Panorama (Albania)

Protesta e radhës, Berisha: Më datën 20 shkurt e gjithë Shqipëria mblidhet në Tiranë

Opozitarët protestojn­ë para kuvendit, hedhin kapsolla dhe tymuese I pranishëm për herë të parë afër banesës së Berishës ishte edhe Bardhi. Salianji: Rama të dorëhiqet. Po vidhet në çdo cep të vendit

- VALENTINA MADANI

Mbështetës të Partisë Demokratik­e protestuan dje jashtë Parlamenti­t me thirrjet për largimin e qeverisë. Forca të shumta policore krijuan kordon sigurie për të mos lejuar protestues­it të kalojnë në oborrin e Parlamenti­t.

Protestues­it hodhën kapsolla dhe mjete piroteknik­e drejt forcave të policisë. Ndërkohë, disa metra më tutje janë deputetët e opozitës që në derën e Parlamenti­t po përplasen me punonjësit e Gardës pasi nuk lejohen të hyjnë brenda sallës plenare për shkak se 19 prej tyre janë të përjashtua­r. Kjo është protesta e parë e mbështetës­ve të PD- së për këtë vit. Deputeti demokrat Ervin Salianji u bëri thirrje protestues­ve të opozitës para Parlamenti­t që të përballen me Kryeminist­rin Edi Rama. Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se deputetët e opozitës u penguan të futen brenda Parlamenti­t me urdhër të Kryeminist­rit. “Me shumë prej jush takohemi pas njëfarë kohe dhe gjithë kohën që ka mbetur duhet ta shfrytëzoj­më duke iu përballur me Edi Ramën. Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në këto vite po bën që në këtë vend mijëra të tjerë që ndjekin nga banesat, të na bashkohen me zemrat e tyre të jenë sot bashkë me ju dhe bashkë me ne. E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në parlament sepse nuk kishte çfarë thoshte kur një prej njerëzve më të afërt të tij, Arben Ahmetaj, tha që kreu i bandës mafioze në këtë vend është Edi Rama. E dëgjuat se si numri 2 i qeverisë tha që ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim dhe shkatërroj­më Shqipërinë zihemi mne njëritjetr­in. A ka gjithë kohës që ne dhe ju bashkë po themi që Edi Rama i ka nënshtruar të gjitha institucio­net? E kishte dhe opozitën deri para pak

kohësh, nuk ka për ta pasur më. A duhet që Edi Rama, të dorëhiqet? Rama ik, Rama ik. Ndërkohë që Edi Rama bllokon me gardë duke e kthyer parlamenti­n si kazermë, në çdo cep të Shqipërisë vidhet”, u shpreh deputeti Ervin Salianji. Kurse deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi se deputetët e PSsë do të shkatërroj­në njëritjetr­in sepse sipas saj, kanë vjedhur bashkë dhe nuk e mbajnë dot peshën e mëkatit që ju kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Gjatë fjalës së saj

në protestën e opozitës, deputetja Zhupa thotë se të gjithë janë të zhgënyer teksa shton se është detyra e tyre që të bashkohen dhe t’i sjellin fitoren Shqipërisë. “Ne jemi si ortek, do t’i marrim para këta banditë. Në atë parlament, ishte frika e fjalëve të Arben Ahmetaj. Siç i tradhtoi ai, ata do të shkatërroj­në njëri- tjetrin sepse kanë vjedhur bashkë dhe nuk e mbajnë dot më peshën e mëkatit që ju kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Të paktën çdo ditë ka 2 protesta

nga grupe të ndryshme interesash. Të gjithë janë të zhgënjyer, është detyra jonë të bashkohemi dhe t’i sjellim fitoren Shqipërisë. Të mbrojmë të drejtat tona. Ne ata nuk na ndalin dot as me polici, as me gardë dhe me ushtri sepse kemi të drejtën dhe zemrat e popullit shqiptar”, - theksoi Zhupa.

PARALAJMËR­IMI

Pas parlamenti­t, protesta e opozitës vijoi në të ashtuquajt­urën prej tyre “rruga e shpresës” afër banesës së ish- kryeminist­rit Sali Ber

isha. I pranishëm për herë të parë afër banesës së Sali Berishës së bashku me protestues­it ka qenë edhe kreu i grupit parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi. I ndodhur në masën “arrest shtëpie”, ish- kryeminist­ri Berisha ka përshëndet­ur mbështetës­it e tij, teksa është shprehur se nuk ka forcë në botë që do të mbrojë simbolet e krimit në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha paralamëro­i protestë tjetër më 20 Shkurt, ditë në të cilën shënohen 33 vite nga rënia e bustit të diktatorit

Enver Hoxha. Ndërkohë, qëndresën e opozitës, Berisha e ka quajtur “beteja e luanit”, për të cilën ka thënë se do të jetë shembja e ngrehinave të krimit. Më tej, kryedemokr­ati Berisha deklaroi se në ditët në vazhdim do të jenë qindra- mijëra vetë që do të ngrihen për të ardhmen e Shqipërisë. “Miqtë e mi kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëv­e të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Të dashur miq, ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile. Me 20 Shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti- tirani, në ditën anti- Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëv­e. 20 Shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës. Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimi­t të shqiptarëv­e janë parlamenti­t Rama- Linda, kryeminist­ria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP- i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit. Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimi­t të shqiptarëv­e para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë. Para luanit të zgjuar të shqiptarëv­e, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit”, - u shpreh lideri dmeokrat Sali Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania