Panorama (Albania)

Operacioni në 5 shtete, bllokohen mbi 200 llogari bankare, pranga 67 trafikantë­ve

SPAK njoftoi se u kyçen 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete e 19 pasuri të paluajtshm­e, por nuk identifiko­hen pasuritë

- TIRANË

Një megaoperac­ion ndërkombët­ar antidroge ka çuar në pranga 67 persona, mes të cilëve shumica janë shqiptarë.

Operacioni i një sërë policish ndërkombët­are mësohet se është shtrirë edhe në Shqipëri. Por përveç vendit tonë është ndërhyrë edhe në Holandë, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Britani e Madhe. Rrjeti i drogës, sipas drejtuesve të operacioni­t trafikonte heroinë, kokainë dhe hashash dhe gjithnjë sipas tyre, për të fshehur mallin përdoreshi­n makina me dysheme të dyfishtë. Nga materialet që përbëjnë dosjen e hetimit italian, aty ku ishte edhe baza e këtij operacioni, mësohet se njeriu “kyç” në trafikun e drogës në Europë, është një i ri me emrin Kledion Muçollari, i cili nga Holanda trafikonte kokainën, ndërsa Shqipëria dhe Spanja ishin “hambarët” e tij të hashashit dhe të marijuanës. SPAK dje, me anë të një njoftimi ka bërë me dije disa detaje që lidhen me sekuestrim­in e pasurive të këtij grupi kriminal në vlerën prej afro 5 milion eurosh. Por Prokuroria e Posaçme nuk bën me dije se kujt i përkasin konkretish­t këto prona dhe aq më tepër se në çfarë rrethesh janë kryer sekuestrim­et. Operacioni sipas tyre është koduar ‘ Muratori’ dhe hetimet nga italianët kanë nisur që në vitin 2021, në kohën kur agjencitë ligjzbatue­se në vendin tonë bënin me dije se nuk kultivohej asnjë rrënjë hashashi dhe kanabisi në Shqipëri. Hetuesit italianë faktojnë me përgjime ambientale dhe me biseda telefonike mes trafikantë­ve se ata kanë transportu­ar drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Bëhet fjalë konkretish­t për këto grupe kriminale që sipas SPAK janë goditur edhe ne qershorin e vitit që lamë pas.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK

Prokuroria e Posaçme ( SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon operacioni­t të koduar “Muratori”, hetimet për të cilin kanë nisur që në vitin 2021, duke sjellë më pas arrestimin e 21 personave në Shqipëri në qershor të vitit 2023. Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se falë bashkëpuni­mit me autoritete­t italiane dhe Eurojust, ditën e sotme janë sekuestrua­r pasuri me vlerë 5 milionë euro ndërsa janë arrestuar 67 persona në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ndaj 12 të tjerëve në Itali janë marrë masa të tjera ndaluese. Lidhur me këtë operacion, në Shqipëri janë sekuestrua­r: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshm­e. “Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 270 i vitit 2021, regjistrua­r për veprat penale të “Trafikimi i narkotikev­e”, kryer në formën e posaçme të bashkëpuni­mit atë të grupit të strukturua­r kriminal, “Grupi i strukturua­r kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 28/ 4, 283/ a, 287, 333/ a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroris­ë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetës­imin e EUROJUST.

Autoritete­t italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetje­n e Eurojust- it dhe Europol- it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandalue­se në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrim­in e një sasie narkotikës­h me vlerë prej 2.7 milionë eurosh”- saktëson SPAK. Po ashtu SPAK bën me dije se dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacioni­t për të mbështetur autoritete­t kombëtare me masat e tyre hetimore. Operacioni u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetje­n e autoritete­ve të mëposhtme: Itali:

Zyra e Prokuroris­ë Publike të Firences; Korpusi i Karabinier­ëve me mbështetje­n e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar Policor; Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsion­it ( SPAK); Policia e Shtetit; Agjencitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

ROLET E SHQIPTARËV­E

Zbardhen rolet e disa prej shqiptarëv­e të arrestuar në kuadër të operacioni­t të koduar “Muratori’ në Itali ndërmarrë pas hetimeve të drejtorisë së antimafies italiane në Firence në bashkëpuni­m dhe me autoritete­t italiane. Njëri grup siguronte kokainën në Holandë ndërsa hashashin dhe marijuanën në Spanjë dhe Shqipëri. Grupi drejtohej nga Kledjon Muçollari ndërsa bashkëpunë­tori i tij i ngushtë ishte Ervis Vangjeli nga Vlora. Në dosjen e antimafies thuhet se ky grup aktiviteti­n e tyre kriminal e kanë kryer në Firence nga dhjetori 2019 deri në nëntor 2021. Kledjon Muçollari akuzohet si organizato­ri koordinato­r dhe drejtuesi. Ai merrej me sigurimin e kokainës në Holandë, hashashit dhe marijuanës në Spanjë dhe Shqipëri, duke mbajtur kontakte me furnizuesi­t e këtyre drogave dhe importimin e mëpasshëm në Itali, duke marrë pjesë gjithashtu në rishitjen e mëvonshme në Itali. Ervis Vangjeli akuzohet se ishte bashkëpunë­tori përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me klientët e kokainës në territorin italian, dhe ndiqte direktivat e Kledjon Muçollarit dhe duke kryer drejtpërdr­ejt dërgesat dhe transporti­n e mallrave.

PËRGJIMET

Në përgjimet ambientale të bërë nga policia italiane rezulton se krahu i djathtë i Muçollarit është Ervis Vangjeli, i cili kishte detyrat kryesore si kujdesi ndaj kli

entit, dhe koordinimi i grupit në mungesë të bosit. Edhe gjatë kohës që Muçollari ndodhej në Shqipëri për pushime, aktiviteti kriminale vijonte normalisht, pasi ai jepte udhëzime në celular dhe Vangjeli i zbatonte në terren. Në vetëm dy episode të fillim korrikut të vitit 2020 është provuar nga policia italiane përfshirja e këtyre personave në trafikun e narkotikëv­e. Gjatë korrikut të 2020- s Muçollari i dërgon një mesazh zanor “ushtarit” të tij, Ervis Vangjeli, duke i lënë porositë për klientët, por edhe për tu kujdesur për paratë. “Punën dërgoje fillimisht tek ai djali ku kemi edhe atë tjetrën “Ani Kuçin”, ose nëse do, çoje tek Ana, për tani, më pas e çon tek ai djali, ose si të duash vendose ti. Përse mendoj se nuk është mamaja e Anës, dhe nuk dua që të ndodhë ndonjë gjë. Megjithatë vendos ti. Pastaj më trego sa para janë. Ke marrë ndonjë lek mbrëmë?”, ky është mesazhi që Muçollari i dërgon Vangjelit. Sipas prokuroris­ë së Firences droga është transportu­ar me një makinë tip Hunday 130, dhe më pas është marrë nga një ‘ Opel’, shkëmbimi është kryer në 2 korrik të 2020. Gjithashtu sipas prokuroris­ë në përgjimin ambiental të bërë gjatë shkëmbimit të mallit, Mark Lisi i ka dërguar një mesazh zanor Ervis Vangjelit ku i thotë: “Puna shkoi mirë, paratë i morëm. Gjithçka në rregull”. Ndërkohë, ka pasur një tjetër komunikim mes Mark Lisit dhe Ervis Vangjelit, ku del sërish në skenë emri i Kledion Muçollarit, të cilit i referohen me nofkën “Bossi”. Komunikimi mes Markut dhe Vangjelit është deshifruar ku veçohet: “Ervis, ne presim shkërdhata­t, kurse shefi është mbi varkë” ( i referohet Kledion Muçollarit, i cili ndodhet me pushime në Shqipëri).

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania