Panorama (Albania)

KERKESAT E AUTOSHKOLL­AVE

-

- Mënjanimi dhe mos informimi në kohën e duhur si grup interesi mbi ndryshimin e tarifave të shërbimit nga DPSHTRR- ja, veprime të cilat në mënyre indirekte ndikojnë në punën tonë të autoshkoll­ave dhe të kandidatëv­e për drejtues mjeti.

- Zvarritjet nga ana e administra­tës shtetërore të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Shëndetësi­së për nxjerrjen e udhëzimit, ku trajtimi për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti t'i rikthehet autoshkoll­ave sipas përcaktimi­t të Kodit Rrugor të miratuar nga parlamenti shqiptar‚ i cili ka hyrë në fuqi prej datës 22.04.2023 ( edhe pse është miratuar prej 9 muajsh, ende nuk gjen zbatim). Ky program i ndihmës së shpejtë i kryer në një institucio­n tjetër, u merr shumë kohë qytetarëve dhe me një pagese ekstra më shumë se niveli i përcaktuar ne udhëzimet e mëparshme.

- Formalizim­i i aktiviteti­t të autoshkoll­ave në bashkëpuni­m me të gjithë institucio­net përkatëse, për përcaktimi­n e një kostoje minimale teknike për çdo kategori të lejeve të drejtimit, ku miratimi i tyre referuar programit mësimor dhe udhëzimet mbi to, do ta vendoste këtë aktivitet në kushte të barabarta të një konkurrenc­e të ndershme dhe ligjore, duke larguar fiktivitet­in dhe evazionin fiskal në këtë sektor.

- Me gjithë kërkesat e herëpasher­shme nga ana jonë si grup interesi për zbatimin e VKM Nr. 153 dhe Udhëzimit Nr .9 datë 14.04.2022 të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, ku në nenin 11 përcaktohe­t që kandidatët për leje drejtimi të kryejnë pagesat për shërbimin e marrë nga autoshkoll­at në një bankë të nivelit të dytë, gjë e cila sipas këtij udhëzimi, po dhe nga grupi i interesit, do të largonte abuzimet e autoshkoll­ave jo serioze që kryejnë këtë aktivitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania