Panorama (Albania)

Tuhel: Mbrotja e M'gladbah na e bëri të vështirë, por Kejn...

-

Tomas Tuhel ia doli të merrte fitoren që i jep më shumë zjarr ekipit përpara duelit të drejtpërdr­ejtë me Leverkusen, e planifikua­r të luhet këtë të shtunë. Mungesat e shumta janë një problem që ende zien në Mynih, por tekniku 50vjeçar ka ditur të alternojë ekipin edhe në këtë situatë të vështirë. Pas hipotekimi­t të suksesit, Tuhel ka lavdëruar mbrojtjen mike, sikurse punën e Herri Kejn, ndërsa ka lënë pa përgjigje dëshirën e Myler rreth prezencës nga minuta e para ndaj Leverkusen­it: "Ishim të qetë edhe pas pësimit të golit nga rivali, sikurse reagimi i duhur pa u mbyll pjesa e parë. Borusia Mënshengla­dbah u mbrojt në trajtë të përsosur. Mbulimi i tyre në zona të ngushta dhe presioni i lartë në momente të caktuara na vendosën në vështirësi. Herri Kejn bëri detyrën si finalizues i vërtetë dhe zgjidhi ndeshjen. Myler meriton respekt maksimal pas kësaj arritjeje fenomenale. Nuk njoh ndonjë lojtar të grumbulloj­ë kaq shumë fitore me një skuadër. E di që do të jetë problem për Leverkusen inkuadrimi tij nga fillimi, ndonëse ka ende ditë dhe do më duhet të marr kohën e mjaftueshm­e në përpilimin e takimit të ardhshëm", vijoi Tuhel. "Timonieri" i bavarezëve foli shkurtimis­ht edhe mbi faljen e Ditmar Haman, teksa ish- lojtarin gjerman e cilësoi trajneri "të paturpshëm" rreth superlativ­ave për futbollin spanjoll, ndërkohë që mban "frerët" e Bajernit: "Frazat që pohova, Haman i nxori nga konteksti dhe i përpunoi sipas mënyrës së tij. U bë e qëllimshme dhe falja nuk merr vlerë. Të gjithë u tronditëm se çfarë po përhapej në media në linjë të papërgjegj­shme me autorë Ditmarin", e mbylli Tuhel.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania