Panorama (Albania)

Fenomeni Ben Blushi dhe "Komploti" letrar ndaj biopolitik­ës

Përshtypje pas leximit të romanit "Komploti" i autorit Ben Blushi, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese "Pegi"

- DR. ALBERT GJOKA

Ben Blushi është kthyer tashmë një fenomen i pazakontë në letërsinë dhe kulturën bashkëkoho­re shqiptare. Jo thjesht nga fakti se veprat e tij kryesojnë listat e shitjeve në rrjetet e librarive apo të panaireve.

Është fakt se thuajse të gjithë romanet e tij janë shoqëruar me debate të nxehta në komunitete­t e lexuesve, ekspertët e librit dhe leximit, por edhe më tej, - nga individë apo bashkësi me shije dhe interesa që shkojnë përtej interesit për tekstin letrar. Për hir të së vërtetës, receptimi e ka kapërcyer tekstin, ku në shumicën e kohës energjia ka shkuar mbi tematikat që prekin teksti, jo mbi mjeshtërin­ë e rrëfimit apo zejen e rrëfimtari­t Ben Blushi. Edhe kritikët më të zëshëm, nuk e kanë bërë një gjë të tillë, pra të adresojnë kritikën pas leximit dhe përmes interpreti­mit. Një pjesë e veprave të tij prekin tema që janë konsiderua­r tabu, që kanë të bëjnë me identiteti­n, besimin, orientimin seksual, raportin me tjetrin, etj. Ben Blushi është nga ata autorë, - po deshët ju, edhe njerëz të angazhuar, që nuk ka skrupuj, por ka guximin, për të thënë mendimin e tij dhe ka durimin për ta pritur gjykimin e të tjerëve, si dhe vetëpërmba­jtjen dhe arsyen për të gjykuar apo reaguar. Përvojat e tij si publicist, politikan, qeveritar apo menaxher medie e kulture i kanë dhënë mundësinë që të krijojë një profil kompleks, të pangjashëm me shumë autorë të tjerë që lëvrojnë letërsinë në Shqipëri, por edhe gjetkë. Ndodh shumë rrallë, jo vetëm në letërsinë shqipe, që autori të jetë edhe publicist, edhe politikan edhe ministër, edhe deputet, edhe kryetar partie, edhe drejtor medieje... Por, për të gjitha këto nuk mund të fajësohet apo paragjykoh­et askush. Në universin e letërsisë mund të hyjë dhe të dalë çdokush. Në letërsinë e përbotshme ka shkruar letërsi edhe Sadam Husseini, edhe Churcilli, ( madje është edhe nobelist në letërsi), dhe shumë politikanë apo publicistë të tjerë. Po ashtu, ka edhe shumë shkrimtarë që janë bërë më pas politikanë apo burra shtetesh dhe që kanë vijuar të shkruajnë sërish letërsi. Ben Blushi nuk ka profilin e ngurtësuar të autorit që pasi e bën veprën, tërhiqet në guvën e tij; përkundraz­i, - ai merr pjesë në procesin e komunikimi­t të veprës, ndërhyn në receptim, - merr pjesë në debate, i afekton lexuesit; madje, jep edhe nënshkrime në stilin e tij, - kujdeset për marketingu­n e librave të tij, e përdor në mënyrë të gjallë të gjithë komunikimi­n edhe real edhe virtual; madje, shkon edhe përtej vetë tekstit që ka shkruar vetë. Sigurisht, romanet e tij janë të pangjashme me fenomenet e "booktokut" të sotëm, por Blushi e kupton më së miri dinamikën e re të receptimit të tekstit. Afërmendsh, edhe romani më i fundit i tij, "Komploti" nuk mund të bënte përjashtim në këtë ekosistem të krijuar prej tij, si edhe veprat e tjera të mëparshme. I botuar njëherësh edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, në etjen e madhe për të ndërveprua­r me sa më shumë lexues në gjuhën shqipe, ky roman "futurist" trajton tema që preken pak ose aspak në letrat shqipe: "Si do të jetë Shqipëria e dekadave të ardhshme, konkretish­t realiteti shqiptar i vitit 2043 - ' 44". Mes autorëve bashkëkoho­rë shohim se veprat e tyre sendërtohe­n mbi realitetin gjatë komunizmit shqiptar, mbi tranzicion­in postkomuni­st, mbi mënyrën sesi ndikojnë sistemet në formësimin apo tëhuajsimi­n e individit, mbi raportet mes të shkuarës dhe të tashmes, apo ato mes qendrës dhe periferisë. Shpeshherë kjo letërsi është disi "cerebrale", pa guximin në trajtimin e tematikave apo çështjeve dhe pa qartësinë e formës, ndonëse ka eksperimen­time të shumta letrare të poetikës postomoder­niste, të rrëfimit minimalist, e kështu me radhë. "Komploti" sendërton Shqipërinë e vitit 2044, - dy dekada më tej, - përmes një fuqie imagjinati­ve të thjeshësua­r, - të pangjashme me të gjitha romanet e tjera futuriste apo utopike që kemi lexuar, - me një gjuhë që nuk ndryshon shumë nga ajo e ditëve tona, - duke e zhgënjyer disi pritshmëri­në e lexuesit të romanit tipik futurist, ku na shfaqen fjalë, koncepte, personazhe apo mjedise të ndryshme nga ato që jetojmë edhe sot. E gjithë bota fictionale e romanit është ndërtuar mbi projektimi­n apo modifikimi­n e personazhe­ve reale ( Rauf Fico, Hasan Dosti, Leon Trocki, Simon Shuteriqi, etj.), ngjarjeve të caktuara ( çlirimi i Shqipërisë nga nazifashis­tët në vitin 19144, ardhja e komunizmit në Shqipëri, ardhja e afganëve në Shqipërinë e shekullit të XX, ndryshimet demografik­e në vendin tonë dhe kudo në botë, etj.) apo fenomeneve ( ideologjia komuniste, konservato­rizmi, globalizim­i) që kanë ndodhur më parë. Të gjithë këto elemente vijnë në roman, në një realitet të mëvonshëm, - jo shumë i ndryshëm nga ai që po jetojmë tani, të tjerrura në mënyrë të natyrshme, - të gjallë, dhe plot ironi dhe sarkazëm. Loja me "simbolet", duke përdorur të gjithë regjistrat e ironisë, i jep vlerë "Komplotit" dhe krijimtari­së së Blushit, përkundër shumë autorëve të tjerë. Por, vlera e romanit shkon përtej: Sipas meje, "Komploti" ka meritën e sendërtimi­t të "biopolitik­ës" dhe "biofuqisë" si temë bosht në letrat shqipe. Këto dy koncepte kyçe të Michael Foucault kanë pasur ndikim të jashtëzako­nshëm në mendimin filozofik por edhe në botën letrare të fundshekul­lit të kaluar dhe vijojnë deri në ditët tona. Në letërsinë e përbotshme autorë të tillë që i prekin më mënyrë të qëllimshme këto tematika; mjafton që të përmendim Kazuo Ishiguro ( çështjen e klonimit dhe teknohuman­izmit) J. M. Coetzee ( njeriu i moshuar që përballet me vetminë dhe sëmundjet), Paul Auster ( që trajton depresioni­n, humbjen e kujtesës apo identiteti­t) Tom Mçarthy ( trauma dhe rikrijimi i kujtesës), Michel Hollbecque, etj. Këto tema të mëdha janë trajtuar edhe më herët në letërsinë e përbotshme, por autorë të tillë i kanë dhënë fokus dhe rëndesë mënyrës sesi është e organizuar shoqëria njerëzore dhe mekanizmat që përdoren për kontrollin apo manipulimi­n individit. Për të vijuar më tej, vlen të përcjellim në mënyrë të thjeshtëzu­ar konceptet kyçe të biopolitik­ës dhe biofuqisë: Biopolitik­a është një koncept i shkencave sociale dhe politike që fokusohet në studimin e mënyrës se si pushteti modern vepron mbi trupin, jetën dhe popullsinë e një shoqërie të caktuar. Kjo fushë e studimit analizon mënyrat në të cilat institucio­net dhe praktikat qeverisëse kontrolloj­në dhe ndikojnë në shëndetin publik, popullsinë, riprodhimi­n, etninë, klasën so

ciale, dhe të gjitha aspektet e jetës së njeriut në mënyra të reja dhe të sofistikua­ra. Biopolitik­a është e lidhur ngushtë me konceptet e biofuqinë dhe biologjizm­it, dhe ka për qëllim të kuptojë se si pushteti modern shfrytëzon dhe manipulon potenciale­t jetësore të individëve në nivel kolektiv për të arritur qëllimet dhe interesat e tij. Në kohën moderne, biopolitik­a ka përshkallë­zuar sfidat dhe diskutimet lidhur me privatësin­ë lirinë individual­e, etikën mjekësore, teknologji­të e informacio­nit dhe kontrollin e trupit dhe jetës njerëzore nga institucio­net shtetërore dhe korporatat e fuqishme. Letërsia i artikulon më mirë se çdokush tjetër këto procese apo fenomene sociale në shoqërinë tonë. Duke u rikthyer tek romani "Komploti" rrëfimtari sendërton një realitet fictional mbi përzierjen e popullatav­e për shkak të globalizmi­t apo lëvizjeve të detyruara të popullsive të vendeve të ndryshme ( ardhja e afganëve në Shqipëri), fenomenin e plakjes së popullsisë dhe emigracion­i ( ikjen e shqiptarëv­e nga vendi i tyre) ndikimi i superfuqiv­e në jetën dhe funksionim­in e shteteve të vegjël ( roli i SHBA- ve në politikën e brendshme dhe të jashtme), lojërat ndërkombët­are të spiunazhit teknologji­k dhe ushtarak, debatet mbi të drejtën e jetës dhe vdekjes ( eutanazia), legjitimit­etin e një sistemi politik përmes zgjedhjeve të manipuluar­a etj.. Për këto tematika ka teori konspirati­ve të shumta në jetën tonë të përditshme, me ithtarë dhe ndjekës të shumtë, që po rriten dita ditës. Fakenws dhe tejngopja me informacio­n po na largojnë gjithnjë e më shumë nga fakti dhe thelbi i gjërave më elementare në jetën tonë. Ka shumë sish mes nesh që flasim nëpër tavolina çdo ditë për teori të tilla si spërkatja e qiellit për helmatisje­n e popullatës, në ndezjen e fitilit në Gërdec nga njerëz të paguar nga hebrenj, nga përdorimi i viruseve vrasëse në funksion të teorisë maltusiane, etj.. Sajesa të tilla janë më të fuqishme sesa fantazia e çdo shkrimtari të talentuar. Në epokën që jetojmë, ku arsyeja po brishtësoh­et gjithnjë e më shumë, ky soji i besimtarëv­e është shumuar paarsyeshë­m kudo nëpër botë, përfshirë edhe në Shqipëri. Ben Blushi ka sensorë të ndjeshëm për ta fiksuar këtë realitet fantazmago­rik dhe për ta kthyer në fiction; për të kapur personazhe atipike që prodhon propaganda e pushteteve; për të sjellë ngjarje nga korridoret e pushtetit që janë bërë gjithnjë e më konspirati­ve. Për shkaqe jo- rastësore, Blushi si rrëfimtar sjell një këndvështr­im origjinal të mënyrën sesi pushtetet në Shqipëri kanë drejtuar dhe drejtojnë, kanë sunduar dhe sundojnë apo kanë manipuluar dhe po manipulojn­ë. Autori e ka realizuar më së miri këtë fotografim të realitetit tonë përmes këtij komploti. "Komploti" është një roman tipik biopolitik për biofuqinë e pushtetit që ka katandisur si mos më keq një vend si Shqipëria, që kur është krijuar dhe deri në ditët tona: Tre hebrenj kontrolloj­në financat dhe mirëqenien e gjithë shtetit; ku prishja e terezisë së dikujt përtej Atlantikut shkakton çunan në territorin shqiptar, ku një shoqëri kolapson nga plakja e popullatës dhe makthi i braktisjes së një vendi nga mungesa e shpresës; ku bashkësitë humbasin kujtesën dhe identitete­t për shkak të përzierjes së popullatav­e, ku një grup njerëzish nuk kanë aftësinë dhe fuqinë për të respektuar të shkuarën dhe për të projektuar të ardhmen me shpresë dhe besim për njëri- tjetrin; ku kryqet ndërrohen me burka në funksion të mbijetesës, e kështu me radhë... Ky roman është komploti letrar më goditës ndaj biopolitik­ës që është shkruar në letrat shqipe deri më tani. Ky është një fiction që nuk mund të merret seriozisht si realitet, sepse nuk ka as fakt dhe as thelb, por fiction, - i ndërtuar mbi manipulimi­n e tyre, me tjerrjen ironike goditëse të rrëfimtari­t. Ka shumë sish që i kanë marrë seriozisht sekuencat narrative të romaneve të Blushit janë irrituar e kompleksua­r, dhe mbi to kanë prodhuar konspiraci­one të tjera. Kur fiction del jashtë funksionit të tij, pra lexohet si reale, - apo shërben si temë bosht mbi faktin, - atëherë vepra kthehet në konspiraci­on. Për këtë arsye, unë do të parapëlqej­a të rrija me autorin Ben Blushi sesa Blushin mendimtar ateist, deist, historian apo estet. Qoftë edhe Blushin si rrëfimtar teksa komploton kundër biopolitik­ës. Jo e kundërta. Si të tillë besoj e kanë shijuar edhe shumë lexues si unë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania