Panorama (Albania)

Protesta, Noka: Rama e ktheu kuvendin në kullë ngujimi të krimit e të bandave

-

Deputeti demokrat, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës u shpreh se Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e Parlamenti­t duke e kthyer këtë të fundit në kullë ngujimi të krimit e të bandave. “Nuk i bëri ballë dot as Enver Hoxha dhe nuk mund t’i bëj ballë as Edi Rama dhe ndaj sot ai i tmerruar urdhëroi bllokimin, urdhëroj që ai që duhet të ishte parlamenti i qytetarëve të kthehet në kullë ngujimi të krimit e të bandave. Urdhëroj që të mos lejohen deputetët e opozitës. Po ku ka Edi Ramë që mund të frenojë dhe mund të ndalojë vullnetin tuaj dhe mund t’ju bëj ballë të gjithë njerëzve të lirë dhe ndaj sot është një ditë e shënuar në aksionin tonë opozitar. Ne sot jemi të gjithë për t’i thën çdo shqiptari çohu sepse sot është dita, o sot o kurrë. Ne jemi këtu për t’i thënë çdo qytetari të lirë të këtij vendi edhe çdo socialisti, bashkohu se beteja jonë nuk është betejë vetëm për vetën tonë por është për Kushtetutë­n, është për pluralizmi­n ndaj bashkohu me ne, është për një drejtësi të pavarur dhe për një shtet normal dhe jo për një drejtësi që përdoret hanxhar në duart e Edi Ramës dhe regjimit për të burgosur opozitën”, - tha Noka. Sipas tij qytetarët shqiptarë e morën mesazhin që duhej nga numri dy i Partisë Socialiste. Ai iu bëri thirrje qytetarëve t’ju bashkohen në protesta pasi opozita është e vendosur të mos ndalojë derisa të kthejë pluralizmi­n e munguar. “Çohuni të luftojmë se bashku t’i kthejmë çdo shqiptari tokën, atdheun, lirinë e shpresën. Ne duhet të vrasim frikën dhe kjo protestë tregon që ju e vratë frikën sepse Sali Berisha është i burgosur politik. Ja ku jemi nuk ka pranga për të gjithë shqiptarët e demokratët. Ne do të jemi këtu dhe asgjë nuk na ndalon në rrugëtimin tonë derisa të kthejmë pluralizmi­n e munguar dhe Shqipërisë dinjitetin, - u shpreh Noka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania