Panorama (Albania)

Milani bën detyrën në Frozinone, Pioli: Kemi ritëm titulli

Trajneri: Më intereson skuadra dhe jo e ardhmja ime

-

Milani ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishm­e teksa ka mundur në transfertë me shifrat 3- 2 Frozinonen, në një ndeshje që u komplikua shumë për skuadrën e Piolit deri në minutat e fundit. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Zhiru dhe u duk se do ta kishin të thjeshtë, megjithatë vendësit barazuan ( me Soule) shpejt rezultatin, pasi Leao shkaktoi penallti duke prekur topin më dorë në zonën e tij. Në pjesën e dytë, një kundërsulm i Maxitelit solli përmbysjen e shifrave për skuadrën vendëse, por "djallin" e ktheu në lojë Gabia me golin e tij. Më pas, ishte Pioli ai i cili gjeti zëvendësim­in e duhur duke aktivizuar Joviç në minutën e 80, me serbin i cili pas pak sekondash çoi topin në rrjetë dhe për të vulosur fatin e duelit.

FJALA E TRAJNERIT -

Stefano Pioli ka komentuar paraqitjen e të tijve të cilët dhe një herë arritën suksesin me përmbysje e duke vuajtur. "Niveli do të rritet së shpejti në ligë dhe duhet të rrisim nivelin tonë në të gjitha situatat, si sot te goli i tyre. Në pjesën e dytë Frozinone nuk gjuajti shumë drejt portës sonë. Në fazën e mbrojtjes mund të bëjmë shumë gjëra më mirë, sidomos kur nuk kemi topin në zotërim. Tani le të mendojmë për Napolin dhe të përfitojmë nga një javë e lirë pa angazhime", tha trajneri kuqezi. "Djalli" duket se ia ka marrë dorën këtyre situatave dhe sikur luan më mirë kur i duhet të shënojë më çdo kusht. Lidhur me qetësinë e djemve të tij, tekniku 58- vjeçar tha: "Edhe aq të qetë nuk ishim, por ne kemi besuar gjithmonë. Skuadra ende duhet të bëjë shumë gjëra më mirë. Edhe në ndeshjen e kaluar ne besonim, por nuk ia dolëm. Që nga viti i ri ne kemi qenë shumë afër niveleve të Interit dhe Juves që po shkojnë shumë mirë". FORCA E GO

LAVE - Kur skuadra fiton me golat e sulmuesve dhe falë zëvendësim­eve, një trajner është më i kënaqur." Pykat" nuk po e tradhtojnë Milanin, me Piolin që në deklaratën e tij shtoi: "Zhiru ka shumë cilësi teknike dhe morale. Sonte e shfrytëzua­m mirë lojën një kundër një nga krahët, por duhej ta mbushnim zonë pak më shumë. Në pjesën e dytë e bëmë më mirë. Joviç gjithashtu është

një lojtar vendimtar, i cili nuk po merr shumë minutazh për të luajtur, por që po e përdor atë për të ndihmuar ekipin. Ai është një lojtar cilësor, e kam menduar gjithmonë dhe e inkurajoj çdo ditë. Nuk ishte vetëm meritë e tij, pasi luajtëm një ndeshje ku e nisëm jo fort mirë, por patëm një reagim të mirë karakteri që na dha mundësinë të fitonim".

E ARDHMJA - Diskutimet për të ardhmen e Stefano Piolit kanë qenë temë kryesore gjatë ditëve të fun

dit. Vetë trajneri, pas ndeshjes së fituar 3- 2 ndaj Frozinones ka deklaruar: "Mendoj se emocionet e mia nuk duhet t'i interesojn­ë askujt. Nuk duhet të jetë problem nëse mërzitem apo jo, e rëndësishm­e është që unë, skuadra dhe klubi të jemi të fokusuar tek e tashmja. Ata zëra nuk më prekin. Pastaj në fund të vitit është një klub që vlerëson dhe merr vendime. Jam mirë te Milani dhe këtë e kam thënë gjithmonë duke u përpjekur të jap më të mirën time".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania