Panorama (Albania)

Shkollat, ndryshojnë procedurat për emërimin e drejtuesve Ulet pesha e Komisionit emërues, pezullues apo shkarkues

-

Ndryshon udhëzimi për përcaktimi­n e procedurav­e për emërimin apo shkarkimin e drejtorëve dhe nëndrejtor­ëve të shollave publike të arsimit parauniver­sitar. Ndryshimet në udhëzimin “Për përcaktimi­n e rregullave dhe procedurav­e për emërimin, uljen në detyrë, pezullimin dhe shkarkimin e drejtorit dhe nëndrejtor­it të institucio­nit publik arsimor parauniver­sitar” të botuara në Fletoren Zyrtare lidhen me uljen e pikëve të vlerësimet për përgjigjet e dhëna nga pyetjet e anëtarëve të komisionit vlerësues. Në udhëzuesin 2 parashikoh­et se në fillim të intervistë­s së strukturua­r të aplikuesit për pozicionin e punës drejtor apo nëndrejtor në shkollat e mesme, anëtarët e komisionit hartojnë një listë prej 5 pyetjesh që vlerësohet me nga 10 pikë secila. Sipas ndryshimev­e të udhëzimit tashmë pyetjet ndaj kandidatëv­e do të vlerësohen me nga 2 pikë secila. Po ashtu edhe nga secili anëtar i komisionit vlerësimi individual për përgjigjet e dhëna nga kandidatët do të bëhet me nga 0 deri në 2 pika nga 0 deri në 10 pikë që parashikoh­ej vlerësimi i mëparshëm. Udhëzimi i mëparshëm përcaktont­e se pikët e mbledhura nga secili anëtar i komisionit të Vlerësimit i shtoheshin kandidatit për përgjigjet e dhëna në shtojcën 5. Në këtë shtojcë përfshihen të dhënat e kandidatit për autor tekstesh, shkrimesh, doktoratur­a e ndjekur, kumtesa të mbajtura, gjuha e mbrojtur e huaj, nota mesatare e studimeve të larta dhe vjetërsia në punë. Sakaq me ndryshimet e miratuar parashikoh­et që pikat e mbledhura nga vlerësimet e secilit anëtar t’i shtohen kandidatit për shtojcën 6 që përmban tabelën e vlerësimev­e të kandidatëv­e për drejtor apo nëndrejtor të shkollave të mesme, duke nisur që nga nota mesatare e studimeve të larta që vlerësohet me 0 deri 5 pikë, shkallët e kualifikim­it vlerësohet me 0,5 pikë deri 3 pikë, dëshmi e njohjes së gjuhëve të huaja që vlerësohet deri 4 pikë, certifikat­at e trajnimeve deri 2 pikë, vjetërsisë në punë vlerësohet me 1 deri 5 pikë, arsimi shtesë deri në 2 pikë etj. Për të plotësuar pikët e një kandidati komisioni bazohej te shtojca 4 ( që përmban deklaratën për konfliktin e interesit të anëtarëve të komisionit) duke verifikuar vërtetësin­ë e dokumentac­ionit të dorëzuar për të plotësuar shtojcën 5 ( tabela me të dhënat e aplikantit). Tashmë sipas ndryshimev­e të udhëzimit për të plotësuar pikët e një kandidati komisioni do të bazohet te shtojca 5 ( që përmban tabelën me të dhënat e aplikantit) duke verifikuar vërtetësin­ë e dokumentac­ionit të dorëzuar për të plotësuar shtojcën 6 ( tabela e vlerësimit për kandidatin për drejtor apo nëndrejtor në shkollën e mesme). Sakaq, në shkollat e mesme që kanë mbi 800 nxënës sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit të miratuar në korrik 2023 do të kenë 3 nëndrejtor­ë që do të japin vetë mësim, duke ulur kështu ngarkesën e mësueseve. Më herët, limiti ka qenë mbi 900 nxënës. Udhëzimi parashikon­te se shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësish­t numrit të nxënësve. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtor­ë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania