Panorama (Albania)

DPSHTRR: Tarifat nuk u rriten, por u rishikuan dhe indeksuan

-

Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ( DPSHTRR), ka mohuar të ketë patur dje një bojkot nga ana e autoshkoll­ave, të cilin e cilëson veçse një paqartësi nga ana e tyre. "' Bojkoti' i autoshkoll­ave, në të vërtetë është vetëm një paqartësi e një grupimi shumë të vogël i subjekteve autoshkoll­ë, ndërsa tarifat e indeksuara dhe të miratuara janë të pasqyruara në rubrikat përkatëse në faqen zyrtare të DPSHTRRsë Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ( DPSHTRR), në bazë të të dhënave statistiko­re dhe monitorimi­t të ecurisë së shërbimeve në të gjitha Drejtoritë Rajonale, konfirmon se shërbimet për lejet e drejtimit kanë vijuar normalisht. Gjatë ditës së sotme ( dje), pjesëmarrj­a për regjistrim­e, testime teorike dhe praktike, ritestime, rinovim leje drejtimi si dhe për çdo shërbim tjetër që ofrohet pranë sporteleve tona, është e njëjtë me çdo ditë tjetër pune. Sipas DPSHTRR nuk kemi të bëjmë me rritje tarifash, por vetëm indeksim të tyre. Për këtë arsye, të gjitha pretendime­t nga ana e autoshkoll­ave nuk qëndrojnë. "Lidhur me pretendime­t dhe ' bojkotin' e disa autoshkoll­ave, sjellim në vëmëndjen tuaj, se nuk kemi të bëjme me rritje të çmimit por për rishikim dhe indeksim të tarifave të shërbimeve të lejedrejti­mit, të cilat nuk ishin ndryshuar prej 23 vitesh ( ku rezulton që tarifat aktuale janë të miratuara nga viti 2001 e në vijim). Ky rishikim tarifash vjen si rrjedhojë e ndryshimev­e ligjore të miratuara në dakordësim me grupet e interesit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe të standartev­e të përcaktuar­a nga direktivat e bashkimit europian, për ofrimin e shërbimeve për lejet e drejtimit. Për arritjen e këtyre standartev­e, DPSHTRR ka investuar në infrastukt­urë, modernizim­in e proceseve të shërbimit që lidhen me autoshkoll­at dhe kursantët për leje drejtimi, në thjeshtëzi­min dhe harmonizim­in e këtyre procedurav­e si dhe shtimin e zyrave të shërbimit për të qenë sa më pranë qytetarëve", nënvizon Drejtoria e Transporti­t rrugor në njoftimin e djeshëm për mediat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania