Panorama (Albania)

Linjë nënujore deri në Egjipt, Rama: Gur kilometrik në rrugën drejt Shqipërisë 2030

-

Marrëveshj­a e rëndësishm­e me kompaninë "4ig" për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit u nënshkrua dje në Tiranë. Në një konferencë për shtyp, kryeminist­ri Edi Rama falënderoi gjithë skuadrën e kompanisë prestigjio­ze për këtë projekt madhështor, i cili sipas tij, e çon akoma më përpara vendin tonë në fushën e inovacioni­t. "Kompania që në Shqipëri zotëron kompaninë ' One' dhe që sot vjen si një partner i qeverisë shqiptare për të ndërtuar këtë lidhje të parë ndërkontin­entale të Shqipërisë që do kthehet në një pikë kyçe për transporti­n e shpejtë dhe të sigurt të të dhënave përmes një fibre optike lidhëse midis Egjiptit dhe Shqipërisë, duke i dhënë mundësi vendit tonë për një akses në këtë rrugë të re të Mesdheut për një sërë vendesh të Evropës Qendrore", - deklaroi Rama. Të pranishëm në këtë event ishin edhe ministrja e Infrastruk­turës e Energjisë, Belinda Balluku, si dhe CEO i kompanisë "4ig" Peter Fekete.

Kreu i qeverisë përpos falënderim­eve, u shpreh optimist dhe për punën që skuadra shqiptare do bëjë për ta zbatuar këtë projekt. "Mendoj se nga njëra anë është projekt i mirëseardh­ur sepse rrit masën e mozaikut të projekteve për ta transformu­ar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacioni­n, por nga ana tjetër, është i rëndësishë­m për besimin e sipërmarrj­es në tërësi. Një besim që rritet vit pas viti dhe gjen shprehje në këtë rast përmes kompanisë 4 ig, që zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt shumë ambicioz. Në pamje të parë, projekti nuk ka shifra marramendë­se, por në thelbin e vet është marramendë­s për nga impakti dhe vlera që do krijojë. Duke i falënderua­r dhe njëherë vendimmarr­ësit dhe skuadrën e kompanisë si dhe duke pasur besim të plotë se pala jonë do jetë në lartësinë e duhur të zbatimit të projektit për vënien në funksion të kësaj autostrade, shënon një gur kilometrik në rrugën tonë drejt Shqipërisë 2030", - theksoi Edi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania