Panorama (Albania)

Punë pas plotësimit të moshës për pension, masa e përfitimit dhe kushtet

I siguruari merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vijon të paguajë kontribute

- TIRANE

Disa nga halli e të tjerë për ego profesiona­le, mijëra persona çdo vit zgjedhin të vijojnë punën, ndonëse kanë plotësuar moshën dhe gëzojnë vitet e punës për t'u trajtuar me pension të plotë pleqërie.

Kështu, ata vijojnë të derdhin kontribute që shkojnë në arkën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili vendos t'i shpërblejë ata në momentin që ndërpresin marrëdhëni­et e punës duke iu dhënë një shtesë në masën 0.5 për qind të masës së pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vijon të paguajë kontribute.

MBESHTETJA LIGJORE

Neni 33 i ligjit për sigurimet shoqërore iu njeh çdo vit pune duke ua baraz peshuar me 6% në vit mbi vlerën mujore që iu takon të përfitojnë. "I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie sipas nenit 92 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni

që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s", përcaktohe­t në ligj.

KUSHTET

Që të përfitohet shtesa, ka disa kushte. Ligji kërkon që ata të heqin dorë nga pensioni në momentin që mbushin moshën dhe të trajtohen vetëm me pagë. Shpërblimi vjen më vonë. Një tjetër bonus janë rritjet dhe indek

simet e përvitshme, nga të cilat, pensionist­ët që punojnë, nuk penalizohe­n. Rritja reflektohe­t në masën finale të përfitimit mujor, kurdo që ata vendosin të ndërpresin kontratën e punës. Ato që nuk njihen për efekt pensioni janë kontribute­t e derdhura pasi është mbushur mosha e daljes në pension. Vlen të theksohet se rritja nuk aplikohet vetëm

në ato raste kur pensionist­ët zgjedhin që në të njëjtën kohë të marrin edhe pagën, edhe pensionin. Ndërkohë që në asnjë rast ata nuk janë të zhveshur nga detyrimi për të derdhur kontribute­t si çdo i punësuar tjetër.

LLOGARITJA

Këtë vit, mosha e daljes në pension për burrat është 65 vjeç, ndërsa për gratë 61 vjeç e 6 muaj. Por nëse do të ketë nga

ata, të cilët nuk do të dorëzojnë librezën e punës në ISSH duke zgjatur kontratën e punës, atëherë përfitimi do të jetë më i lartë. Për ta bërë më të thjeshtë, një mësues që del këtë vit në pension, nëse nuk do të shkëpusë kontratën e punës për të paktën tri vite të tjera, në fund të kësaj periudhe përfiton 18% shtesë mbi masën e pensionit. Kjo sepse çdo vit masa e përfitim

it që i është caktuar mbi bazën e viteve kontribute­ve do të rritet me 6 për qind. Ose një ekonomiste e cila vendosë të dalë në pension në moshën 66- vjeçare, pra që do të punojë edhe 5 vite të tjera, atëherë shtesa që do të marrë do të jetë 30 për qind mbi masën e pensionit. Llogaria është e thjeshtë. Sa më shumë vite pune mbi moshën e daljes në pension, aq më i lartë përfitimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania