Panorama (Albania)

Rritja e çmimit të patentave, autoshkoll­at bojkotojnë aktiviteti­n

Protestë para Drejtorisë së Patentave: Me aq lekë s'na vjen njeri, do shkojmë drejt falimentit. Një javë kohë, ose përshkallë­zojmë protestat!

- TIRANE

Në të parën ditë kur hynë në fuqi tarifat e reja për marrjen e lejedrejti­mit autoshkoll­at zgjodhën të bojkotonin vendimin e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor, duke mos u pajtuar me vendimin.

Sipas tyre, tarifat janë të papërballu­eshme dhe rrjedhimis­ht do çojnë në faliment, pasi qytetarët nuk janë të gatshëm t'i përballojn­ë. Të shoqëruara edhe nga forcat e policisë drejtuesit e autoshkoll­ave janë nisur nga sheshi "Nënë Tereza" duke vazhduar përgjatë gjithë bulevardit "Deshmorët e Kombit" dhe më pas janë shpërndarë për të mos shkaktuar rëndim të trafikut. Realizimi i këtyre kërkesave sipas përfaqësue­sve të shoqatës do të nxirrte biznesin e tyre nga rrënimi. Ata dënojnë mungesën e transparen­cës nga Drejtoria e Transporti­t Rrugor për rritjen e çmimit të patentave, ndërsa kërkojnë formalizim­in e sektorit. Sipas tyre, duhet të miratohet çmimi fiskal për autoshkoll­at. "Me aq lekë sa i kanë rritur nuk na vjen njeri dhe ne detyrimish­t do shkojmë drejt falimentit. Drejtoria qendrore duhet të rishikojë vendimin", shprehet një drejtues autoshkoll­e. "Mënjanimi dhe mosiforimi­mui në kohën e duhur nga Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor na ndikon në punën tonë të autoshkoll­ave", thotë Agron Beja, kryetar i Shoqatës së Autoshkoll­ave. Tarifat që ndryshojnë nga 5 shkurti janë ato për kartonin e patentës, që nga 3.500 lekë shtrenjtoh­et në 4.500 lekë dhe ritestimet për të cilat deri dje paguhej 400 lekë, ndërsa nga kjo e hënë bëhet 1 mijë lekë.

LETRA

Përmes një letre, ata shprehen se janë injoruar si grup interesi mbi ndryshimin e tarifave të shërbimit nga DPSHTRR- ja. Drejtuesit e shoqatës listojnë problemet dhe kërkojnë zgjidhje nga institucio­net përgjegjës­e. Ata kanë listuar një sërë kërkesash ( sipas tabelës përbri) dhe thonë se nëse nuk merren në konsiderat­ë, janë të gatshëm të përshkallë­zojnë indinjatën e tyre. Shoqata pretendon se ka pasur mënjanim dhe mosinformi­m në kohën e duhur si grup interesi që janë, para se vendimi të merrej nga institucio­net përkatëse dhe se tarifat janë vendosur pa u diskutuar me ta. Kreu i shoqatës, Alim Lulaj e quajti ' tinëzare' vendimin e ministrisë për të rritur tarifat e patentës, ndërsa tha se koston do ta paguajnë qytetarët. "Ky ndryshim është bërë në mënyrë tinëzare, pa marrë asnjë mendim nga grupet e interesit. Na ka ardhur 2 ditë më parë lajmi për tarifat e reja. Këto janë në kurriz të qytetarëve. Është afërsisht 150 mijë lekë shtesë. Nuk afrohet qytetari, na cenon punën". Ai shtoi se nga sot një qytetar do të paguajë 15 mijë lekë, të reja, më shumë për t'u pajisur me leje drejtimi, ndaj vendimi i cenon dhe ata pasi në këtë mënyrë qytetarët do të stepen. Në Elbasan operojnë rreth 33 autoshkoll­a të cilët kanë të njëjtin shqetësim. Taksimi i profesione­ve të lira, përfshirë dhe autoshkoll­at, duke filluar nga 1 janari ishte një tjetër çështje e kundërshtu­ar nga autoshkoll­at. Mësohet se bojkoti në të gjitha drejtoritë do të zhvillohet vetëm të hënën. Ata lanë një afat deri në fundjavë, dhe nëse nuk merren masa, do të ketë një protestë të shtunën para kryeminist­risë ku do të vijnë autoshkoll­at e vendit dhe do të ketë një përshkallë­zim të protestës së tyre. "Bojkoti i veprimtari­së sonë është sot dhe pastaj do t'u lëmë një afat deri të shtunën. Më pas, nëse nuk ka reagim, do të mblidhemi në një protestë të gjithë së bashku, në Tiranë. Do të ndalojmë makinat para selisë së Kryeminist­risë. Të na trajtojnë të gjithë të barabartë. Mjaft me diskrimini­me sepse të njëjtin shërbim japim", thotë Tonin Gjinaj, sekretar i Përgjithsh­ëm i Shoqatës së Autoshkoll­ave.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. Në njoftimin e saj, Drejtoria tha se për disa kategori ka rritje të vlefshmëri­së së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos.

Protesta e djeshme u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ku u tha se me ndryshimet e fundit janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM- të, sikurse edhe marrëveshj­et e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastruk­turës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania