Panorama (Albania)

Gabia: Leao totalisht një lojtar tjetër, e dashura nuk më le të shoh Inter- Juve

-

Milani e mori si produkt të gatshëm pasi njeh ekipin dhe Serinë A, por pakkush do të kishte menduar se Mateo Gabia do të kishte të tillë ndikim të ekipit i Piolit. Qe kur është kthyer ka dhuruar vetëm ndeshej cilësore, teksa të shtunën me golin e tij rindezi përmbysjen e kuqezinjve. Mbrojtësi ka dhënë së fundmi edhe një intervistë për televizion­in e klubit.

A është më mirë të fitosh kështu?

Nëse mund të fitojmë në një mënyrë më të lehtë do të ishte më mirë, por gjithsesi është bukur edhe kështu. Fitorja me Frozinonen duhet të na mësojë se duhet të mbajmë vëmendjen gjithmonë lart.

Çfarë ndodhi kur u kthyet?

Asgjë e veçantë: punova si gjithmonë. Kisha luajtur mirë më parë, por më pas ka situata të ndryshme dhe performanc­a e lojtarëve shpesh ndikohet nga rezultatet. Jam i qetë, punoj, gjithmonë përpiqem të jem lojtar më i mirë.

Si e keni ëndërruar golin tuaj të parë në Serie A?

E kisha ëndërruar, por nuk më interesont­e aq shumë se si do të vinte. Unë jam shumë i lumtur. Golin ia dedikoj familjes sime dhe të dashurës, ata kanë qenë gjithmonë pranë meje. Jam

krenar për këtë ekip. Si mbrojtës, a mendoni se po pësoni shumë gola?

9 në 5 ndeshje janë shumë për ne dhe për Milanin, kjo na shqetëson. Kemi folur gjatë javës, gjithashtu për të kuptuar disa nga ndjesitë tona. Tani kemi një javë, duhet ta përdorim për të rregulluar disa gjëra e të luajmë më mirë ndaj Napolit.

Si e gjetët Leaon pas rikthimit tuaj?

Të ndryshuar si profesioni­st: tani është edhe më mbresëlënë­s, kujdeset më mirë për trupin e tij, është shumë më i vëmendshëm ndaj situatave që më parë ndoshta i injoronte. Tani ai është 100 për qind i fokusuar, ai vrapon për të mbrojtur, sulmon përsëri. Rafa është fenomenal.

Jeni të lumtur me këtë fitore?

Të fitosh në këtë mënyrë është gjithmonë e bukur, sepse tregon se jemi të bashkuar dhe nuk ishte e lehtë për ta bërë në një stadium aq të nxehtë, por jemi të lumtur dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë.

Disa gabime, por një zemër e madhe, po apo jo?

Do të shohim se çfarë të përmirësoj­më për të bërë sa më pak gabime, do të punojmë gjatë javës si gjithmonë dhe do të kuptojmë se si të ndryshojmë disa gjëra ndoshta, por le t'i shijojmë këto 3 pikë.

Inter- Juve?

Nuk mendoj se do të shikoj Inter- Juve përndryshe e dashura ime do të më vrasë pasi kemi dy ditë pushim. Preferoj të pushoj, sepse mendoj për futbollin çdo ditë.

Ndeshja e radhës është ajo kundër Napolit. Si e parashikon­i?

E dimë që janë të fortë pavarësish­t renditjes, do të jemi gati të japim gjithçka në fushë siç bëjmë gjithmonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania