Panorama (Albania)

Nga Kosova në Shqipëri, sekuestroh­en 203 kallëpe eksploziv tek Ura e Gjolës

Gjashtë persona në pranga e 2 në kërkim janë rezultatet e dy operacione­ve antieksplo­ziv në kryeqytet, lënda për grupet kriminale

- TIRANË

Dy operacione antieksplo­ziv kanë sjellë në pranga disa tregtarë dhe t r a n s p o r t u e s , njëherësh edhe autorët e shpërthimi­t që ndodhi pak ditë më parë në një zyrë noterie në Tiranë.

Të dhënat e operacione­ve i ka bërë me dije vetë kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, i cili ndër të tjera ka theksuar se tregtarët janë shtetas shqiptarë të Kosovës, ndërkohë që tre të arrestuari­t për vënien e lëndës shpërthyes­e te zyra noteriale janë nga Shqipëria dhe se ka dyshime të arsyeshme se ata janë paguar për të kryer aktin e rëndë kriminal. Kryepolici pasi tregoi emrat e autorëve të asaj ngjarjeje theksoi se janë vënë në pranga edhe tre shtetasit nga Kosova, të cilët janë kapur në Urën e Gjolës, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtuesi i Policisë së Tiranës bëri me dije se gjatë këtyre 2 operacione­ve u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderue­shme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale.

Për të dyja rastet, autorët janë vënë në pranga. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4- mujore, në drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Si rezultat i mirorganiz­mit të punës në kuadër të operacioni­t policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkëlqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë. Gjithashtu, gjatë operacioni­t u sekuestrua­n 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestrua­r edhe 3 celularë dhe 1 automjet. Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, j anë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestrua­r 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat j anë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariat­it të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse. Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit: Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër; Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës; Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas. Shtetasit e mësipërm, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive. Nga veprimet hetimore të deritanish­me ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania