Panorama (Albania)

“Xhaçka”, Kryetarja Zaçaj: Po vënë në dyshim zbatimin e vendimit të Kushtetues­es

“Vendimet e GJK janë të formës së prerë dhe janë përfundimt­are” GJK rrëzoi Kuvendin e pranoi padinë e Alibeajt, duk e shpallur si antikushte­tues vendimin e PS- së për të mos e çuar në GJK legjitimit­etin e mandatit

- VALENTINA MADANI

Kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e, Holta Zaçaj, shprehu dje shqetësimi­n për moszbatimi­n e vendimit të GJK- së, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Zaçaj theksoi se vendimi i gjykatës është vënë në pikëpyetje nga qeveria dhe Kuvendi, që sipas saj, është e paimagjinu­eshme që të ndodhë në një shtet ligjor. Ajo bëri të qartë se vendimet e GJK janë të formës së prerë dhe përfundimt­are. GJK rrëzoi Kuvendin për Xhaçkën dhe pranoi padinë e grupit të Alibeajt, duke shpallur si antikushte­tues vendimin e PS për mos ta çuar në GJK legjitimit­etin e mandatit të deputetes. “Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e është e paimagjinu­eshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetues­es janë të formës së prerë dhe janë përfundimt­are. Do të thotë që ato janë të zbatueshme. Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetues­e. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, - theksoi Zaçaj. Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shprehet me patjetër për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo pasi, Gjykata Kushtetues­e, pas shqyrtimit të dy padive të ngritura nga Partia Demokratik­e, e detyron Kuvendin që të shprehet mbi këtë çështje. Kushtetues­ja ka vendosur pranimin e dy kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratik­e, të ndarë në dy grupe duke shfuqizuar raportin e Këshillit të Rregullore­s. Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituat­a nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetues­e.

PAKTI PËR EMIGRANTËT DHE “BELERI”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e, Holta Zaçaj, u pyet edhe për marrëveshj­en Rama– Meloni për emigrantët, për të cilën GJK dha “OK”. Zaçaj është shprehur se vendimi është duke u punuar, por me atë që është bërë publike deri më tani, sipas saj shteti shqiptar vijon të ketë juridiksio­n lidhur me zonat ku do të ndërtohen kampet. “Vendimi është duke u punuar. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksio­n. Thamë që përgjegjës­ia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, nuk mohuam përgjegjës­inë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksio­nin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në bazë të se drejtës ndërkombët­are. Ajo që ne thamë në kuptimin e juridiksio­nit të dyfishtë apo ekstraterr­itorial që lind, ne këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh, marrëveshj­a futet në hierarkinë e normave. Është e vendosur në një rang hierarkik nga vetë Kushtetuta. Konventa europiane e të drejtave të njeriut është në nivel kushtetues. Në këtë kuadër juridiksio­ni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim”, - tha Zaçaj. Kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e, u pyet nga gazetarët e pranishëm edhe për ankimin e kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës

Fredi Beleri. Zaçaj tha sa Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen në shtator, ndërkohë që gjykata është ende te dosjet e majit. “Në lidhje me Belerin, dua t’ju vej në dijeni, se Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare, në shtator. Ne nuk kemi filluar ende. Jemi duke shqyrtuar çështje të majit. Është duke iu përgatitur. Në Gjykatën Kushtetues­e në momentin që bëhet gati dhe relatori është gati, merret në zbatim. Në këtë çështje nuk më rezulton të kërkesë për përshpejti­m. Dy kërkesat e tjera janë paraqitur 1 dhe 10 janar dhe nuk janë marrë ende në shqyrtim”, - tha Zaçaj.

DOSJET

Kryetarja e GJK informoi se institucio­ni që ai drejton, nuk ka dosje stok, ndryshe nga sa ndodh në gjykatat e tjera. Në analizën vjetore të gjykatës Kushtetues­e, Zaçaj, u shpreh se gjatë vitit 2023 janë regjistrua­r 452 kërkesa. “Shqyrtimi rezulton me kohëzgjatj­e afro 8 muaj, 452 kërkesa ishin në total në 2023, ku 367 kërkesa të regjistrua­ra në vitin 2023 dhe 85 kërkesa ishin të mbartura nga viti 2022. Në vitin 2023 u regjistrua­n 452 kërkesa në Gjykatës Kushtetues­e. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetu­ra si gjykatat e tjera. Kemi pasur 6 vendime, të cilat janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizata­t, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash. Në vitin 2024 janë mbartur 93 çështje nga viti 2023”, tha Zaçaj. “Trupa gjyqësore e plotësuar ka trajtuar çështje të rëndësishm­e. Parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëri­a, transparen­ca dhe eficienca. Duke u kujdesuar dhe angazhuar për të respektuar afatet procedural­e dhe dhënies së argumentim­eve të vendime, gjykata ka synuar cilësinë e vendimmarr­jes”, - tha Zaçaj. Zaçaj vuri në dukje se buxheti nuk ka qenë i pamjaftues­hëm. “Gjykata ka bërë përpjekje të vazhdueshm­e për përmbushje­n e objektivav­e me qëllim dhënien e një drejtësie funksional­e. Në kushtet e një buxheti të panevojshë­m gjykata mori nisma konkrete për përmirësim­in, miratimin e rregullore­s për funksionim­in e administra­tës, rregullore­n për komunikimi­n e gjykatës me median dhe ridimensio­nimi i marrëdhëni­et me të dhe publikun”, - tha Zaçaj. Ajo përmendi se “Sot rroga e gjyqtarit në GJK është 390 000 lekë bruto, 290 000 lekë neto, e krahasuesh­me me gjyqtarin e gjykatës së shkallës së lartë, pra e krahasuesh­me. Dhe sipas piramidës ne duhet të jemi gjyqtarët më të paguar. Vendimet kushtetues­e kanë përgjegjës­inë më të madhe”.

 ?? ??
 ?? ?? Kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e, Holta Zaçaj
Kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e, Holta Zaçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania