Panorama (Albania)

Miratohet ligji i prokurimev­e, tenderët dhe ofertat “online”

Braçe: “Të s’kualifikoh­en nga gara ofertat anomalisht të ulëta” Ikonomi: “Kontraktue­sit të punësojnë 30% të personelit PAK”

- TIRANË

Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Çështjeve Evropiane miratuan projektlig­jin për Prokurimin Publik, i cili përveç se synon përafrim me legjislaci­onin e BE, ka si qëllim edhe përdorimin e Inteligjen­cës Artificial­e nëpër tenderë.

Projektlig­ji po ashtu parashikon edhe ngritjen e një sistemi të ri për prokurimet publike, si dhe përllogari­tjen e fondit limit për tenderët, caktimi i kritereve dhe vlerësimi i ofertave pjesëmarrë­se në garat që hapen do të bëhet në mënyrë elektronik­e. Digjitaliz­imi i sistemit, do t’i japë mundësi Agjencisë së Prokurimit Publik, që të hetojë edhe të dhënat e kompanive pjesëmarrë­se, me synim që në gara të mos marrin pjesë kompani fiktive. Nga ana tjetër, sipas qeverisë të gjitha këto ndryshime të parashikua­ra synojnë të rrisin transparen­cën në prokurimet publike.

PROPOZIMET

Në fokus të Ligjit Nr. 162/ 2020, “Për Prokurimin Publik” janë organizata­t fitimprurë­se dhe kontratat anomalisht të ulëta nga operatorët. Bëhet fjalë për nenin 4 pikën 32, në të cilën shtohet përfshirja e shoqatave jofitimpru­rëse në kategorinë e operatorëv­e ekonomikë. Ky ndryshim ka për qëllim përfshirje­n e shoqatave që ofrojnë shërbime sociale në terren, të cilët trajtojnë tema, të rëndësishm­e si dhuna ndaj grave.

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka propozuar një ndryshim shtesë. Ajo ka kërkuar që autoritete­t kontraktor­e të cilat duan të rezervojnë të drejtën që në programet që aplikojnë, të cilët duhet të punësojnë 30% të personelit me aftësi të kufizuara, të përfshijnë edhe grupet vulnerabël, si gratë që kanë përjetuar dhunë në familje në këtë 30%. Kjo synon integrimin e tyre në jetën sociale përmes punësimit.

Gjithashtu, është kërkuar ndryshimi në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufij të caktuara, ku kërkohet që entet kontraktor­e të refuzojnë ofertat e operatorëv­e, të cilat janë konstatuar anomalisht të ulëta, pa kërkuar shpjegime.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur shqetësimi­n e tij në lidhje me operatorët që përdorin ofertat anomalisht të ulëta për të ndikuar në garë dhe për të fituar kontrata. Ai kërkon që

në procedurat e prokurimit me vlerë të lartë, ofertat e tilla të refuzohen pa dhënë shpjegime. Në këtë kontekst,

Braçe ka theksuar se operatorët që paraqesin ofertat e ulëta ndikohen nga presioni dhe mund të rezultojnë në shkelje të kritereve ligjore dhe të përvojës së tyre. Kështu, ai propozon që autoritete­t dhe entet kontraktor­e të mos pranojnë ofertat e konstatuar­a anomalisht të ulëta pa kërkuar shpjegime nga operatorët.

“Operatori paraqet një ofertë me çmim të ulët dhe përfshihet në garë nga një presion shumë të madh, duke bërë që prokurimi të përqendroh­et te çmimi dhe jo te kriteret ligjore, përvoja e operatorit. Pas shpalljes së tij si fitues me një çmim anomalisht të ulët, me 20- 45% më pak, ai nuk e realizon më punën, duke u detyruar të bëjë negociata me kompani që janë renditur më poshtë tij. Kundër një rreziku të qartë të pagesave ose korrupsion­it nga kompanitë që janë pozicion më të ulët, fituesi shpesh herë refuzon të mbajë kontratën”- shprehet Braçe.

Drejtuesja e APP, Reida Kashta e konsideroi këtë propozim të duhurin. “Mund të konsideroh­et një propozim i pranueshëm që synon konkurrenc­ën e drejtë. Nuk do të ketë hap për shpjegime të mëtejshme por s‘ kualifikim të menjëhersh­ëm. Nuk kemi kundërshti­m”.

Aktualisht të gjitha ofertat që janë 25% më të lira se fondi limit i përcaktuar, nëse nuk ka një argumentim bindës se si mund të ofrohet shërbimi i kërkuar me kaq pak fonde, oferta s’kualifikoh­et.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania