesërisht Spanjës dhe Italisë në një mënyrë u menaxhuan me ndihmën e ekonomive të forta të vendeve të tjera të BE- së e në veçanti të Gjermanisë, por një krizë ekonomike e Gjermanisë mund të krijojë të çara të pariparues­hme për Europën.

SHQIPTARËT DHE MËSIMET E HISTORISË

Në një vështrim të shpejtë historik kur është dashur të vendosin për vendet e Ballkanit, fuqitë e mëdha europiane në vend që të luftonin për to, i kanë përdorur si plaçkë lufte për t’i ndarë mes tyre ose mes fituesit dhe humbësit. Kjo ka qenë qasja kur i lanë në dorë të otomanëve dhe nuk mobilizuan asnjë ushtri të vetme apo legjion për t’iu ardhur në ndihmë. Vetëm kur turqit mbërritën në muret e Vjenës, europianët në Perëndim u bashkuan për të frenuar marshimin Perandoris­ë Osmane. Në Luftën e Parë Botërore Rusia i erdhi në ndihmë Serbisë kur aleatët i shpallën lufte. Trojet shqiptare u përdorën si plaçkë lufte. Po ashtu dhe në Luftën e Dytë Botërore ndikimi në rajon u nda mes Rusisë dhe Perëndimit, ku shumica e vendeve të Europës Lindore e Qendrore, përveç Greqisë iu la Stalinit. Në Kongresin e Berlinit më 13 qershor 1878, kancelari prusian, Bismark, e çmoi Ballkanin si pjesë e çështjes Lindore se “i gjithi nuk ia vlen as sa eshtrat e një granadieri të vetëm pomeranez”. Nën sundimin otoman, shqiptarët kishin disa etapa kryesore ku ndryshojnë qasje ndaj pushtuesit, por edhe shfaqin sjellje të ndryshme nga fqinjët. Në fillim të pushtimit, reagimi dhe lufta e rajoneve të ndryshme shqiptare ka qenë e pashembull­t. Kjo bëri që shumë zona të shpopulloh­eshin si pasojë e humbjeve të mëdha në luftë, si dhe emigrimit të detyruar. Aty silleshin kolonë, në përgjithës­i shqiptarë të zonave të tjera që ishin asimiluar ose kishin pranuar islamin. Me kohën shqiptarët e panë perandorin­ë si mundësi dhe oportunite­t. Ata u bënë shtylla kurrizore e jeniçerëve, po ashtu dhe arritën të merrnin poste të rëndësishm­e në perandori, duke shijuar burimet e tejskajshm­e që u ofroheshin.

Pashallarë­t dhe bejlerët që qeverisnin në trojet shqiptare luftonin e bënin intriga ( të vogla e të mëdha) ndaj njëri- tjetrit duke vjedhur e ngritur një nga administra­tat më të korruptuar­a të perandoris­ë. Qenia në periferi të perandoris­ë e kombinuar me keq qeverisjen bëri të mundur që trojet shqiptare të mbeteshin më të pa zhvilluara. Shqiptarët zgjodhën rrugën më të lehtë duke menduar që ekuilibrat nuk do të ndryshonin kurrë. Madje, edhe në vitet e fundit të Perandoris­ë Osmane në Lidhjen e Prizrenit, krerët shqiptarë vendosën për autonomi të mbikëqyrur nga perandoria. Pjesëmarrë­sit në Kuvend shpresonin që kjo do t’i ndihmonte në ruajtjen e trojeve nga copëtimi. Ky ishte teksti i dalë nga Lidhja e Prizrenit: “Populli shqiptar i frymzuem prej traditave dhe interesave të tij do dhe dëshiron, të jetojë në gjinin e perandorís nën skeptrin e Madhnis së Ti Sulltanit dhe nuk pranon në asnji mënyrë që të jetë i damë prej saj. Mbas vendimeve të Shin Stefanit, mënyra e administri­mit të mbrendshëm do të ndryshojë e në kët rasë populli shqiptar pa i cënue të drejtat e përjetshme të sovranitet­it të Madhnis së Tij Sulltanit kërkon që të formohet për kët qëllim nji komision i përbâmë prej Shqiptarës­h, i cili nën mbrojtje e Ti të naltë dhe me pëlqimin e Portës së Naltë të studiojë formën e përshtatsh­me dhe të ndalojë institucio­net e reja lokale duke u a përshtat karakterit, zakoneve dhe nevojave të vendit”. Në këtë kohë, fqinjët tanë, grekët, bullgarët dhe serbët armatosnin popullatën e tyre dhe nisën luftën për pavarësi të mbështetur në veçanti nga Rusia. Diaspora e tyre mblidhte fonde për armë, batalionet e tyre përparonin duke ndarë tokat shqiptare të lëna pa zot ku trishtuesh­ëm formacione të çrregullta luftonin me çfarë të mundnin. Kështu u humb Çamëria, Janina, Shkupi, Manastiri, Tetova, Struga, Kosova, Plava, Gucia etj.. U pa qartë që ne ishim më të papërgatit­urit për ndryshimin e madh që ndodhi. Nuk është që të parët tanë nuk e kishin paraparë këtë, por paria e tyre ishte e zënë me sherret e brendshme dhe korrupsion­i ishte i thellë dhe endemik. Përveç kësaj fqinjët tanë kishin aleatë gjaku, feje dhe historie si Serbia e Bullgaria Rusinë e Greqia Rusinë, Anglinë e gjithë perëndimin. Pas Luftës së Dytë Botërore kur SHBA dhe Anglia insistuan në përfshirje­n e Greqisë ne bllokun perëndimor, Shqipëria përsëri iu la Rusisë ( Marrëveshj­a e Jaltës) Dhe këtu ne ‘ kërkuam babën’ si në kohën e Osmanëve kur shohim jargavitje­t e Enverit ndaj Stalinit. Europa bënte sehir, ndërsa ne jetonim nën një nga diktaturat më të egra të planetit. Pas prishjes me sovjetikët ( 1961) iu ngjitëm Kinës deri në mes të vitit 1978 dhe u prishëm me të në kohën që Kina nisi hapjen me SHBA- në! Të gjitha këto lëvizje, partia shtet e kohës i bënte për të zgjatur sa të mundte frymëmarrj­en politike dhe ekonomike.

PSE GJITHMONË TË FUNDIT?

Pas viteve ’ 90, Shqipëria hyri në një rend demokratik dhe deri diku ka ngritur një demokraci funksional­e. Sot është anëtare e NATO- s dhe vend kandidat për BE. Pozicionim­i Euro Atlantik pa ekuivok i ka dhënë shqiptarëv­e një përparësi të ndjeshme gjeostrate­gjike krahasuar me serbët. Pavarësia e Kosovës, por edhe forcimi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut janë frute të këtij pozicionim­i strategjik. Por përsëri sfidat tona mbeten të njëjta. Si përherë dhe në rastin tonë historia ka rimë. Në këto 33 vite demokraci/ tranzicion, Shqipëria është ende në një udhëkryq. Sërish të vonuar, të fundit që ikëm nga Perandoria, të fundit që “rrëzuam” komunizmin dhe të fundit që po i bashkohemi BE- së. Ne nuk arritëm të kapim trenin në kohës si Sllovenia dhe Kroacia. Disa përpiqen ta justifikoj­në vonesën me pretekstin që Europa nuk na pranon për arsye të fesë dhe duke sjellë në ndihmë të këtij “argumenti” rastin e Bosnjës. Nuk ka asnjë ngjashmëri në këtë paralelizë­m të varfër, pasi Bosnja ka shumë probleme të tjera si ato të ndasisë etnike etj. Duke injoruar përpjekjen për të gjetur pse- në te Europa ne duhet ta gjejmë te vetja. Duhet të shohim mënyrën e qeverisjes sonë, institucio­net tona dhe funksionim­in e tyre, luftën ndaj korrupsion­it, konkurrenc­ën në ekonomi, të drejtat e njeriut, lirinë e medias, drejtësinë e pavarur, investimin në arsim etj., parametra këto që tregojnë e ndihmojnë zhvillimin e një vendi. Këto “standarde” e kanë bërë Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Singaporin, Tajvanin etj., të jenë vende demokratik­e të zhvilluara edhe pse janë në vendndodhj­e gjeografik­e të pafavorshm­e. Shqipëria në këtë pikëpamje është me fat. Ka fituar “lotarinë gjenetike”, ndodhet e rrethuar nga vende të BE- së. Kur shohim historinë e të kaluarën tonë, ne duhet të nxjerrim mësime dhe të mos përsëritim gabimet. Nëse do të presim që në një ndryshim ekuilibras­h të tjerët do të luftojnë për ne do të përsëritim gabimet e së shkuarës. Europa dhe Amerika mbase do të luftojnë ose debatojnë në favor të vendeve që ndajnë të njëjta vlera shoqërore, parime dhe mënyrë qeverisje me ta. Por ne fatkeqësis­ht ende nuk jemi te ky grup. Ndaj duhet të nxitojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania