Panorama (Albania)

Avokati i Popullit gjen shkelje në Komisariat­in e Malësisë së Madhe

-

Drejtoria e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim­in e Torturës, në një inspektim të kryer në tetor të vitit të kaluar në Komisariat­in e Policisë ‘ Malësi e Madhe’ ka hasur shkelje. “Grupi i punës ka analizuar të gjitha aspektet e trajtimit të personave të shoqëruar, përfshirë ambientet e shoqërimit, zyrat e oficerëve të policisë gjyqësore, regjistrat dhe dokumentac­ionin. Gjatë procesit të inspektimi­t, u evidentua se oficerët e policisë gjyqësore mbajnë të ekspozuara në zyrat e tyre sende, që mund të përçojnë ndjesi të dhunës psikologji­ke dhe fizike te personat e shoqëruar, ndërkohë që veprimet procedural­e me shtetasit, në mungesë të ambiente të veçanta të intervisti­mit, kryheshin në zyrat e punës së oficerëve të Policisë Gjyqësore, të cilat nuk ishin të monitoruar­a me kamera”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Avokatit të Popullit. Gjithashtu, gjatë inspektimi­t Avokati i Popullit konstatoi se mungonte një magazinë e veçantë për administri­min dhe ruajtjen e provave materiale, e cila është e nevojshme për respektimi­n e procedurav­e standarde. “Sendet e ruajtura në dhomat e oficerëve të policisë gjyqësore përbënin një shkelje serioze. Ndërkaq u vërejt se regjistri për evidentimi­n e të dhënave për personat e shoqëruar nuk ishte i tipit “Model nr. 13 , siç kërkohet nga procedurat standarde. Kjo gjë ka sjelle për pasojë një shkelje të rëndë të rregullave që ka cenuar respektimi­n e të drejtave të personave të shoqëruar”, vijon njoftimi. Përfaqësue­sit e Avokatit të Popullit konstatuan po ashtu mungesën e një regjistri për të miturit në konflikt me ligjin, i cili nuk ishte plotësuar dhe evidentuar sipas rubrikave të nevojshme, si dhe mungesën e një regjistri për evidentimi­n e kërkesave dhe ankesave të personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar, siç parashikoh­ej në ligjin për Policinë e Shtetit. Gjatë inspektimi­t u zbulua se procesverb­alet e shoqërimit ishin të paplotësua­ra dhe të panënshkru­ara nga oficeri i policisë gjyqësore që kishte kryer veprimet, duke cenuar rëndë procedurat e punës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania