Panorama (Albania)

Vetëm 15 minuta seancë, çfarë ndodhi dje në Kuvend

Deputetët e PD- së kërkuan të hynin në Parlament, u përplasën me Gardën Bardhi, akuza Ramës: Dha urdhër të paligjshëm që deputetët e opozitës të mos futeshin në Parlament. Kjo ndodh vetëm në vendet arbitrar e

- TIRANE

Seanca plenare e ditës djeshme u mbyll pas rreth 15 minutash, mes përplasjev­e dhe tensioneve në sallë.

Deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit, teksa disa prej tyre të përjashtua­r, tentuan të hynin në ambientet e Kuvendit. Në nisje të seancës, deputetë opozitarë edhe pse nuk kanë qenë të përjashtua­r, nuk u lejuan që të hyjnë në Kuvend duke qenë se ishin me grupin e deputetëve demokratë. Disa deputetë të opozitës hynë në seancë plenare dhe janë përplasur me Gardën. Mes tyre ishin Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani, Ina Zhupa. Nën thirrjet “Trup, turp”, deputetët kanë krijuar tension në sallë, duke mos lejuar zhvillimin normal të Parlamenti­t, si dhe patën përplasje me Gradën. Nën thirrjet “turp”, “trup”, ata i j anë drejtuar mazhorancë­s në seancë, p j e s ë e s ë c i l ë s i s h t e edhe kryeminist­ri i vendit, Edi Rama. “Nuk është kazermë kjo”, - thanë deputetët e Partisë Demokratik­e drejtuar punonjësve të Gardës, që nuk i lejonin të hynin brenda në sallën e seancave plenare. “Hajdeni shtyni të hyjmë të gjithë! Të thërrasim popullin të vijë këtu të hyjmë brenda”, - deklaroi deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili tentoi të hynte me forcë brenda Parlamenti­t duke u shtyrë me gardistët. Sekretaria­ti i Etikës ka përjashtua­r 19 deputetë të Partisë Demokratik­e pas trazirave që kishin shkaktuar në komisione parlamenta­re dhe Parlament në seancat e mëparshme. Deputetët e përjashtua­r të PD nga Sekretaria­ti i Etikës më datë 29 janar 2024 janë Ervin Salianji 20 ditë, Albana Vokshi, Sorina Koti,

“Siç e patë, sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunë­tori i Arben Ahmetajt, personi i akuzuar nga njeriu i tij më i afërt si koka e aferës së incenerato­rëve dhe me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancave plenare. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen të futen të ushtrojnë mandatin, që kanë marrë me gjak dhe me djersë në një fushatë ku Edi Rama i vuri përballë krimin e organizuar”.

Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi të përjashtua­r me 10 ditë.

AKUZAT

Kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se i dha urdhër Gardës të mos lejonte deputetët e PD- së për të hyrë në Parlament. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas mbylljes së seancës plenare që zgjati rreth 15 minuta, Bardhi deklaroi se kjo situatë ndodh vetëm në vende autoritare, ku deputetët e opozitës pengohen që të hyjnë brenda Parlamenti­t. “Siç e patë, sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunë­tori i Arben Ahmetajt, personi i akuzuar nga njeriu i tij më i afërt si koka e aferës së incenerato­rëve dhe me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u penguan të futeshin në sallën e seancave plenare. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen të futen të ushtrojnë mandatin, që kanë marrë me gjak dhe me djersë në një fushatë ku Edi Rama i vuri përballë krimin e organizuar. Është e paimagjinu­eshme për një vend anëtar të NATO- s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të kenë mundësi të futen në sallën e seancave plenare. As Garda, as policia që dhunon qytetarët që protestojn­ë sot nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Edi Ramës. Do t’i bashkohem çdo proteste qytetare kundër regjimit autoritar të Edi Ramës”, - u shpreh Bardhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania