Panorama (Albania)

Basha me demokratët: I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit

-

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha takoi dje demokratët e degës 12 në Tiranë, teksa foli për konflikti brenda PD- së. Sipas tij, demokratët inj oruan thirrjet për përçarje dhe nuk u bënë pjesë e konfliktit. Ai përmendi se shqiptarët janë ngopur me fjalët boshe të kësaj qeverie, ndërsa u shpreh se ata duan shpresë. Basha theksoi se betejën nuk e bëjnë për veten e tyre, por për fëmijet e Shqipërisë dhe për të ardhmen e tyre. “Nuk e kuptonit dhe me të drejtë furinë e sulmeve ndaj jush dhe një nga pyetjet apo nga çështjet që diskutuam së bashku: çfarë do të bëjmë në një situatë të këtillë? Si do të ruajmë Partinë Demokratik­e dhe shpresën për një Shqipëri ndryshe. Dhe dikush në atë sallë tha, duke ndezur një shkrepëse, pastaj dy, pastaj tre, duke e çarë errësirën, duke e bërë që njerëzit ta kthejnë kokën aty ku ndizet dita dhe duke bërë që gjithëkush të dojë të jetë pjesë e kësaj drite, e kësaj flake shpresë. Dhe këtë bëtë në degën 12, këtë bëtë ditë për ditë. I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit. Dhe mbi të gjitha nuk lejuat që flaka e shpresës të venitej, duke e rindërtuar edhe degën 12 seksion për seksion. I kemi sytë plotë gëzim sepse kemi gëzim para syve tanë. Kemi të rinjtë e degës 12 para syve tanë, forumi rinor ndër më aktivët jo vetëm në Tiranë, por në Shqipëri. I kemi edhe si kujtesë sepse nuk e bëjmë betejën për veten tonë, nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për trashëgimi­në politike të Partisë Demokratik­e, por e bëjmë për fëmijët e Shqipërisë e bëjmë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, sepse ne besojmë se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe që nuk do të vazhdojë me errësirën e sotme, por hap pas hapi do ta kthejmë në dritën e shpresës në sytë e çdo prindi dhe çdo shqiptari. Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë”, theksoi Lulzim Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania