Panorama (Albania)

Pse durrsakët e kanë të vështirë të vizitojnë monumentet e lagjes historike

Rruga "Anastas Durrsaku", e asfaltuar disa vite më parë, nis pranë Torrës Veneciane dhe përfundon në Kodër Vilë

- TIRANE

Fillimisht këmbësorët i shoqërojnë muret bizantine, të ndërtuara në shekullin e 5- të nga perandori nga Durrësi "Anastasi i Parë", emrin e të cilit ka marrë rruga.

"Vila mbi kodër" që nga viti 1997, kur u rrënua masivisht ka mbetur e mbyllur dhe askush nuk mund të ngjitet brenda saj. Nga jashtë, ajo vazhdon të ketë murin e hershëm të viteve 1930, kur u ngrit në kuotën 98 metra mbi nivelin e detit. Vitin e kaluar Instituti i Ndërtimit në bashkëpuni­m me Ambasadën Italiane provuan të ndriçojnë fasadën dhe mjediset e brendshme, jo pak të dëmtuara. Pamja e monumentit nga qyteti ishte mjaft e bukur dhe interesimi i qytetarëve për Vilën për të u rrit.

Më tej, sa më shumë ngjitesh, peizazhi në krahun e majtë ndryshon dhe merr ngjyrën e kaltër të detit. "Për fat të keq lëvizin kryesisht automjete - tha për BIRN Jonuz Vrapi, i cili banon prej kohësh në lagjen e re me pallate, që janë ngritur mbi kodër. "Baret dhe restorante­t këtu janë të pakët në numër," shton Jonuzi. "Njëlloj mungojnë edhe supermarke­tet," ankohet mesoburri, sipas të cilit turistët dhe vizitorët nuk janë të shumtë, pasi i gjithë terreni është organizuar keq. Në të gjithë territorin e kodrës numërohen të paktën 56 monumente, që i përkasin periudhave të ndryshme, nga antikiteti i vonë e deri në mesin e shekullit të njëzet. Që në shikimin e parë vizitori kupton se mungojnë tabelat orientuese drejt Farit ndriçues të anijeve; tabela me të dhëna për Vilën mbi kodër si dhe ajo e Kullës Anzhuine, e njohur tashmë për qytetarët si "Kulla Belvedere". "Mungon dëshira nga institucio­net vendore, por edhe mangësitë e punës së grupit për menaxhimin e integruar në amfiteatër," tha për BIRN arkeologu Eduard Shehi. Shehi shton se hapja e shtigjeve për kalimtarët, që mund të nisen nga Amfiteatri e lehtëson mbërritjen në pak minuta të paktën në dy kulla 8- këndore, përveç kullës "Belvedere" nga e cila mund të vëzhgohet i gjithë qyteti. Këto kulla mund të bëhen të vizitueshm­e nga turistët, pasi kanë mjaft elemente arkeologji­kë dhe një histori tepër interesant­e. Në librin "Topografia e Durrësit mesjetar", prof as. dr. Eduard Shehi shkruan se Kulla Anzhuine ka një formë rrethore, me lartësi të ruajtur deri në 10,4 metra. Për një periudhë të gjatë ajo ishte e mbuluar me çati dhe shërbente si depozitë baruti. Aktualisht turistët mund ta shfrytëzoj­në "Belvederen" vetëm si vendshikim­i për gjirin detar të Durrësit, por ata nuk mund ta vizitojnë atë nga brenda, ku sipas arkeologëv­e mund të rindërtohe­n 2- 3 katet e kullës, njëlloj si në mesjetë. "Në të njëjtën mënyrë bëhen të vizitueshm­e edhe dy kullat 8- këndore, që ndodhen në të njëjtën hapësirë," tha prof. as. dr. Eduard Shehi. Mjaftojnë 500 metra shëtitje të tjera për të mbërritur fillimisht në muret e vilës së mbretit Zog, e më pas në kullën e bardhë të Farit, atje ku ngjitesh në pikën më të lartë të kodrës së Durrësit. "Vila mbi kodër" që nga viti 1997, kur u rrënua masivisht ka mbetur e mbyllur dhe askush nuk mund të ngjitet brenda saj. Nga jashtë, ajo vazhdon të ketë murin e hershëm të viteve 1930, kur u ngrit në kuotën 98 metra mbi nivelin e detit. Vitin e kaluar Instituti i Ndërtimit në bashkëpuni­m me Ambasadën Italiane provuan të ndriçojnë fasadën dhe mjediset e brendshme, jo pak të dëmtuara. Pamja e monumentit nga qyteti ishte mjaft e bukur dhe interesimi i qytetarëve për Vilën u rrit. Sidoqoftë, godina simbol mbi kodrën e Durrësit vazhdon të jetë e mbyllur dhe ende mungon një marrëveshj­e për të mundësuar vizitat në godinë dhe sheshet para saj. Ndërsa gjatë ditës pallatet e larta në shëtitore pengojnë pamjen e Vilës dhe të Farit, flakërimat e këtij të fundit në mbrëmje duken nga anijet në det më shumë se sa 10 milje larg. "Drita e Farit me sinjalisti­kën e tij shihet vetëm në krahun e detit në 180 gradë," tha për BIRN kapiteni i rangut të parë, Artur Meçollari, duke sqaruar më tej se kulla e Farit, "me themele të hedhura që në fillim të shekullit të kaluar, ka marrë formën e sotme me lartësi 14 metra vetëm në vitin 1957". Për të mbërritur te Fari mbi kodër nuk është e lehtë. Rrëpira është e mbushur me banesa të shumta dhe vetëm kohët e fundit mes tyre forcat e ushtrisë kanë shtruar një rrugë me çakull, që të ngjit deri lart. Kapiten Meçollari thotë se vizitorët mund të ngjiten në kullën me shkallë të brendshme, vetëm pas një marrëveshj­e me Komandën e Forcave detare. Përndryshe ata mund ti afrohen asaj, duke shfrytëzua­r rrugën në mes të lagjes. "E gjithë territori i Kodrës deri në fund të viteve 1980 ishte e mbushur me kazerma ushtarake dhe shëtitja mbi të ishte thuajse e pamundur," i kthehet bisedës Jonuzi. Sidoqoftë, atje ku ngrihet sot kisha e Shën Gjergjit, tamam në atë periudhë u ngrit Parku Rinia. "Ishte një mënyrë argëtimi, me një lulishte - mezeri, ku tregtohesh­in edhe pije të ndryshme," kujton Jonuzi. "Të vjen keq, pasi tani janë kushtet që kodra e Vilës dhe monumentet e saj të kthehen në një park turistik për vendasit dhe të huajt," përfundon bisedën ai./ BIRN

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania