Panorama (Albania)

"Myler 500", bavarezi nga një tjetër planet: Radhën e ka Leverkusen­i

Sulmuesi: Pres të jem titullar kundër ' aspirinave'

-

Bajern Mynih mbylli me sukses javën e 20- të në Bundesligë, duke korrur fitoren e radhës, e cila e lë të pandryshua­r diferencën me Leverkusen, teksa "aspirinat" bënë detyrën në transfertë­n e Darmshtad.

Tomas Myler po ashtu e festoi denjësisht triumfin numër 500 me fanellën e klubit bavarez.

NDESHJA

Në këtë ditë të shënuar për Tomas Myler, trajneri i kampionëve të Bundesligë­s, Tomas Tuhel i besoi rolin e titullarit, së bashku me Xhamal Musiala dhe Leroi Sane, ndërkohë në majë të sulmit pozicionoh­ej i zakonshmi Herri Kejn. Goli i parë i ndeshjes edhi pikërisht nga gabimi i Mylerit me autor Elvedi. Manuel Nojer ia pasoi në linjë horizontal­e lojtarit 34vjeçar, por mbulimi i rreptë nga mbrojtja mike bëri që futbollist­i me numër "25" në gjirin e rekordmenë­ve të Gjermansis­ë të gabonte. Gjithsesi vendasit gjetën forcën për të reaguar në 45' e para me talentin Pavloviç, ardhur prej asistit të Mylerit. "Plakushi" bavarez ndikoi pozitivish­t edhe në golin e dytë, me finalizues Herri Kejn, ndërsa De Ligt mbylli llogaritë e duelit në minutën e 86', 3- 1. Tomas Myler në këtë mënyrë "arkëtoji" fitoren numër 500, e ardhur nga 690 prezenca në total, bashkangji­tur me 237 gola dhe 214 asiste. Pas ndeshjes nuk kishte si të mungonin edhe fjalët e protagonis­tit:

MYLER

"Nuk jam adhurues i madh i përvjetorë­ve. Ndjesi e veçantë kur merr fanellë si dhuratë nga klubi me këtë numër fitoresh të jashtëzako­nshme. Tashmë pret Leverkusen në shtëpi dhe do të jetë sërish një atmosferë e zjarrtë edhe me shumë tensione. Të jem realist, pres që trajneri Tuhel të më besojë rolin e titullarit kundër kryesuesve ditën e shtunë. Besoj se do të final

izojmë objektivin, marrjen e kreut. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe jam tepër i motivuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë. I lumtur për afrimet në skuadër përgjatë merkatos së dimrit. Shtimi i forcave në reparte të ndryshme rrit konkurrenc­ë. Lëndimet në masë kanë efekte, ama i kemi përballur mirë. Mjafton ta hedhim vështrimin në ballafaqim­in me Mëshenglad­bah. E nisëm në disavantaz­h dhe më pas e kthyem rezultatin në favorin tonë, kundër një ekipi hermetik në prapavijë. Ekipi meriton vlerësim. Rruga është e gjatë deri në përfundim të sezonit, por mbizotërim­i i frymës pozitive rrit zjarrin në ekip për të shtyrë gjithmonë e më shumë", përfundoi Tomas Myler. Më datë 10 shkurt do të maten forcat mes Leverkusen­it dhe Bajernit në "Bayarena". Në rast fitoreje prej Herri Kejn me shokë, bavarezët do të ngjiteshin në krye të ligës, megjithatë një sukses i mundshëm i të besuarve nga Ksabi Alonso do e zgjeronte akoma më tepër hendekun e pikëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania